Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Transparenca ka zërin tënd
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli23 pyetje

Listë verifikimi për depozitat e subjekteve të tregtimit me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (DIPNP)

Në lidhje me dokumentacionin ligjor dhe respektimin e normave e kushteve teknike në instalimet teknologjike.

1. A është subjekti person juridik i themeluar në formën e shoqërisë aksionare dhe a ka si objekt të veprimtarisë fushën për të cilën po inspektohet?

2. A ka subjekti vërtetim pronësie ose kontratë qiraje për instalimin? Për rastet me kontratë qiraje, të përshkruhet e detajuar sipas kërkesave dhe afateve ligjore.

3. A ka subjekti projekt teknologjik, skemë teknologjike të miratuara sipas legjislacionit në fuqi?

4. A respektohen kushtet dhe normat teknike për instalimin/impiantin teknologjik:

5. A ka subjekti çertifikatën e kalibrimit të vëllimit të rezervuarëve dhe aparateve matëse nga DPM-ja ose organizmat e autorizuara për këtë qëllim?

6. A zotëron subjekti kapacitetin depozitues për zhvillimin e veprimtarisë?

7. A ka projekt të mbrojtjes ndaj zjarrit dhe plan veprimi në rast emergjencash? A është pajisur subjekti me Çertifikatë për sigurinë ndaj zjarrit?

8. A është i pajisur subjekti me leje mjedisore për zhvillimin e veprimtarisë sipas legjislacionit në fuqi për mjedisin ?

9. A kanë argjinature sigurie depozitat e nënprodukteve të naftës ?

10. A janë kryer matjet periodike për tokëzimet dhe mbrojtjen atmosferike?

Pyetje të përgjithshme

Nr. Pyetje

Shënim: Komente

Nr. Pyetje

Shënim: Komente

Në lidhje me dokumentacionin ligjore dhe respektimin e normave e kushteve teknike në instalimet teknologjike.

11. A është pajisur subjekti me Vërtetim Teknik për respektimin e normave e kushteve teknike të instalimit?

12. A ka në pronësi apo me qira subjekti automjete për transportin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj, për secilin produkt që do tregtohet ?

13. A është pajisur subjekti me licencë tregtimi me shumicë për tregtim me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre ?

14. A shoqërohet çdo produkt me çertifikaten e cilësisë dhe mostër përfaqësuese të sekretuar ?

15. A janë pajisur punonjësit që shfrytëzojnë dhe mirëmbajnë pajisjet me deshmi aftësie?

16. A ka subjekti të punësuar Drejtues Teknik licencuar?

17. A ka shlyer subjekti të gjitha detyrimet financiare ndaj ISHTI?

IV.NË LIDHJE ME DETYRAT E MËPARSHME DHE KONSTATIMET

18. A janë marrë masat për përmirësimin e shkeljeve të mëparshme/a ka përsëritje /shkelje të reja?

IV.NË LIDHËRJE ME DETYRAT E MËPARSHME DHE KONSTATIMET

19. A janë prishur shenjat dalluese të ndalimit të veprimtarisë/bllokimit të instalimit e pajisjeve ?

20. A paraqitet nevoja për dënime plotësuese: a) Bllokim të përkohshëm të veprimtarisë, por jo më shumë se 90 ditë ? b) Propozim për ministrinë përgjegjëse për hidrokarburet/organeve vendore për fillimin e procedurave të heqjes së licencës?

21. A është nevoja për marrjen e masave urgjente?

0 / 23 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen