Listë vetë-kontrolli64 pyetje
Lista verifikimi për aparaturat me rreze X (Panorameks/Grafi/Skopi)
Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimi
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 64 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Personeli
VKM-së Nr. 10 dt.07.01.2010 Pika 4. Teknik Imazherie
Shënim: Komente (Funksioni, Diploma, Kualifikimet, Vite pune)
(rresht i përmbajtjes. A ka ndryshime në personel, duke e krahasuar me listën që është aprovuar nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet (KMR) në vlerësimin fillestar që është bërë për marrjen e licencës
Inventari i pajisjeve që gjenerojnë rrezatim dhe mjediset e ushtrimit të aktivitetit
VKM-së Nr. 10 dt.07.01.2010 Pika 4. A ka ndonjë ndryshim në inventarin e burimeve apo paisjeve në përdorim krahasuar me listën e burimeve apo pasijeve që është aprovuar nga KMR në momentin e marrjes së licencës
VKM-së Nr. 10 dt.07.01.2010 Pika 4. A ka ndonjë ndryshim ose modifikim që është bërë në mjediset e ushtrimit të aktivitetit me burime radioaktive në ndryshim nga ato të aprovuara nga KMR (p.sh ndryshimin apo rikonstruksionin e kabinetit, në paisjet mbrojtëse etj)
Detyrimet e punëdhënësit për marrjen e masave mbrojtëse
neni 24. a) A është drejtuesi (punëdhënësi), apo Oficeri i mbrojtjes nga rrezatimet(OMR) i njohur me kërkesat e Komisionit te Mbrojtjes nga Rrezatimet (KMR) dhe kushtet e licencës?
neni 5 pika 7. b) A ka siguruar drejtuesi nivel të përshtatshëm të stafit punonjës (arsimimi, trajnimet e duhura,) ?
neni 24 pika 1. c) A ka siguruar drejtuesi mjete të mjaftueshme për sigurimin e një pune të sigurtë të personelit?
Neni 24 pika 4/f. d) A administron drejtuesi dokumentacionin e mjaftueshëm për radiombrojtjen (licencë, rregulloren e brendëshme, plan emergjencash, kontrata me IFBZ, inventarin e burimeve, plan i trajnimeve të personelit (në kohë dhe para) etj ?)
neni 32 pika ½. e) A mban drejtuesi në mënyrë sistematike dokumentacionin e nevojshëm për mbrojtjen e personelit (monitorimi periodik i dozimetrave nga IFBZ, analizat periodike mjeksore, trajnimet periodike,) ?
neni 24 pika 2 / 4. f) A ka mbikqyrje të mjaftueshme nga punëdhënësi që siguron ndjekjen e rregullave, zbatimin e procedurave, masave mbrojtëse, kushteve të sigurisë, për të cilat kanë dhe vetë përgjegjësi dhe detyrime për mbrojtjen e tyre dhe të personave të tjerë?
neni 24 pika 8, neni 25 pika 2. g) A ka marrë në konsideratë punëdhënësi raportimet (vërejtje, ankimime) nga punëmërrësit për mosplotësimin e standarteve të mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese?
Neni 25, pika 1/a. g) A janë punonjësit të instruktuar në zbatimin e procedurave?
Sistemi i sinjalizimit
VKM Nr. 801. a) A ka shenja sinjalizuese, tabela paralajmëruese me shpjegimet perkatese, simboli i radioaktivitetit, tabela “rrezik rrezatimi” në vendet ku punohet me paisjet që gjenerojnë rreze X?
neni 28 pika 4/c. b) A ka sistem sinjalizimi dritor apo zanor që sinjalizojnë kur paisjet janë në punë?
neni 28 pika 4/c. c) A ka sistem sinjalizimi (alarmi) në rast avarie?
Mbrojtja e punëmarrësit
Kodi I Praktikës Nr. 804/2 datë 15.03.2005. a) A është mbrojtja e përshtatshme (veshja me shtresa plumbi, trashësia e mureve, dyerve te kabineteve dhe vendeve ku punohet me paisjet që gjenerojnë rreze X), për tipin dhe intesitetin e rrezatimit të prodhuara nga pajisja?
Kodi I Praktikës Nr. 804/2. b) A janë të përshtatshme mjediset ku janë montuar ose mjediset ku operohet me paisjet dhe orientimi i tyre?
Kodi I Praktikës Nr. 804/2. c) A ekziston aspirimi në vendet ku punohet me paisjet që gjenerojnë rreze X?
Kodi I Praktikës Nr. 804/2. d) A është mbrojtja e përdoruesit të pajisjes e përshtatëshme, i përmbush standartet?
VKM Nr. 801 neni 29 pika 6. e) A kanë në përdorim mjete mbrojtëse? (barrierat mbrojtëse lëvizëse, veshje mbrojtëse, përparëset e plumbit,dorrezat e plumbit, etj.)
VKM Nr. 801 neni 29 pika 6. f) A përdoren pajisjet dhe mjetet mbrojtëse?
Klasifikimi i zonave
VKM Nr. 801 neni 28. a) A janë zonat e kontrolluara të përcaktuara dhe të shënuara ku doza ambientale vjetore është më e madhe se 6 mSv/vit.
neni 28. b) A janë vendosur tabelat përkatëse në pikat e hyrjes, për rezikun e rezatimit, ndalimin e hyrjes të personave të paautorizuar dhe instruksione të përshtatëshme
neni 29. c) A jane zonat e mbikqyrura të shënuara dhe të përcaktuara
neni 29. d) A janë vendosur tabelat përkatëse në pikat e hyrjes, për rezikun e rezatimit, ndalimin e hyrjes të personave të paautorizuar dhe instruksione të përshtatëshme?
Rregullat e brendshme të punës dhe zbatimi i tyre
neni 29, pika 5. A janë rregullat të shkruara dhe të afishuara në mjediset e punës dhe a njihen dhe zbatohen këto rregulla?
neni 29, pika 5. A perfshijne rregullat nivelet e investigimit dhe nivelet e autorizuara dhe procedurat qe duhet te ndiqen kur nje nivel kalohet
Monitorimi i ekspozimit të personelit
Neni 31/ pika 4/a. a) A kanë punonjësit dozimetra personalë ?
Neni 31/ pika 4/a. b) A i përdorin dozimetrat dhe i vendosin si duhet ?
Neni 31/ pika 4/a. c) A monitorohen nga IFBZ në afatet e përcaktuara ?
Neni 31 pika 3. d) A monitorohen në mënyrë sistematike mjediset e kabineteve ku ri personeli për nivelin e rrezatimit?
Neni 32 pika 2. e) A ruhen të dhënat e ekspozimeve për çdo punëmarës (deri kur punëmarrësi mbush 75 vjeç dhe jo më pak se 30 vjet nga largimi I punëmarrësit nga puna)?
Matjet e kryera gjatë inspektimit
Ligji nr. 8025 Neni 8. Matjet e kryera gjatë inspektimit (Tipi/nr modelit te aparatit matës): Rezultati i matjeve
Shënim: Komente (Tipi/nr modelit te aparatit matës): Rezultati i matjeve:
Ligji nr.8025 Neni 10. A përputhen matjet e bëra nga inspektori, Institucioni i autorizuar, llogaritjet e ekspertit me kërkesat rregullatore?
Siguria-teknike
VKM Nr. 801 Neni 24. a) A ka një person përgjegjës për mbrojtjen nga rezatimet? A i ka të qarta detyrat dhe i ka zbatuar ato?
Neni 24. b) A është personi përgjegjës për mbrojtjen nga rezatimet në dijeni të aktivitetit të secilit punonjës që punon me paisje që gjenerojnë rrezatim X?
Neni 24. c) A bën personi përgjegjës për mbrojtjen nga rezatimet mbikqyrjen e vazhdueshme të punonjësve, siguron ndjekjen e rregullave, zbatimin e procedurave, masave mbrojtëse, si dhe zbatimin e kushteve të sigurisë?
Neni 24. d) A mban personi përgjegjës për mbrojtjen nga rezatimet të dhëna të mjaftueshme për të siguruar mbrojtje të publikut dhe të punonjësve?
Aksesi i vizitorëve
Neni 39. a) A shoqërohen vizitorët që hyjnë në zonat e kontrolluara?
Neni 39. b) A i jepet informacion i mjaftueshëm vizitorëve që hyjnë në zonat e kontrolluara?
Neni 39. c) A ekzistojnë kontrolle të mjaftueshme mbi hyrjen në zonat e kontrolluara dhe të mbikqyrura si dhe shënja të përshtatëshme?
Monitorimi i ekspozimit të publikut
Neni 32, pika 1. A janë bërë matje periodike nga stafi ose ekspertë për matjen e fuqisë së ekspozimit në zonat publike pranë vendeve ku punohet me paisje që gjenerojnë rreze X?
Neni 24, pika 4/b. b) A është mbrojtja dhe masat e tjera mbrojtëse të optimizuara për të kufizuar ekspozimet e popullatës ndaj ekspozimeve të jashtme?
Justifikimi
Neni 47, pika 2. a) A ka pacienti rekomandim nga mjeku specialist për të bërë ekspozim mjeksor, diagnostikues, terapeutik?
Neni 48, pika 2. b) A janë ekspozimet mjekesore diagnostikuese,terapeutike apo çdo lloj tjetër ekspozimi të justifikuara duke marre parasysh te mirat dhe riskun ne krahasim me teknikat e tjera qe nuk japin ekspozim mjeksor?
Konsiderata
Neni 51, pika 1/b. a) A sigurojnë mjekët radiologë përdorimin e pajisjes së duhur që ekspozimi i pacientëve të jetë në minimumin e nevojshëm për të arritur objektivin diagnostik dhe a marrin parasysh, informacione nga ekzaminimet e mëparshme për të shmangur ekzaminimet shtesë të panevojshme ?
Neni 51, pika 1/b. b) A zgjedhin mjekët dhe laborantët parametra të tilla që kombinimi i tyre të prodhojë ekspozim në minimum të pacientëve kjo në përputhje me cilësi të pranueshme të imazhit dhe qëllimeve klinike të ekzaminimit?
Neni 51, pika 4/d. c) A shmangen ekzaminimet radiologjike që shkaktojnë ekspozime të abdonemit apo të pelvisit (legenit) të grave që janë shtatzëna, apo që ka të ngjarë të jenë shtatëzëna?
Neni 54. d) A janë të përcaktuara dhe të dokumentuara për një pacient të rritur me madhësi tipike vlerat e dozave në siperfaqen hyrëse, produkti dozë sipërfaqe, fuqia e dozës apo dozat në organe ?
Kontrolli teknik
Pika 4.5a VKM Nr 404 datë 18.6.2014. A është kryer procesi I kontrollit teknik për paisjet sic përshkruhet në kërkesat rregullatore?
Dozimetria klinike
Neni 53. A janë dozat e absorbuara të përcaktuara dhe të dokumentuara?
Sigurimi i Cilësisë
Neni 55, pika 2. a) Matjet dhe verifikimet e parametrave fizikë në momentin e fillimit të aktivitetit dhe periodikisht më pas?
Neni 55, pika 2. b) Verifikimin e kalibrimit dhe kushteve të duhura të punës të paisjeve dozimetrike dhe monitorizuese?
Masat për zvogëlimin e gabimeve njerëzore
Neni 60, pika 2/ ç. A ka ndodhur ndonje incident apo aksident? (dëmtimi i pajisjes, aksident, gabim njerëzor, fatkeqësi apo çdo ngjarje tjetër me mundësinë për ti shkaktuar pacientit/objektit një ekspozim shumë të ndryshëm nga ai i parashikuar?)
Neni 60, pika 2/ ç. a) Në se po, a është përgatitur raporti i investigimit të incidentit apo aksidentit?
Neni 60, pika 2/ a. b) Në rast të ekspozimeve mjeksore aksidentale, a është llogaritur dhe vlerësuar doza e marrë nga pacienti?
Neni 60, pika 2/ b. c) Ajanë marrë masa për t’u mos u përsëritur incidenti?
NNeni 60, pika 2/ d. d) A është lajmëruar KMR ?
Neni 60, pika 2/ dh. e) A është informuar pacienti?
Neni 60, pika 1/dh. f) A ka dëmtime të pjesshme të paisjeve që ndikonë në cilësinë e ekzaminimit?
Neni 51, pika 1/b. g) A mbahet në nivelet më të ulëta që mund të arihet, fuqia e ekspozimit jashtë zonës së ekspozimit, për shkak të shpërhapjes së rezatimit?
Kushtet teknike
Kodi I Praktikës Nr. 804/2. A plotësohen disa kushte teknike si: sigurimi i mekanizmit të kontrollit të tufës rrezatuese, ekspozimi të jetë i kufizuar sa të jetë i mundur me përdorimin e pajisjes kolimuese, fusha rrezatuese brenda zonës së ekzaminimit të jetë praktikisht uniforme, etj?
VKM nr. 404 dt. 18.06.2014. h) A janë instaluar aparaturat radiologjike sipas kushteve teknike të parashikuara në VKM nr. 404 dt. 18.06. 2014 ?
neni 3 të Ligjit 9973 dt. 28.07 2008. i) A ekziston një procedurë e kontrollit teknik, e riparimit dhe e mirëmbajtjes në mënyrë sistematike e aparaturave radiologjike (dokumentacioni)?
0 / 64 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
