Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Transparenca ka zërin tënd
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli8 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE ELEKTRIKE

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut

Pyetje të përgjithshme

1. A është i vendosur markimi CE mbi pajisje?

2. A është vendosur markimi CE i konformitetit në çdo produkt në atë mënyrë që të jetë i dukshëm, lehtësisht i lexueshëm dhe i paheqshëm?

3. A disponon subjekti Deklaratë Konformiteti për produktet me të gjithë elementët?

4. A shfaqen, në produkt, etiketa, marka, simbole apo shkrime që çorientojnë përdoruesin e fundit lidhur me konsumin e energjisë?

5. A është produkti i shoqëruar nga udhëzimet për përdorim/mirëmbajtje si dhe informacioni për sigurinë në gjuhën shqipe?

6. A ka vendosur importuesi në produkt emrin e tij, emrin tregtar ose markën tregtare të regjistruar dhe adresën ku mund të kontaktohet?

7. A ka siguruar furnizuesi, shitësi me pakicë që çdo publicitet për një model të veçantë të produktit përmban klasat e eficencës së energjisë në se publiciteti përmban informacion të lidhur me energjinë ose çmimin?

8. A ka siguruar furnizuesi, shitësi me pakicë që çdo publicitet për një model të veçantë të një produkti përmban klasën e eficencës së atij modeli kur përshkruan parametrat teknikë të veçantë të tij?

0 / 8 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen