Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli13 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR DEPO PAJISJE MJEKËSORE

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

1. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME TË SUBJEKTIT

1. A është i pajisur subjekti me Licencë/ Autorizim për tregtim me shumicë të pajisjeve mjekësore?

2. A kryhet importi ose eksporti i Pajisjeve Mjekësore nga tregtuesit me shumicë?

3. A janë pajisjet mjekësore të regjistruara në Regjistrin e AKBPM-së?

4. A respektohet detyrimi për deklarimin e importit?

5. A respektohet detyrimi për deklarimin e të dhënave të sakta dhe njoftimi në kohë të ndryshimeve?

6. A respekton subjekti detyrimin për respektimin e shenjave ose mbishkrimeve?

7. A përmban çdo pajisje mjekësore etiketën në gjuhën shqipe?

8. A lejohen inspektorët për kryerjen e inspektimit në përputhje me dispozitat ligjore?

9. A respektohen rregullat për transportin dhe ruajtjen e pajisjeve mjekësore?

10. A respektohen rregullat për publicitetin e pajisjeve mjekësore sipas legjislacionit në fuqi?

11. A është njoftuar AKBPM-ja paraprakisht për pajisjet që do të tregtohen nëpërmjet internetit?

12. A respektohen rregullat për regjistrimin dhe vendosjen në treg të pajisjeve të përdorura?

13. A respekton detyrimin për zbatimin e kërkesave në lidhje me procedurën për pajisjet që paraqesin rrezik për shëndetin ose sigurinë e pacientëve?

0 / 13 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen