Listë vetë-kontrolli47 pyetje
LISTË VERIFIKIMI STANDARTE
Fusha e “Inspektimit të Punës” Në zbatim të nenit 2 dhe 3 të Ligjit Nr. 9634 datë 30.10.2006, i ndryshuar
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 47 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A zbatohet detyrimi ligjor i lidhjes së kontratës së punës në formë dhe përmbatje?
2. A respektohet përcaktimi i kohëzgjatjes së kontratës së punës, sipas detyrimeve ligjore?
3. A u vu në dispozicion sapo filluat inspektimin, sipas detyrimit ligjor D.V.R, regjistri i aksidenteve në punë si dhe lista e lëndëve të rrezikshme që përdoren në ndërmarrje?
4. A është paisur subjekti me autorizimin administrativ?
5. A rregullohen marrëdhëniet e punës; me kohë të pjesshshme, telepunë, punë në shtëpi, agjent tregtar, mësim profesioni, punësim të përkohshëm nga agjensia, vullnetarizmi, si dhe çdo forme të ngjashme, sipas përcaktimeve ligjore?
6. A zbaton subjekti detyrimin ligjore te deklarimit te punëmarrësve?
7. A zbatohen detyrimet ligjore për të llogaritjen,deklarimin dhe pagesën e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, në kohën dhe masën e duhur?
8. A sigurohet mbrojtja e personalitetit dhe a mblidhen, administrohen dhe ruhen të dhënat personale të punëmarrësve sipas dispozitave ligjore?
9. A respektohet kohëzgjatja normale ditore e punës, pushimit si dhe shtesa mbi pagë për punë të kryer në turn të dytë dhe të tretë?
10. A respektohet kohëzgjatja normale javore e punës dhe pushimit javor, ditët e festave zyrtare si dhe kompensimi për punën e kryer në ditën e diel ose në ditët e festave zyrtare?
11. A respektohet kryerja e orëve shtesë të punës sipas kontratës individuale / kolektive, si dhe a kompensohet puna e kryer në këto orë shtesë?
12. A është i paisur me autorizimin e ISHPSHSH-së, për tejkalim të numrit maksimal të orëve shtesë?
13. A respektohet e drejta e punëmarrësve për pushimet vjetore, dhe pushimet e tjera?
14. A zbatohen kërkesat ligjore për punësimin e punëmarrësve nën 18 vjeç?
15. A zbatohen kërkesat ligjore për mbrojtjen e veçantë të punëmarrëseve gra?
16. A zbatohen kërkesat ligjore mbi punësimin e punëmarrësve të kategorisë PAK?
17. A respektohen kërkesat ligjore për domosdoshmërinë e dhënies së pagës, mënyrën e pagesës, përllogaritjen e pagës, si dhe informimin në mënyrë periodike për çdo pagë?
18. A zbatohen kërkesat ligjore për të siguruar mbrojtjen e pagës, përdorimin e lirë të saj dhe rimbursimin për shpenzime të tjera për punën?
19. A zbatohen kërkesat ligjore të parashikuara për rastet e mungesave për sëmundje, aksident në punë, përkujdesje për fëmijët në ngarkim, leje prindërore etj?
20. A respektohen kërkesat ligjore mbi të drejtat dhe detyrimet, që rrjedhin prej transferimit të marrëdhënieve të punës?
21. A respektohen kërkesat ligjore në rastet që lidhen me vënien në dispozicion të punëmarrësve në një punëdhënës tjetër?
22. A respektohen kërkesat ligjore në përfundim të marrëdhënies së punës?
23. A respektohen proçedurat për realizimin e komunikimit mes punëdhënësit dhe përfaqësuesit/ve të organizatave të punëmarrësve apo organizimeve sindikale?
24. Nëse ka një kontratë kolektive në fuqi, a është depozituar sipas ligjit në organet kompetente?
25. A zbatohen nga punëdhënësi, dispozitat ligjore të përcaktuara në Kontratën Kolektive?
26. A respektohen kërkesat ligjore mbi liritë sindikale?
27. A respekton punëdhënësi aktmarrëveshjen e ndërmjetësimit/pajtimit?
28. A respekton punëdhënësi mbrojtjen e të drejtës për punë dhe të drejtës për grevë ?
29. A respektohen të drejtat dhe liritë themelore si ndalimi: i diskriminimit, punës së detyruar, mbrojtja për punonjësit që denoncojnë korrupsionin etj?
30. A respektohen detyrimet ligjore për punësimin e punëmarrësve të huaj?
31. A janë marrë në shqyrtim detyrimet e përgjithshme të parandalimit për të siguruar mbrojtjen e punëmarrësve në të gjitha aspektet?
32. A e përmbush subjekti detyrimin ligjor, për caktimin dhe funksionimin e rolit të Koordinatorit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë? .
33. A zbatohet detyrimi ligjor për caktimin dhe aftësitë e punëmarrësve të ngarkuar si Persona Përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë?
34. A respektohen masat mbrojtëse për parandalimin e zjarreve dhe shpërthimeve, kushteve atmosferike si dhe masat organizative dhe të evakuimit, dhënien e ndihmës së parë, për të siguruar mbrojtjen kolektive/ individuale?
35. A janë parashikuar dhe a përmban DVR të gjithë masat me karakter teknik, organizativ, higjenosanitar, për secilin vend pune?
36. A është realizuar detyrimi ligjor për informimin, kualifikimin dhe këshillimin e punëmarrësve për rreziqet dhe masat parandaluese të mbrojtjes, para fillimit të punës dhe gjatë saj?
37. A zbatohen detyrimet ligjore për ngritjen dhe funksionimin e Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë?
38. A sigurohet kontrolli shëndetësor i punëmarrësve sipas përcaktimeve ligjore?
39. A zbatohet detyrimi ligjor për njoftimin, regjistrimin dhe raportimin e ngjarjeve dhe aksidenteve në punë?
40. A respektohen detyrimet ligjore për të siguar një vend pune të sigurt dhe të përshtatshëm për të gjithë punëmarrësit?
41. A respektohen detyrimet ligjore për të siguruar një mjedis pune të sigurt për të gjithë punëmarrësit, nga ndotja e ajrit, lëndët kimike, radioaktiviteti, zhurmat dhe dridhjet , agjentët biologjikë si dhe çdo element të ngjashëm që është i dëmshëm ?
42. A respektohen kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit në punë, në përdorimin e pajisjeve të punës nga punëmarrësit në vendin e punës?
43. A respektohen kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit në punë në përcaktimin dhe përdorimin PMI, si dhe a u janë vënë në dispozicion të punëmarrësve këto PMI?
44. A respektohen masat mbrojtëse për pjesët e rrezikshme të makinerive, kushtet e punës si dhe ngarkesa e lejuar?
45. A respektohen masat mbrojtëse kolektive në lidhje me kalimet, daljet, skelat, pasarelat, gropat, govatat, rreshqitjet, ndriçimin, shkallët etj?
46. A është siguruar mbulimi me sinjalistikën dalluese, të qartë dhe të mjaftueshme në vendin e punës?
47. A respektohen detyrimet ligjore për te vënë në dispozicion për punëmarrësit, garderobë, ujin e pijshëm, instalimet sanitare, ambjentet e ngrënies, në mjedisin e punës?
0 / 47 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
