Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli27 pyetje

Lista verifikimi - Burimet Ujore

Pyetjet e inspektimit lidhur me lejet, autorizimet dhe kushtet e përdorimit të burimeve ujore sipas ligjeve të referuara në dokument.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit

Pyetje të përgjithshme

1. A ka leje apo autorizim përkatëse në zonat e mbrojtjes higjieno-sanitare për kryerjen e veprimtarisë?

2. A ka leje apo autorizim për injektimin e ndotësve në ujërat nëntokësore?

3. A kryen shkarkime në ujëra, tokë, nëntokë apo gropa sipas kërkesave të përcaktuara nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore,?

4. A kryhet veprimtaria sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në planet e menaxhimit të riskut nga përmbytjet apo në grupin e planeve të menaxhimit të koordinuara në nivelin e rajonit të basenit lumor?

5. A zbatohet sasia e prurjes minimale ekologjike për çdo trup ujor natyror?

6. A është i pajisur me leje përdorimi të burimeve ujore, nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore?

7. A është i pajisur me leje përdorimi të burimeve ujore, nga Këshilli i Basenit Lumor?

8. A është i pajisur me leje përdorimi të burimeve ujore, nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit?

9. A është i pajisur me autorizim përdorimi të burimeve ujore, nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore?

10. A është i pajisur me autorizim përdorimi të burimeve ujore, nga Këshilli i Basenit Lumor?

11. A është i pajisur me autorizim përdorimi të burimeve ujore, nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit?

12. A është i pajisur me autorizim nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit për ndërtimin e strukturave ankoruese dhe portuale në vijën bregdetare, veprat e mbrojtjes bregdetare dhe ishujt artificialë në det?

13. A është i pajisur me autorizim përdorimi të burimeve ujore, nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore për kërkimet, studimet dhe eksplorimet në ujërat sipërfaqësore e nëntokësore?

14. A shrytëzohen materiale inerte si rërë, zhavorr, që nxirren nga shtretërit e lumenjve, përrenjve, liqeneve me ose pa ujë, me leje administrative që lëshojnë organet e menaxhimit të burimeve ujore?

15. Nuk kryhen shpimet dhe ndërhyrjet në zonat e burimeve ujore natyrore kurative, minerale, termo-minerale dhe gjeotermale, si dhe pompime direkt nga burimi ujor kurativ, minerale, termo-mineral dhe gjeotermal?

16. A Shfrytëzohen burimet natyrore të ujërave kurative, minerale, termominerale dhe gjeotermale me lejen e organeve të menaxhimit të burimeve ujore?

17. A respektohen kushtet e përgjithshme të lejes apo autorizimit për përdorim të burimeve ujore?

18. A respektohen kushtet e përgjithshme të lejes apo autorizimit për përdorimin e burimit ujor, sipas specifikimeve të bëra nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore?

19. A ka paraqitur subjekti projektin teknik dhe hidrogjeologjik për shpimin, të hartuar nga subjekte juridike të licencuara, si dhe është pajisur shpuesi më parë me autorizim për shpim nga organet e menaxhimit të burimeve ujore?

20. A është paraqitur në afat relacioni apo raporti hidrogjeologjik pas shpimit të hartuar nga shpuesi profesionist Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore?

21. A është pajisur me leje nga organet e menaxhimit të burimeve ujore për ripërdorimin e ujërave të ndotura?

22. A është pajisur me autorizim për shkarkimin e ujërave të ndotura industriale në mjedis?

23. A ka autorizim ose leje përkatëse subjekti lidhur me depozitimin e materialeve dhe substancave, si dhe ndërtimin e objekteve të reja në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, ndërtimin, rindërtimin ose shembjen e objekteve të mbrojtjes së brigjeve apo veprave të tjera në brigje, si dhe veprimtaritë e ndaluara në brigje dhe plazhe?

24. A ka autorizim ose leje përkatëse lidhur me ndërtimin e veprave dhe objekteve për shfrytëzimin e burimeve ujore dhe parandalimin e veprimeve të dëmshme të ujit, që bëhen për shërbime publike?

25. A janë njoftuar organet e administrimit apo menaxhimit të burimeve ujore për përfundimin e veprës apo objektit brenda afatit ligjor?

26. A kryet trajtimi parësor i shkarkimeve të lëngëta nga veprimtaritë që shkarkojnë ujëra të ndotura?

27. Nuk kryen shkarkime të pakontrolluara të ujërave të ndotura, kur nuk ka sisteme kanalizimesh brenda territorit të veprimtarisë, kur nuk ka sisteme të tilla nga veprimtaria deri në kolektor ose kur këto sisteme nuk funksionojnë?

0 / 27 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen