Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli32 pyetje

Listë Verifikimi për plotësimin e kërkesave ligjore e teknike për sigurinë në punët me lëndë plasëse

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera

1. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME TË SUBJEKTIT

1. A është regjistruar subjekti në AKSEM?

2. A është bërë njoftimi në AKSEM për fillim apo ndërprerje (përfundim) kontrate me operator ekonomik?

3. A është bërë kontrolli periodik shëndetësor?

Pyetje të përgjithshme

4. A është bërë dorëzimi i informacionit për zhvillimin e veprimtarisë me lëndë plasëse sipas aneksit 2, të VKM nr. 258 datë 27.4.2023?

5. A ka subjekti një rregullore të brendshme të miratuar në zbatim të rregullores së L.P?

6. A është brenda afateve vlefshmëria e autorizimit për përdorim civil të L.P?

7. A janë marr të gjitha masat e sigurisë gjatë procesit të minimit dhe a janë kryer operacionet e punës në përputhe me këto masa?

8. A i është siguruar inspektorit dokumentacioni i kërkuar dhe informacioni i nevojshëm nga subjekti?

9. A është bërë njoftimi në AKSEM i kontratës për kryerjen e punëve me lëndë plasëse në operatorin ekonomik?

10. A është bërë njoftimi dhe miratimi i projektit për kryerjen e punëve me lëndë plasëse, në zbatim të projektit të miratuar për objektin ku do të kryhet veprimtaria e licencuar/lejuar nga institucionet përkatëse?

11. A ka Autorizim që subjekti disponon magazinë të miratuar të lëndëve plasëse ose kontratë me një subjekt që ka magazinë të lëndëve plasëse, të miratuar?

12. A është bërë njoftimi drejtuar organeve të pushtetit vendor për sipërfaqen e zonës së rrezikshme ku do të kryhet veprimtaria me lëndë plasëse?

13. A ka dokumentacion për disponimin e pajisjeve të certifikuara të kontrollit teknik dhe shpërthimit të ngarkesave me lëndë plasëse, si dhe pajisjet e certifikuara për matjet e gazeve?

14. A ka kontratë për sigurimin e jetës nga aksidentet në punë për punonjësit e angazhuar në punët me lëndë plasëse?

15. A zbatohen kërkesat ligjore të personelit të drejtimit të punëve me lende plasëse?

16. A zbatohen kërkesat ligjore të punonjësve që kanë të drejtë të punojnë me lende plasëse?

17. A zbatohen rregullat kryesore mbi kryerjen e punëve me lëndë plasëse?

18. A zbatohen kërkesat ligjore të kontrollit dhe masat pas shpërthimit të minave?

19. A zbatohen kërkesat ligjore të dokumentacionit e administrimit dhe përdorimit të lëndëve plasëse?

20. A zbatohet kërkesat ligjore për sinjalizimin në kufijtë e zonës se shpërthimit?

21. A zbatohen kërkesat ligjore të posaçme për përdorimin e L.P në minierat e rrezikshme nga plasja e gazeve dhe pluhurave apo gjatë shpërthimeve masive?

22. A zbatohen kërkesat ligjore të dokumentacionit të veçantë që mbahet për çdo shpërthim masiv sipas rregullores?

23. A ka personi kompetent përgjegjës për zhvillimin e punimeve e drejtimin teknik të veprimtarisë, leje profesionale dhe certifikim sipas kategorisë së punimeve që do të realizohen?

24. A është bërë instruktimi teknik i punonjësve?

25. A zbatohen kërkesat ligjore të pajisjeve dhe mjeteve mbrojtëse individuale ?

26. A zbatohen kërkesat ligjore të ndihmës së parë mjekësore?

27. A zbatohen kërkesat ligjore të urdhrave dhe udhëzimeve teknike të punës?

28. A janë të pajisur punonjësit me lejet të ushtrimit të profesionit?

29. A zbatohen parametrat teknik të projektit?

30. A zbatohen kërkesat ligjore të mjeteve të shpimit të birave dhe të gërmimit?

31. A zbatohen kërkesat ligjore të ajrimit ne atmosferën e punimeve nëntokësore?

32. A zbatohen kërkesat ligjore të ajrimit të punimeve nëntokësore me prezencë gazi e pluhuri?

0 / 32 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen