Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli17 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR FARMACITË E RRJETIT TË MBYLLUR

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

Pyetje të përgjithshme

1. A ka licence profesionale të lëshuar nga QKB?

2. A ka Certifikatë të Urdhrit të Farmacistit për drejtuesin teknik?

3. A ka Certifikatë të Urdhrit të Farmacistit për farmacistin e punësuar?

4. A ushtron veprimtarinë në prani të drejtuesit teknik, farmacistit të punësuar?

5. A ka Gent-plan, planimetri të objektit të lëshuar nga arkitekt/ inxhinieri i licencuar?

6. A respektohen praktikat e ruajtjes dhe shpërndarjes së mirë të barnave?

7. A respektohen kërkesat e zinxhirit ftohës për vaksinat dhe produktet imunologjike?

8. A ka subjekti pajisje për matjen e lagështisë dhe temperaturës, frigoriferë, kondicionerë?

9. A është i pajisur subjekti me Autorizim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për barnat narkotike dhe psikotrope?

10. A ka subjekti kasafortë me kyç të fiksuar në mur, për barnat narkotike dhe helmet në rastet kur është i autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për tregtimin e tyre?

11. A respekton subjekti kushtet e nevojshme higjeno-sanitare të ambientit?

12. A ka rafte për vendosjen e barnave për të krijuar mbrojtjen nga faktorët e jashtëm dhe për të mos dëmtuar cilësinë e barit?

13. Për barnat të cilave u ka mbaruar afati i përdorimit, a evidentohen dhe ruhen në ambient të veçanta nga barnat e tjera deri në asgjësimin e tyre sipas legjislacionit në fuqi ?

14. A ruhen barnat frigoriferike (ato që kërkojnë me patjetër ruajtje në temperatura 2–8°C ), në një frigorifer të posaçëm për ruajtjen e barnave ose dhomë frigoriferike, të sigurt, e cila përdoret vetëm për barna?

15. A i tregton barnat me pullën e kontrollit dhe çmimin e shitjes me pakicë?

16. A tregton barna të dhuruara, mostra promocionale dhe spitalore?

17. A i tregton barnat në referim të paketimit të tij të jashtëm?

0 / 17 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen