Listë vetë-kontrolli49 pyetje
Lista e Kontrollit për transportuesit e materialeve radioaktive (kategori I/II)
Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimi
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 49 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Detyrimet e punëdhënësve për marrjen e masave mbrojtëse
a. A është drejtuesi (punëdhënësi), apo Oficeri i Mbrojtjes nga Rrezatimi (OMR), i njohur me kërkesat e autoritetit kompentet dhe kushtet e licencës
b. A ka siguruar drejtuesi nivel të përshtatshëm të punonjësve (arsimimi, trajnimet dhe certifikatat e duhura)?
c. A ka siguruar drejtuesi masa administrative dhe mjete të mjaftueshshme për sigurimin e një pune të sigurtë?
d. A administron drejtuesi dokumentacionin e mjaftueshëm për radiombrojtjen (licencë, rregulloren e brendshme, plan emergjencash, kontrata me IFBZ, plan i trajnimeve të personelit, etj)?
e. A mban drejtuesi në mënyrë sistematike dokumentacionin e nevojshëm për mbrojtjen e personelit (monitorimi periodik i dozimetrave nga IFBZ, analizat periodike mjeksore, trajnimet periodike)?
f. A kanë punonjësit mbikqyrje të mjaftueshme që siguron ndjekjen e rregullave, procedurave, masave mbrojtëse dhe kushtet e sigurisë?
Rregullat e sinjalizimit
g. A janë punonjësit të instruktuar në zbatimin e procedurave?
Sistemi i sinjalizimit
a. A ka shënja sinjalizuese, tabela paralajmëruese, simbol i radioaktivitetit, tabela 'rrezik rrezatimi' etj. në mjetin e transportit?
Rregullat e brendshme të punës dhe zbatimi i tyre.
a. A përfshijnë rregullat nivelet e investigimit, nivelet e autorizuara dhe procedurat që duhet të ndiqen kur një nivel kalohet?
b. A njihen dhe zbatohen rregullat që përmban rregullorja e punës dhe plani i emergjencave?
Monitorimi i stafit të angazhuar për transportin e lëndëve radioktive
a. A kanë punonjësit dozimetra personalë?
b. A i përdorin dozimetrat, i vendosin si duhet?
c. A monitorohen nga Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar në afatet e përcaktuara?
d. A monitorohen në mënyrë sistematike mjediset e kabineteve për nivelin e rrezatimit?
Rregjistrimi i matjeve të bëra gjatë inspektimit
a. A përputhen matjet e bëra nga inspektori, Institucioni i autorizuar, llogaritjet e ekspertit me kërkesat rregullatore?
Shënim: Komente: Tipi/nr modelit te aparatit matës
Veprime të sigurisë-teknike
a. A ka një person përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimet gjatë transportit i cili i ka të qarta detyrat dhe i ka zbatuar ato?
e. A është personi përgjegjës në dijeni të aktivitetit të secilit punonjës që merret me transportin e burimeve të rrezatimit jonizues?
f. A bën personi përgjegjës mbikqyrjen e vazhdueshme të punonjësve që siguron ndjekjen e rregullave, procedurave dhe masave mbrojtëse?
g. A mban personi përgjegjës të dhëna të mjaftueshme për të siguruar mbrojtje të publikut, të punonjësve dhe mjedisit?
Plani i emergjencës gjatë transportit të lëndëve radioaktive
a. A janë krijuar dhe a zbatohen masat e reagimit të shpejtë në rast emergjence gjatë transportit të lëndëve radioaktive?
b. A i njohin punonjësit detyrat që kanë në procedurat e reagimit në rast emergjence?
Masat për zvogëlimin e gabimeve njerëzore
a. A ka ndodhur ndonjë incident apo situatë emergjente? (dëmtimi i ndonjë burimi radioaktiv, aksident, gabim njerëzor, fatkeqësi apo çdo ngjarje tjetër)
b. Nëse po, a është përgatitur raporti i investigimit të incidentit apo aksidentit?
c. A është monitoruar niveli i rezatimit të mjedisit ku ka ndodhur incidenti?
d. Çfarë masash janë marrë për të lehtësuar pasojat pas aksidentit? A është rikthyer burimi në kushte të sigurta pas aksidentit?
e. A janë sigururar instrumente të përshtatshme, sisteme sigurie apo masa proceduriale për të zvogëluar gabimin njerëzor që shkakton ekspozime shtesë dhe të paqëllimshme?
f. Në rast defekti të sistemeve të sigurisë ose të masave të tjera mbrojtëse, a janë planifikuar ndërhyrje?
Sigurimi i burimeve radioaktive gjatë transportit
a. A zbatohen të gjitha masat e nevojshme për sigurimin fizik të burimeve radioaktive në ruajtjen dhe transportin sipas kategorisë së tyre?
b. A përgatitet plan i sigurimit fizik të burimeve për të parandaluar vjedhjen ose dëmtimin, në përputhje me rregulloren në fuqi?
e. A ka ndodhur që gjatë transportit të zbulohet se burimet radioaktive të kategorive I/II kanë humbur apo mungojnë?
f. Nëse po, a është bërë raportimi në KMR, janë njoftuar menjëherë autoritetet kombëtare për hetim të ngjarjes?
Transporti i burimeve radioaktive
a. A verifikohet nëse pritësi është i autorizuar, a koordinohet për oraret e nisjes dhe të mbëritjes të burimeve?
b. A bëhet transport i sigurtë i lëndëve radioaktive sipas rregullave përkatëse dhe aktmarrëveshjeve?
c. A zbaton masat e nevojshme për sistemin e sigurimit, duke paraqitur një plan sigurimi për transportin e burimeve radioaktive tek KMR-ja përpara transportit?
d. A janë krijuar qendrat e lëvizshme të kontrollit për të monitoruar transportin dhe komunikimin me agjencitë ligj-zbatuese, dhe sigurohet komunikimi i vazhdueshëm me transportuesin gjatë gjithë kohës?
e. A monitorohen vazhdimisht dërgesat nga një sistem gjurmues që raporton në qendrën e kontrollit të lëvizjeve?
f. A janë drejtuesit e mjeteve, personeli shoqërues dhe personeli i qendrave të lëvizshme të kontrollit të njohur me procedurat e reagimit normal dhe të emergjencës?
g. A ka siguruar transportuesi një sistem për gjurmimin e paketimit?
Programi për mbrojtjen nga rrezatimi
a. A ka transportuesi një program për mbrojtjen nga rrezatimi që përfshin masat për mbajtjen e dozës për publikun dhe punonjësit nën kufijtë e lejuar, optimizimin, masat e ndihmës së shpejtë dhe trajnimin e punonjësve?
b. A ka transportuesi monitorimin e ekspozimeve profesionale sipas niveleve të parashikuara (monitorim vendi të punës ose individi sipas vlerësimeve)?
c. A ka transportuesi dokumentacionin përkatës për realizimin e çdo transporti (aprovimin nga ZMR dhe dokumentin e dorëzimit të firmosur nga marrësi)?
d. A bëhet verifikimi i paketimit për çdo pako sipas kërkesave të paketimit?
e. A është niveli i rrezatimit në çdo pikë të sipërfaqes së jashtme të pakos brenda vlerave të përcaktuara në rregullore?
Etiketimi dhe sinjalizimi
f. A bëhet verifikimi i etiketimit të pakos me dokumentacionin e transportit duke marrë parasysh kategoritë e transportit, nivelin e rrezatimit dhe indeksin e transportit?
g. A ka çdo pako, përveç pakove të përjashtuara, etiketë në përputhje me modelet e miratuara dhe automjetet që transportojnë lëndë radioaktive a kanë shenjën e rrezikut radioaktiv?
h. A janë tabelat e jashtme në përputhje me kërkesat rregullatore?
Monitorimi i rrezatimit gjatë transportit
a. A monitorohet niveli i rrezatimit në kushtet e zakonshme të transportit në mënyrë që të mos të kalojë 2 mSv/h në çdo pikë të sipërfaqes së jashtme të mjetit dhe 0.1 mSv/h në 2 m distancë?
b. A monitorohet niveli i rrezatimit sipas kërkesave (2 mSv/h në sipërfaqe dhe 0.1 mSv/h në 2 m distancë)?
Ngarkimi, transporti dhe shkarkimi nën kontrolle
i. A bëhet procesi i ngarkimit, transportimit dhe shkarkimit gjithmonë nën kontrollin e vazhdueshëm të një personi të kualifikuar për mbrojtjen nga rrezatimet?
0 / 49 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
