Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli64 pyetje

Lista e Kontrollit për Burime të Mbyllura

Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimi

1. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME TË SUBJEKTIT

1. Emri i Subjektit

2. Data e Fillimit të aktivitetit

3. Lloji i aktivitetit ekonomik

4. Adresa - Qendër (Rrugë, Njësi, Telefon)

5. Adresa të tjera - Filiale (Rrugë, Njësi, Telefon)

6. Përfaqësuesi i subjektit (emër, atësia, mbiemri)

7. NUIS - QKR (Nr Unik i Identifikimit)

8. Tipi i Pronësisë / Tipi i Subjektit

Personeli

1. Baza Ligjore; Profesioni; Komente (Funksioni, Diploma, Kualifikimet, Vite pune)

2. A ka ndonjë ndryshim në inventarin e burimeve apo paisjeve në përdorim krahasuar me listën e burimeve apo pasijeve që është aprovuar nga KMR në momentin e marrjes së licencës

3. A ka ndonjë ndryshim ose modifikim që është bërë në mjediset e ushtrimit të aktivitetit me burime radioaktive apo vendit të ruajtjes së këtyre burimeve në ndryshim nga ato të aprovuara nga KMR

Shënim: P.sh ndryshimin apo rikonstruksionin e kabinetit, në paisjet mbrojtëse etj

Detyrimet e punëdhënësit në lidhje me masat mbrojtëse

a. A është drejtuesi (punëdhënësi), apo Oficeri i mbrojtjes nga rrezatimet OMR i njohur me kërkesat e Komisionit te Mbrojtjes nga Rrezatimet (KMR) dhe kushtet e licencës?

b. A ka siguruar drejtuesi nivel të përshtatshëm të stafit punonjës (arsimimi, trajnimet e duhura)?

c. A ka siguruar drejtuesi mjete të mjaftueshëm për sigurimin e një pune të sigurtë të personelit?

d. A administron drejtuesi dokumentacionin e mjaftueshëm për radiombrojtjen (licencë, rregulloren e brendëshme, plan emergjencash, kontrata me IFBZ, inventarin e burimeve, plan i trajnimeve të personelit etj)?

e. A mban drejtuesi në mënyrë sistematike dokumentacionin e nevojshëm për mbrojtjen e personelit (monitorimi periodik i dozimetrave nga IFBZ, analizat periodike mjekësore, trajnimet periodike)?

f. A kanë punëmarrësit mbikqyrje të mjaftueshme që siguron ndjekjen e rregullave, të procedurave, masave mbrojtëse, kushtet e sigurisë?

g. A ka marrë në konsideratë punëdhënësi raportimet (vërejtje, ankimime) nga punëmërrësit për mosplotësimin e standarteve të mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese?

g. A janë punonjësit të instruktuar në zbatimin e procedurave?

Sistemi i sinjalizimit

a. A ka shënja sinjalizuese, tabela paralajmëruese me shpjegimet perkatese, simboli i radioaktivitetit, tabela “rrezik rrezatimi”, postera, etj. në mjediset ku mbahen burimet radioaktive apo në mjediset e ushtrimit të veprimtarisë?

b. A ka sistem sinjalizimi dritor apo zanor që sinjalizojnë kur aparaturat janë në punë?

c. A ka sistem sinjalizimi (alarmi) në rast avarie?

Mbrojtja e punëmarrësit

a. A ka siguruar punëdhënësi pajisjet e nevojshme mbrojtëse dhe pajisjet monitoruese, si dhe instruksionin për përdorimin e tyre?

b. A ka siguruar punëdhënësi pajisje personale mbrojtëse të përshtatshme dhe që përmbushin standardet e nevojshme për punëmarrësit?

Shënim: p.sh: veshje mbrojtëse, përparëse dhe doreza mbrojtëse

c. A përdoren nga punëmarrësit pajisjet dhe mjetet mbrojtëse?

Klasifikimi i zonave

a. A janë zonat e kontrolluara të përcaktuara dhe të shënuara ku doza ambientale vjetore është më e madhe se 6 mSv/vit.

b. A janë vendosur tabelat përkatëse në pikat e hyrjes, për rrezikun e rrezatimit, ndalimin e hyrjes të personave të paautorizuar dhe instruksione të përshtatshme

c. A janë zonat e mbikqyrura të shënuara dhe të përcaktuara

d. A janë vendosur tabelat përkatëse në pikat e hyrjes, për rrezikun e rrezatimit dhe instruksione të përshtatshme

Rregullat e brendshme të punës dhe zbatimi i tyre

a. A jane rregullat te shkruara dhe të afishuara në mjediset e punës?

c. A njihen dhe zbatohen rregullat që përmban Rregullorja e punës dhe plani i emergjencave ?

Monitorimi i ekspozimit të personelit

a. A kanë punonjësit dozimetra personalë ?

b. A i përdorin dozimetrat dhe i vendosin si duhet ?

c. A monitorohen nga IFBZ në afatet e përcaktuara ?

d. A monitorohen në mënyrë sistematike mjediset e kabineteve ku ri personeli për nivelin e rrezatimit?

e. A ruhen të dhënat e ekspozimeve për çdo punëmarës (jo më pak se 30 vjet nga largimi nga puna)?

Matjet e kryera gjatë inspektimit

1. A përputhen matjet e bëra nga inspektori, Institucioni i autorizuar, llogaritjet e ekspertit me kërkesat rregullatore?

Siguria-teknike

a. A ka një person përgjegjës për mbrojtjen nga rezatimet, apo OMR, I ka të qarta detyrat dhe i ka zbatuar ato?

b. A është personi përgjegjës ose OMR në dijeni të aktivitetit të secilit punonjës që punon me burime radioaktive të mbyllura?

c. A bën personi përgjegjës ose OMR mbikqyrjen e vazhdueshme të punonjësve, siguron ndjekjen e rregullave, të procedurave, masave mbrojtëse, si dhe kushtet e sigurisë?

d. A mban personi përgjegjës ose OMR të dhëna të mjaftueshme për të siguruar mbrojtje të publikut dhe të punonjësve?

Aksesi i vizitorëve

a. A shoqërohen vizitorët që hyjnë në zonat e kontrolluara?

b. A i jepet informacion i mjaftueshëm vizitorëve që hyjnë në zonat e kontrolluara?

c. A ekzistojnë kontrolle të mjaftueshme mbi hyrjen në zonat e kontrolluara dhe të mbikqyrura si dhe shënja të përshtatshme?

Monitorimi i ekspozimit të publikut

a. A janë bërë matje periodike nga stafi ose ekspertë për matjen e fuqisë së ekspozimit në zonat publike pranë vendeve ku punohet me burime radioactive të mbyllura?

b. A është mbrojtja dhe masat e tjera mbrojtëse të optimizuara për të kufizuar ekspozimet e popullatës ndaj ekspozimeve të jashtme?

3. Matjet e kryera gjatë inspektimit: Komente (Tipi/nr modelit te aparatit matës): Rezultati i matjeve:

Mbetjet Radioaktive dhe trajtimi i tyre

a. A ruhen mbetjet radioaktive në një vend të paracaktuar dhe a është i sigurt?

b. A mbahet aktiviteti dhe volumi i çdo mbetjeje radioaktive që rezulton nga burimet për të cilat punëdhënësi është përgjegjës, në minimumin e mundshëm dhe a menaxhohen në përputhje me rregulloren për menaxhimin e sigurt të mbetjeve?

c. Nëse ndonjë burim i mbyllur nuk është më në përdorim dhe është magazinuar a ka institucioni i autorizuar planin për një transferim të shpejtë ose për trajtim të shpejtë të burimit ?

d. A rregjistrohen rezultatet për monitorimin e mbetjeve radioaktive ?

Plani i emergjencës radiologjike

a. A ekziston një plan i shkruar emergjence?

b. A testohet dhe rinovohet periodikisht plani i emergjencës?

d. A i kanë të përcaktuara punonjësit detyrat e tyre në rast emergjence me burimin radioaktiv dhe a kanë trajnimin e nevojshëm?

Justifikimi

a. A ka pacienti rekomandim nga mjeku specialist për të bërë ekspozim mjekësor, diagnostikues apo terapeutik

b. A bëhet instruktimi i pacientëve përpara ekzaminimit, a ka dokumentacion?

c. A merren masa për kufizimin e dozës për individë të cilët ekspozohen ndërkohë që janë duke ndihmuar vullnetarisht në përkujdesin e pacientëve?

d. A janë ekspozimet mjekesore diagnostikuese apo terapeutike të justifikuara duke marre parasysh te mirat dhe riskun ne krahasim me teknikat e tjera qe nuk japin ekspozim mjeksor

Masat për zvogëlimin e gabimeve njerëzore

a. A ka ndodhur ndonjë incident apo situatë emergjente?

Shënim: p.sh dëmtimi i ndonjë burimi radioaktiv, aksident, gabim njerëzor, fatkeqësi apo çdo ngjarje tjetër

b. Në se po, a është përgatitur raporti i investigimit të incidentit apo aksidentit?

c. A është monitoruar niveli i rezatimit të mjedisit ku ka ndodhur incidenti?

d. Çfarë masash janë marrë për të lehtësuar pasojat pas aksidentit? A është rikthyer burimi në kushte të sigurta pas aksidentit?

e. A janë sigururar instrumente të përshtatëshme, sisteme sigurie apo masa proceduriale për të zvogëluar sa më shumë të jetë e mundur gabimin njerëzor që shkakton ekspozime shtesë dhe të paqëllimshme të punonjësve ?

f. Në rast defekti të sistemeve të sigurisë ose të masave të tjera mbrojtëse, a janë planifikuar ndërhyrje ?

0 / 64 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen