Listë vetë-kontrolli19 pyetje
LISTE VERIFIKIMI "PER KANTIERET E NDERTIMIT"
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 19 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A funksionon roli i Koordinatorit te Sigurise dhe Shendetit ne Pune në kanieteret e ndertimit?
2. A jane te percaktuara detyra konkrete per Koordinatorin nga Subjekti?
3. A ekzistojnë punëmarrës për çështjet e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë?
4. A janë punëtorët të informuar dhe të trajnuar për rreziqet ndaj të cilave janë të ekspozuar dhe për masat parandaluese?
5. A ka punonjës që nuk përdorin pajisjet mbrojtëse individuale?
6. A ekziston rreziku i rënies nga lartësia, gjatë punës për instalimin e skelave, per shkak te mos marrjes se masave?
7. A ekziston rreziku i rënies nga lartësia, për shkak të mungesës së rrethimit të sigurisë?
8. A ekziston rreziku i rënies nga vinçi apo shkallët?
9. A ekziston rreziku i rënies apo lëndimit në dysheme të pasigurta?
10. A ekziston rreziku i lëndimit të punonjësve apo kalimtarëve për shkak të punës në lartësi dhe mos sigurimit të mirë të skelave apo vinçit për ngritjen e materialeve?
11. A janë skelat e fiksuara sipas standartit në mënyrë të tillë që të mos përbëjnë rrezik për lëvizshmëri?
12. Në raste gropash apo hapsirash në dysheme, a janë ato të mbuluara plotësisht dhe të mbrojtura në të gjithë perimetrin në mënyrë që të parandalohet rënia e punëtorëve dhe e materialeve?
13. A janë të sigurta kalimet nëpërmjet shkallëve, gjatë punës nga njëri kat në tjetrin?
14. A janë marrë masat mbrojtëse kolektive dhe a jane të mjaftueshme ato në kantjer?
15. A janë te sigurta skelat dhe a janë të çertifikuara dhe të ruajtura mirë?
16. A kanë trajnim specific (të duhur) punënjësit që merren me montimin dhe ngritjen skelave?
17. A janë rrjetat e sigurisë në distance makismale vertikale prej 6 m nga punëtorët dhe a janë të pozicionuara në mënyrë të përshtatshme për të parandaluar hapësirat e pambrojtura?
18. A janë të mbyllura rrotat e lëvizshme të skelave gjatë përdorimit?
19. A kryhen në platformat e duhura aktivitetet e saldimit dhe të grumbullimit?
0 / 19 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
