Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli36 pyetje

Të dhëna dhe verifikime për arkivat

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

I. Të dhëna për zbatimin e detyrave në sekretari

1.1. A është plotësuar sipas rregullave regjistri i korrespondencës (model 1)?

1.2. A është bërë certifikimi i regjistrit të korrespondencës (mod.1)?

1.3. A përdoret libri i dorëzimit model 4 (Postës)?

1.4. A përdoret libri i dorëzimit (model 4/1) për shpërndarjen e dokumenteve?

II. Të dhëna për zbatimin e detyrave në sekretari

2.1. A është përpiluar dhe miratuar urdhëri për njësimin e dokumentit administrativ?

2.2. A janë respektuar elementet e dokumentit në shkresat zyrtare?

2.3. A nënshkruhen dhe vulosen të gjithë egzemplarët?

III. Të dhëna për zbatimin e detyrave në arkiv

3.1. A është përpiluar pasqyra emërtuese e çeljes së dosjeve?

3.2. A është miratuar pasqyra emërtuese nga eprori i drejtpërdrejtë?

3.3. A janë çeluar dosjet sipas pasqyrës?

4.1. A është hartuar autorizim nga struktura përgjegjëse e sekretarisë për zëvendësimin e punonjësit?

4.2. A është miratuar autorizimi nga titullari për zëvendësimin e punonjësit?

4.3. A është bërë dorëzimi i dokumenteve, regjistrit dhe vulave me procesverbal?

5.1. A është i pajisur ambjenti me rafte metalike?

5.2. A janë të siguruara dera dhe dritaret?

5.3. A janë pajisuar me dosje e kuti sipas standarteve?

5.4. A kanë kasafortë për administrimin e vulave?

1.1. A ka propozim nga struktura përgjegjëse e arkivit për ngritjen e komisionit?

1.2. A ka urdhër të titullarit për ngritjen e Komisionit të ekspertizës?

1.3. A është hartuar lista konkrete me afatet e ruajtjes së dokumenteve (model 11) ?

1.4. A është miratuar lista konkrete nga komisioni i ekspertizës dhe titullari?

2.1. A janë marrë masa për garantimin e dorëzimit të prapambetjes (angazhim stafi, punonjës jashtë organike, ose kontraktim shërbimi?

2.2. A është kryer përpunimi tekniko-shkencor i dokumenteve brenda kufijve të maturimit 15-25 vite?

2.3. A ka përpunuar dokumente të ndonjë viti/viteve?

2.4. A kanë dorëzuar dokumente me RHK në arkivin e përhershëm?

3.1. A është kryer përpunimi i dokumenteve me afat ruajtje të përkohshme të ndonjë viti/viteve?

3.2. A është hartuar lista e veçimit për asgjësim të dokumenteve me afat ruajtje të përkohshme të vitit/viteve?

3.3. A ka vendim nga Komisioni i Ekspertizës për miratimin e listës së veçimit?

3.4. A është zbatuar vendimi i KQE-së, për asgjësimin e dokumenteve?

4.1. A ka ambient (vendruajtje) të përshtatshme për ruajtjen e dokumenteve arkivore?

4.2. A është e pajisur vendruajtja me rafte metalike për vendosjen e dokumenteve?

4.3. A janë të siguruara dyert dhe dritaret e vendruajtjes së dokumenteve?

4.4. A janë pajisur me dosje e kuti të standarteve për ruajtje të përhershme për dokumentet me RHK, që do dorëzohen në arkivin e përhershëm?

IV. Informacion shtesë

1. A ka prapambetje në dorëzimin e dokumenteve me RHK?

2. A është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, për ndryshimin e personit përgjegjës të arkivit?

3. A e ka njoftuar personi përgjegjës i arkivit, personin e kontaktit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, për ndryshimet në bazën e të dhënave të fondkrijuesit?

0 / 36 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen