Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli17 pyetje

Verifikim për terminalet detare të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (DIPNP)

Në lidhje me dokumentacionin ligjor dhe respektimin e normave e kushteve teknike në instalimet teknologjike.

1. A është subjekti person juridik i themeluar në formën e shoqërisë aksionare dhe a ka si objekt të veprimtarisë import – eksport të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, duke përfshirë pontilin e ankorimit të anijeve, depozitat dhe sistemin e ngarkim shkarkimit të hidrokarbureve?

2. A ka subjekti projekt teknologjik, skemë teknologjike të miratuara sipas legjislacionit në fuqi?

3. A respektohen kushtet dhe normat teknike për kompleksin e instalimit teknologjik bregdetar?

Pyetje të përgjithshme

Nr. Pyetje

Shënim: Komente

4. A ka projekt të mbrojtjes ndaj zjarrit dhe plan veprimi në rast emergjencash? A është pajisur subjekti me Çertifikatë për sigurinë ndaj zjarrit?

5. A është i pajisur subjekti me leje mjedisore për zhvillimin e veprimtarisë sipas legjislacionit në fuqi për mjedisin?

6. A janë kryer matjet periodike për tokëzimet dhe mbrojtjen atmosferike?

7. A është pajisur subjekti me Vërtetim Teknik për respektimin e normave e kushteve teknike të instalimit?

8. A janë pajisur punonjësit që shfrytëzojnë dhe mirëmbajnë pajisjet me deshmi aftësie?

9. A ka subjekti të punësuar Drejtues Teknik licencuar?

10. A është pajisur subjekti me Lejen e koncesionit?

11. A ka shlyer subjekti të gjitha detyrimet financiare ndaj ISHTI?

Nr. Pyetje

Shënim: Komente

15. A është nevoja për marrjen e masave urgjente?

IV.NË LIDHJE ME DETYRAT E MËPARSHME DHE KONSTATIMET

12. A janë marrë masat për përmirësimin e shkeljeve të mëparshme/a ka përsëritje /shkelje të reja?

13. A janë prishur shenjat dalluese të ndalimit të veprimtarisë/bllokimit të instalimit e pajisjeve ?

14. A paraqitet nevoja për dënime plotësuese: a)Bllokim të përkohshëm të veprimtarisë, por jo më shumë se 90 ditë ? b)Propozim për ministrinë përgjegjëse për hidrokarburet/organeve vendore për fillimin e procedurave të heqjes së licencës?

0 / 17 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen