Listë vetë-kontrolli30 pyetje
LISTË VERIFIKIMI PËR FARMACITË / AGJENCITË FARMACEUTIKE RRJETI HAPUR
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 30 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A ka subjekti licencë profesionale të lëshuar nga QKB?
2. A ka Certifikatë të Urdhrit të Farmacistit për drejtuesin teknik?
3. A ka Certifikatë të Urdhrit të Farmacistit për farmacistin e punësuar?
4. A ushtron veprimtarinë e tregtimit me pakicë të barnave në prani të drejtuesit teknik, farmacistit të punësuar?
5. A përmbush farmacia kriterin e sipërfaqes mbi 35 m² ?
6. A përmbush agjencia farmaceutike kriterin e sipërfaqes mbi 15 m² ?
7. A ka gent-plan, planimetri të objektit të lëshuar nga arkitekt/ inxhinieri i licencuar?
8. A respektohen praktikat e ruajtjes dhe shpërndarjes së mirë të barnave?
9. A respektohen kërkesat e zinxhirit ftohës për vaksinat dhe produktet imunologjike?
10. A ka subjekti pajisje për matjen e lagështisë dhe temperaturës, frigoriferë, kondicionerë?
11. A është i pajisur subjekti me Autorizim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për barnat narkotike dhe psikotrope?
12. A ka subjekti kasafortë me kyç të fiksuar në mur, për barnat narkotike dhe helmet në rastet kur është i autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për tregtimin e tyre?
13. A respekton subjekti kushtet e nevojshme higjeno-sanitare të ambientit?
14. A ka rafte për vendosjen e barnave për të krijuar mbrojtjen nga faktorët e jashtëm dhe për të mos dëmtuar cilësinë e barit?
15. A ruhen barnat në vende, të cilat plotësojnë kushtet e paracaktuara nga prodhuesi?
16. A ka ambienti i farmacisë dhe agjencisë farmaceutike kapacitet të mjaftueshëm për të lejuar ruajtjen e rregullt, të formave të ndryshme farmaceutike të barnave, brenda kufijve të temperaturës dhe lagështirës sipas shtojcës 1 bashkëlidhur kësaj rregulloreje?
17. Barnave të cilave u ka mbaruar afati i përdorimit, a evidentohen dhe ruhen në ambient të veçantë nga barnat e tjera deri në asgjësimin e tyre sipas legjislacionit në fuqi?
18. A ruhen barnat frigoriferike (ato që kërkojnë me patjetër ruajtje në temperatura 2–8°C ), në një frigorifer të posaçëm për ruajtjen e barnave ose dhomë frigoriferike, të sigurt, e cila përdoret vetëm për barna?
19. A i tregton barnat me pullën e kontrollit dhe çmimin e shitjes me pakicë?
20. A respekton subjekti detyrimin për mos tregtimin e barnave të dhuruara, mostra promocionale dhe spitalore?
21. A i tregton barnat në përputhje me çmimin e vendosur në pullën e kontrollit?
22. A i tregton barnat në referim të paketimit të tij të jashtëm?
23. A ka farmacia dhe agjencia farmaceutike listën e barnave të detyrueshme të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë?
24. A i tregton barnat me recetën e mjekut, përveç barnave OTC?
25. A respekton klasifikimin e recetave mjekësore të ekzekutuara sipas përshkrimit të mjekut?
26. A kryen procese si përgatitja e përgatesave magjistrale dhe oficinale me deklarim paraprak pranë AKBPM?
27. A i realizon përgatesat galenike sipas formularit farmaceutik ose përshkrimit të mjekut?
28. A ka të shënuar në etiketën e barnave të gatshme ose të përgatitura në farmaci numrin e recetës, çmimin, përbërësit e dozën, mënyrën e përdorimit, kushtet dhe kohën e ruajtje, si dhe emrin e farmacisë?
29. A i ka të regjistruara përgatesat galenike në një libër të veçantë?
30. A respekton subjekti detyrimin për mos tregtimin në distancë të barnave për përdorim njerëzor, të cilat përshkruhen në recetën mjekësore?
0 / 30 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
