Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Transparenca ka zërin tënd
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli48 pyetje

Lista e Kontrollit për transportin e materialeve radioaktive të kategorisë III

Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimi

Baza Ligjore

a. A është drejtuesi (punëdhënësi), apo Oficeri i Mbrojtjes nga Rrezatimi (OMR), i njohur me kërkesat e autoritetit kompentet dhe kushtet e licencës

b. A ka siguruar drejtuesi nivel të përshtatshëm të punonjësve (arsimimi, trajnimet dhe certifikatat e duhura)?

c. A ka siguruar drejtuesi masa administrative dhe mjete të mjaftueshshme për sigurimin e një pune të sigurtë?

d. A administron drejtuesi dokumentacionin e mjaftueshëm për radiombrojtjen (licencë, rregulloren e brendshme, plan emergjencash, kontrata me IFBZ, plan i trajnimeve të personelit, etj)?

e. A mban drejtuesi në mënyrë sistematike dokumentacionin e nevojshëm për mbrojtjen e personelit (monitorimi periodik i dozimetrave nga IFBZ, analizat periodike mjekësore, trajnimet periodike)?

f. A kanë punonjësit mbikqyrje të mjaftueshme që siguron ndjekjen e rregullave, procedurave, masave mbrojtëse, kushtet e sigurisë?

g. A janë punonjësit të instruktuar në zbatimin e procedurave?

a. A ka shënja sinjalizuese, tabela paralajmëruese me shpjegimet përkatëse, simboli i radioaktivitetit, tabela “rrezik rrezatimi”, etj. në mjetin e transportit të lëndëve radioaktive?

a. A përfshijnë rregullat nivelet e investigimit, nivelet e autorizuara dhe procedurat që duhet të ndiqen kur një nivel kalohet?

b. A njihen dhe zbatohen rregullat që përmban rregullorja e punës dhe plani i emergjencave?

a. A kanë punonjësit dozimetra personalë?

b. A i përdorin dozimetrat, i vendosin si duhet?

c. A monitorohen nga Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar në afatet e përcaktuara?

d. A monitorohen në mënyrë sistematike mjediset e kabineteve ku ri personeli për nivelin e rrezatimit?

15. A përputhen matjet e bëra nga inspektori, Institucioni i autorizuar, llogaritjet e ekspertit me kërkesat rregullatore?

Shënim: Rregjistrimi i matjeve të bëra gjatë inspektimit

a. A ka një person përgjegjës për mbrojtjen nga rezatimet gjatë transportit i cili i ka të qarta detyrat dhe i ka zbatuar ato?

e. A është personi përgjegjës në dijeni të aktivitetit të secilit punonjës që merret me transportin e burimeve të rrezatimit jonizues?

f. A bën personi përgjegjës mbikqyrjen e vazhdueshme të punonjësve, që siguron ndjekjen e rregullave, procedurave, masave mbrojtëse, si dhe kushtet e sigurisë?

g. A mban personi përgjegjës të dhëna të mjaftueshme për të siguruar mbrojtje të publikut, të punonjësve dhe mjedisit?

Plani i emergjencës gjatë transportit të lëndëve radioaktive

a. A janë krijuar dhe a zbatohen masat e reagimit të shpejtë në rast emergjence gjatë transportit të lëndëve radioaktive?

a. A i njohin punonjësit detyrat që kanë në procedurat e reagimit në rast emergjence?

Masat për zvogëlimin e gabimeve njerëzore

a. A ka ndodhur ndonjë incident apo situatë emergjente?

b. Në se po, a është përgatitur raporti i investigimit të incidentit apo aksidentit?

c. A është monitoruar niveli i rezatimit të mjedisit ku ka ndodhur incidenti?

d. Çfarë masash janë marrë për të lehtësuar pasojat pas aksidentit? A është rikthyer burimi në kushte të sigurta pas aksidentit?

e. A janë sigururar instrumente të përshtatshme, sisteme sigurie apo masa proceduriale për të zvogëluar gabimin njerëzor që shkakton ekspozime shtesë dhe të paqëllimshme të punonjësve?

f. Në rast defekti të sistemeve të sigurisë ose të masave të tjera mbrojtëse, a janë planifikuar ndërhyrje?

Sigurimi i burimeve radioaktive gjatë transportit

a. A zbatohen të gjitha masat e nevojshme për sigurimin fizik të burimeve radioaktive në ruajtjen dhe transportin sipas kategorisë së tyre?

b. A përgatitet plan i sigurimit fizik të burimeve për të parandaluar vjedhjen ose dëmtimin, në përputhje me rregulloren në fuqi?

e. A ka ndodhur që gjatë transportit të zbulohet se burimet radioaktive të kategorive III kanë humbur apo mungojnë?

f. Në se po, a është bërë raportimi në KMR, janë njoftuar menjëherë autoritetet kombëtare për hetim të ngjarjes?

Transporti i burimeve radioaktive

a. A verifikohet nëse pritësi është i autorizuar, a koordinohet për oraret e nisjes dhe të mbëritjes të burimeve?

2. A është paraqitur një plan sigurimi për transportin e burimeve radioaktive tek KMR-ja, përpara transportit?

3. A koordinon me agjencitë ligjzbatuese, me forcat e policisë dhe forcat e reagimit në rast të një emergjence?

4. A janë vendosur komunikimet e transportuesit me pritësin dhe me agjencitë ligjzbatuese?

5. A janë përgatitur procedurat e shkruara për reagimin në raste emergjence?

6. A janë drejtuesit e automjeteve, personeli shoqërues dhe personeli i qendrave të kontrollit të lëvizshme të njohur me procedurat e reagimit normal, dhe procedurat e reagimit emergjent?

Programi i mbrojtjes nga rrezatimi për transportuesin

a. A ka transportuesi një program për mbrojtjen nga rrezatimi që përfshin masat për mbajtjen e dozës për publikun dhe punonjësit nën kufijtë e lejuar, optimizimin, masat e ndihmës së shpejtë dhe trajnimet?

b. A ka siguruar transportuesi monitorimin e ekspozimeve profesionale që rrjedhin nga aktivitetet e transportit sipas kritereve të përcaktuara?

Dokumentacioni i transportit

c. A ka transportuesi dokumentacionin përkatës për realizimin e çdo transporti (aprovimin nga ZMR dhe dokumentin e dorëzimit të firmosur nga marrësi)?

d. A bëhet verifikimi i paketimit për çdo pako sipas kërkesave të paketimit?

e. A është niveli i rrezatimit në çdo pikë të sipërfaqes së jashtme të pakos brenda vlerave të përcaktuara në rregullore?

f. A bëhet verifikimi i etiketimit të pakos me dokumentacionin e transportit duke mbajtur parasysh kategoritë e transportit, nivelin e rrezatimit në sipërfaqe të pakos si dhe indeksin e transportit?

g. A ka çdo pako etiketë në përputhje me modelet e miratuara dhe automjetet që transportojnë lëndë radioaktive a kanë shenjën e rrezikut radioaktiv?

6. A janë tabelat e jashtme në përputhje me kërkesat rregullatore?

Magazinizimi dhe monitorimi gjatë transportit

1. A magazinohen dërgesat në mënyrë të sigurtë? A monitorohet niveli i rrezatimit në kushtet e zakonshme të transportit sipas kufijve të përcaktuar?

2. A monitorohet niveli i rrezatimit në kushtet e zakonshme të transportit në mënyrë që të mos të kalojë 2 mSv / orë në çdo pikë të sipërfaqes së jashtme të mjetit dhe 0.1 mSv / h në 2 m distancë?

i. A bëhet procesi i ngarkimit të pakove me lëndë radioaktive, transportimi i tyre, si dhe shkarkimi kurdoherë nën kontrollin e vazhdueshëm të një personi të kualifikuar për mbrojtjen nga rrezatimet?

0 / 48 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen