Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli49 pyetje

Lista e kontrollit për aparaturat me rreze X CT Skaner/Akselerator

Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimi

Detyrimet e punëdhënësit për marrjen e masave mbrojtëse

a. A është drejtuesi (punëdhënësi), apo Oficeri i mbrojtjes nga rrezatimet OMR i njohur me kërkesat e Komisionit te Mbrojtjes nga Rrezatimet (KMR) dhe kushtet e licencës?

b. A ka siguruar drejtuesi nivel të përshtatshëm të stafit punonjës (arsimimi, trajnimet e duhura)?

c. A ka siguruar drejtuesi mjete të mjaftueshshme për sigurimin e një pune të sigurtë të personelit?

d. A administron drejtuesi dokumentacionin e mjaftueshëm për radiombrojtjen (licencë, rregulloren e brendëshme, plan emergjencash, kontrata me IFBZ, inventarin e burimeve, plan i trajnimeve të personelit etj)?

e. A mban drejtuesi në mënyrë sistematike dokumentacionin e nevojshëm për mbrojtjen e personelit (monitorimi periodik i dozimetrave nga IFBZ, analizat periodike mjeksore, trajnimet periodike)?

f. A kanë punonjësit mbikqyrje të mjaftueshme që siguron ndjekjen e rregullave, të procedurave, masave mbrojtëse, kushtet e sigurisë?

g. A ka marrë në konsideratë punëdhënësi raportimet (vërejtje, ankimime) nga punëmërrësit për mosplotësimin e standarteve të mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese?

g. A janë punonjësit të instruktuar në zbatimin e procedurave?

Sistemi i sinjalizimit

a. A ka shenja sinjalizuese, tabela paralajmëruese me shpjegimet perkatese, simboli i radioaktivitetit, tabela “rrezik rrezatimi”, postera, etj. në koridoret dhe mjediset e kabineteve të imazherisë apo vendet ku punohet me paisjet që gjenerojnë rreze X?

b. A ka sistem sinjalizimi dritor apo zanor që sinjalizojnë kur paisjet janë në punë?

c. A ka sistem sinjalizimi (alarmi) në rast avarie?

Mbrojtja e punëmarrësit

a. A është mbrojtja e përshtatshme (veshja me shtresa plumbi, trashësia e mureve, dyerve te kabineteve dhe vendeve ku punohet me paisjet që gjenerojnë rreze X), për tipin dhe intesitetin e rrezatimit të prodhuara nga pajisja?

b. A janë të përshtatshme mjediset ku janë montuar paisjet dhe orientimi i tyre?

c. A ekziston aspirimi në vendet ku punohet me paisjet që gjenerojnë rreze X?

d. A është mbrojtja e përdoruesit të pajisjes e përshtatëshme, i përmbush standartet?

e. A kanë në përdorim mjete mbrojtëse? (barrierat mbrojtëse lëvizëse, veshje mbrojtëse, përparëset e plumbit, dorezat e plumbit, syzet mbrojtëse etj.)

f. A përdoren pajisjet dhe mjetet mbrojtëse?

Klasifikimi i zonave

a. A janë zonat e kontrolluara të përcaktuara dhe të shënuara ku doza ambientale vjetore është më e madhe se 6 mSv/vit?

b. A janë vendosur tabelat përkatëse në pikat e hyrjes, për rrezikun e rrezatimit, ndalimin e hyrjes të personave të paautorizuar dhe instruksione të përshtatëshme?

c. A janë zonat e mbikqyrura të shënuara dhe të përcaktuara?

d. A janë vendosur tabelat përkatëse në pikat e hyrjes, për rezikun e rezatimit, ndalimin e hyrjes të personave të paautorizuar dhe instruksione të përshtatëshme?

Rregullat e brendshme të punës dhe zbatimi i tyre

1. A janë rregullat të shkruara dhe të afishuara në mjediset e punës dhe a njihen dhe zbatohen këto rregulla?

2. A perfshijne rregullat nivelet e investigimit dhe nivelet e autorizuara dhe procedurat qe duhet te ndiqen kur nje nivel kalohet

Monitorimi i ekspozimit të personelit

a. A kanë punonjësit dozimetra personalë ?

b. A i përdorin dozimetrat dhe i vendosin si duhet ?

c. A monitorohen nga IFBZ në afatet e përcaktuara ?

d. A monitorohen në mënyrë sistematike mjediset e kabineteve ku ri personeli për nivelin e rrezatimit?

e. A ruhen të dhënat e ekspozimeve për çdo punëmarës (jo më pak se 30 vjet nga largimi nga puna) ?

Matjet e kryera gjatë inspektimit

1. A përputhen matjet e bëra nga inspektori, Institucioni i autorizuar, llogaritjet e ekspertit me kërkesat rregullatore?

Monitorimi i ekspozimit të publikut

a. A janë bërë matje periodike nga stafi ose ekspertë për matjen e fuqisë së ekspozimit në zonat publike pranë vendeve ku punohet me paisje që gjenerojnë rreze X?

b. A është mbrojtja dhe masat e tjera mbrojtëse të optimizuara për të kufizuar ekspozimet e popullatës ndaj ekspozimeve të jashtme?

Justifikimi

a. A ka pacienti rekomandim nga mjeku specialist për të bërë ekspozim mjeksor, diagnostikues, terapeutik ose a përdoret parimi i justifikimit për çdo objekt që I nënshtrohet rrezatimit jonizues?

b. A janë ekspozimet mjekesore diagnostikuese, terapeutike apo çdo lloj tjetër ekspozimi të justifikuara duke marre parasysh te mirat dhe riskun ne krahasim me teknikat e tjera qe nuk japin ekspozim mjeksor?

Kontrolli teknik

1. A është kryer procesi i kontrollit teknik për paisjet sic përshkruhet në kërkesat rregullatore?

Kalibrimi

1. A është kalibrimi i paisjeve të përdorura në ekspozimet mjekësore objekt i laboratorit të standarteve dozimetrike?

Dozimetria klinike

1. A janë dozat e absorbuara të përcaktuara dhe të dokumentuara?

Sigurimi i Cilësisë

a. Matjet dhe verifikimet e parametrave fizikë në momentin e fillimit të aktivitetit dhe periodikisht më pas?

b. Verifikimin e kalibrimit dhe kushteve të duhura të punës të paisjeve dozimetrike dhe monitorizuese?

Masat për zvogëlimin e gabimeve njerëzore

1. A ka ndodhur ndonje incident apo aksident? (dëmtimi i pajisjes, aksident, gabim njerëzor, fatkeqësi apo çdo ngjarje tjetër me mundësinë për ti shkaktuar pacientit/objektit një ekspozim shumë të ndryshëm nga ai i parashikuar?)

a. Në se po, a është përgatitur raporti i investigimit të incidentit apo aksidentit?

b. Në rast të ekspozimeve mjeksore aksidentale, a është llogaritur dhe vlerësuar doza e marrë nga pacienti?

c. Ajanë marrë masa për t’u mos u përsëritur incidenti?

d. A është lajmëruar KMR ?

e. A është infomruar pacienti dhe mjeku për këtë incident?

f. A ka dëmtime të pjesshme të paisjeve që ndikonë në cilësinë e ekzaminimit?

g. A mbahet në nivelet më të ulëta që mund të arrihet, fuqia e ekspozimit jashtë zonës së ekspozimit, për shkak të shpërhapjes së rezatimit?

Kushtet teknike

1. A plotësohen disa kushte teknike si: sigurimi i mekanizmit të kontrollit të tufës rrezatuese, ekspozimi të jetë i kufizuar sa të jetë i mundur me përdorimin e pajisjes kolimuese, fusha rrezatuese brenda zonës së ekzaminimit të jetë praktikisht uniforme, etj?

2. A janë instaluar aparaturat radiologjike sipas kushteve teknike të parashikuara në VKM nr. 404 dt. 18.06.2014?

3. A ekziston një procedurë e kontrollit teknik, e riparimit dhe e mirëmbajtjes në mënyrë sistematike e aparaturave radiologjike (dokumentacioni)?

0 / 49 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen