Listë vetë-kontrolli19 pyetje
PLOTËSIMI I KRITEREVE TË DHËNIES SË LICENCËS TË ARKIVIT PRIVAT
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 19 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. Sipërfaqe për vendruajtjen e dokumenteve mbi 500 metra katrorë. (neni 4, pika 1, gërma a, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
2. Vendruajtjet janë të ndara nga vendi i punës. (neni 4, pika 1, gërma b, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
3. Temperatura në vendruajtje është jo më pak se 14 dhe jo më shumë se 18 gradë celcius (+ - 2). (neni 4, pika 1, gërma c, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
4. Lagështia në vendruajtje është jo më pak se 50-60% (+-5). (neni 4, pika 1, gërma c, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
5. Ndriçimi është i vendosur sipas standarteve. (neni 4, pika 1, gërma ç, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
6. Sallat janë të pajisura me aparat të matjes së lagështirës dhe temperaturës. (neni 4, pika 1, gërma d, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
7. Rafte t janë të vendosura në përputhje me planvendosjen dhe me nenin 4, pika 1, gërma e. (neni 4, pika 1, gërma e, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
8. Sistem sinjalizimi, zbulimi dhe fikje të zjarrit. (neni 4, pika 1, gërma ë, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
9. Subjekti ka paraqitur vërtetim të pronësisë, ose qerasë së objektit për jo më pak se 3-vjet. (neni 5, pika 2, gërma ç, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
10. Subjekti ka drejtues teknik, i cili plotëson kriteret e VKM. (neni 5, pika 2, gërma dh, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
11. Subjekti ka paraqitur kontratën e punës, kopjen e kartës, CV dhe diplomat e punonjësve dhe ato përputhen me kriteret e VKM nr.35. (neni 5, pika 2, gërma e, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
12. Subjkti ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave për kontratat e reja të nënshkruara gjatë periudhës përpara inspektimit. (neni 5, pika 2, gërma ë, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
13. Subjekti ka vendruajtje të barabartë me [1.2/(numrin e kateve të rafteve) X (sasinë në metra linearë të kontraktuar)]m2 për secilën prej kontratave. (neni 5, pika 2, gërma ë, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
14. Subjekti ka punonjës për përpunimin e dokumentacionit që plotëson kriteret ligjore për çdo 10 metra linearë dokumentacion të kontraktuar për përpunim, për një vit. (neni 5, pika 2, gërma ë, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
15. Subjekti ka përgatitur listat e veçimit për dokumentet me ruajtje të përkohshme, që kanë plotësuar afatin e ruajtjes përpara datës 15 dhjetor për institucionet shtetërore që ka kontraktuar dhe ia kaparaqitur KE përkatës. (neni 5, pika 2, gërma ë, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
16. Subjekti ka dorëzuar në arkivin e përhershëm përkatës, sipas ligjit “Për arkivat”, dokumentacionin me Rëndësi Historike Kombëtare, që ka plotësuar afatin e dorëzimit, në mënyrën e parashikuar në Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë. (neni 5, pika 2, gërma ë, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
17. Subjekti ka asgjesuar dokumentacionin brenda 30 ditëve, pas çdo vendimi të Komisioni të Ekspertizës për miratimin e asgjësimit të dokumenteve që janë në ruajtje pranë arkivit privat, në një nga dy format e parashikuara nga ligji, nën mbikëqyrjen e një komisioni të përbërë nga institucioni kontraktues, arkivi privat dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, me kostot e mbuluara nga arkivi privat. (neni 5, pika 2, gërma ë, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
18. Subjekti ka siguruar një sistem të certifikuar të menaxhimit të dokumentit elektronik nga organet kompetente, në rastet kur objekt i kontraktimit është edhe digjitalizimi i dokumenteve. (neni 5, pika 2, gërma ë, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
18. Subjekti ka migruar të dhënat e digjitalizuara në sistemin e përdorur nga arkivi përkatës i përhershëm, sapo është dorëzuar dokumentacioni shkresor, në rastet kur është kontraktuar nga një institucion shtetëror. (neni 5, pika 2, gërma ë, VKM nr. 35, dt.24.01.2018)
0 / 19 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
