Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli13 pyetje

PLOTËSIMI I KËRKESAVE PËR MARRJEN E LICENCËS TË ARKIVIT PRIVAT

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Pyetje të përgjithshme

1. Sipërfaqe për vendruajtjen e dokumenteve mbi 500 metra katror. (neni 4, pika 1, gërma a, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)

2. Vendruajtjet janë të ndara nga vendi i punës. (neni 4, pika 1, gërma b, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)

3. Temperatura në vendruajtje është jo më pak se 14 dhe jo më shumë se 18 gradë celcius (+ - 2). (neni 4, pika 1, gërma c, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)

4. Lagështia në vendruajtje është jo më pak se 50-60% (+-5). (neni 4, pika 1, gërma c, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)

5. Ndriçimi është i vendosur sipas standarteve. (neni 4, pika 1, gërma ç, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)

6. Sallat janë të pajisura me aparat të matjes së lagështirës dhe temperaturës. (neni 4, pika 1, gërma d, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)

7. Raftet janë të vendosura në përputhje me planvendosjen dhe me nenin 4, pika 1, gërma e. (neni 4, pika 1, gërma e, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)

8. Sistem sinjalizimi, zbulimi dhe fikje të zjarrit. (neni 4, pika 1, gërma ë, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)

9. Subjekti ka paraqitur vërtetim të pronësisë, ose qerasë së objektit për jo më pak se 3-vjet. (neni 5, pika 2, gërma ç, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)

10. Subjekti ka paraqitur raport nga projektuesi dhe inxhinieri i licensuar, që vërteton se ndërtesa që do të përdoret për qëllimet e veprimtarisë së licensimit i plotëson kushtet e pikës 1, të nenit 4, të VKM nr. 35, dt. 24.01.2018, duke detajuar secilën prej shkronjave të saj, shoqëruar me planvendosjen e vendruajtjeve e të rafteve në të, si dhe vërtetim nga shërbimi zjarrfikës përmasat e mbrojtjes nga zjarri. (neni 5, pika 2, gërma d, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)

11. Subjekti ka paraqitur kontratën e punës, kopjen e kartës, CV dhe diplomat e drejtuesit teknik dhe ato përputhen me kriteret e VKM nr. 35. (neni 5, pika 2, gërma dh, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)

12. Subjekti ka paraqitur kontratën e punës, kopjen e kartës, CV dhe diplomat e punonjësve dhe ato përputhen me kriteret e VKM nr. 35. (neni 5, pika 2, gërma e, VKM nr. 35. dt.24.01.2018)

13. Subjekti ka paraqitur deklaratën noteriale, sipas formatit të përcaktuar në shtojcë nr. 1, të VKM nr. 35. (neni 5, pika 2, gërma ë, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)

0 / 13 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen