Listë vetë-kontrolli21 pyetje
LISTË VERIFIKIMI Për Operatorët prodhues, importues, montues dhe shfrytëzues të paisjeve dhe instalimeve nën presion
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (DIPNP)
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 21 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
Nr. Pyetje
Shënim: Komente
1. A ka Projekt teknik të hartuar nga një subjekt projektues i licensuar sipas legjislacionit në fuqi?
2. A është kryer vlerësimi i konformitetit të Projektit Teknik nga nje Organ i Miratuar?
3. A është kryer montimi i paisjes/instalimit nën presion nga një subjekt i licensuar?
4. A është kryer inspektimi fillestar pas montimit nga një Organ i Miratuar?
5. A është e pajisur pajisja/instalimi nën presion e vënë në shfrytëzim, me Deklaratën e Komformitetit CE të lëshuar nga prodhuesi?
6. A është e pajisur pajisja/instalimi nën presion e vënë në shfrytëzim, me Deklaratën e Komformitetit CE të lëshuar nga subjekti montues i licensuar?
7. A është e regjistruar në I.SH.T.I. pajisja/instalimi nën presion mbas kërkesës së operatorit ekonomik që e ka në administrim apo përdorim?
8. A janë marë masat që të sigurojnë jetën dhe shëndetin e punëmarrësve gjatë shfrytëzimit të pajisjeve/instalimeve nën presion në përputhje me legjislacionin përkatës për sigurinë në punë të punëmarrësve?
9. A janë vendosur në përdorim pajisje nën presion që plotësojnë kërkesat thelbësore të sigurisë në përputhje me ligjin dhe legjistacionin në fuqi?
10. A janë marë masat për mirëmbajtjen e Pajisjeve nën presion në përdorim në lidhje me plotësimin e Kërkesave thelbësore të sigurisë në përputhje me ligjin dhe legjislacionin përkatës në fuqi?
11. A janë pajisur punëmarrësit që përdorin pajisje/instalime nën presion me Dëshmi Aftësie të lëshuara nga një Organ i Miratuar?
Nr. Pyetje
Shënim: Komente
12. A duhet urdhëruar heqja nga puna dhe ndalimi i menjëhershëm i përdorimit të pajisjes/instalimit nën presion pasi paraqet rrezikshmëri për jetën dhe shëndetin e njerëzve, vlerat materiale dhe ndotjen e mjedisit?
13. A është pajisur operatori ekonomik me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë civile?
14. A janë kryer prej vete operatorit ekonomik shërbimet teknike të planifikuara dhe të paplanifikuara për pajisjet/instalimet nën presion?
15. A ka njoftuar operatori ekonomik në I.SH.T.I. për avarinë e ndodhur?
16. A ka ndërhyrë operatori ekonomik për riparimin e pajisjes/Instalimeve nën presion, mbas avarisë së ndodhur?
17. A është kryer inspektimi teknik periodik i pajisjes/Instalimit nën presion?
18. A janë brenda afatit të vlefshmërisë të përcaktuar në çertifikatën e konformitetit Pajisjet/Instalimet nën presion që shfrytëzohen?
19. A rezulton se pajisjet/Instalimet nën presion që shfrytëzohen, nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë, pas kontrollit teknik periodik te Organit të Miratuar?
0 / 21 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
