Listë vetë-kontrolli72 pyetje
Lista e Kontrollit për Burime Radioaktive të Hapura
Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimi
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 72 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Detyrimet e punëdhënësit në lidhje me masat mbrojtëse
a. A është drejtuesi (punëdhënësi), apo Oficeri i mbrojtjes nga rrezatimet OMR i njohur me kërkesat e Komisionit te Mbrojtjes nga Rrezatimet (KMR) dhe kushtet e licencës?
b. A ka siguruar drejtuesi nivel të përshtatshëm të stafit punonjës (arsimimi, trajnimet e duhura)?
c. A ka siguruar drejtuesi mjete të mjaftueshme për sigurimin e një pune të sigurtë të personelit?
d. A administron drejtuesi dokumentacionin e mjaftueshëm për radiombrojtjen (licencë, rregulloren e brendëshme, plan emergjencash, kontrata me IFBZ, inventarin e burimeve, plan i trajnimeve të personelit etj)?
e. A mban drejtuesi në mënyrë sistematike dokumentacionin e nevojshëm për mbrojtjen e personelit (monitorimi periodik i dozimetrave nga IFBZ, analizat periodike mjekësore, trajnimet periodike)?
f. A kanë punëmarrësit mbikqyrje të mjaftueshme që siguron ndjekjen e rregullave, të procedurave, masave mbrojtëse, kushtet e sigurisë?
g. A ka marrë në konsideratë punëdhënësi raportimet (vërejtje, ankimime) nga punëmarrësit për mosplotësimin e standarteve të mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese?
g. A janë punonjësit të instruktuar në zbatimin e procedurave?
Sistemi i sinjalizimit
a. A ka shënja sinjalizuese, tabela paralajmëruese me shpjegimet përkatëse, simboli i radioaktivitetit, tabela “rrezik rrezatimi”, postera, etj. në mjediset ku mbahen burimet radioaktive apo në mjediset e ushtrimit të veprimtarisë?
b. A ka sistem sinjalizimi dritor apo zanor që sinjalizojnë kur aparaturat janë në punë?
c. A ka sistem sinjalizimi (alarmi) në rast avarie?
Mbrojtja e punëmarrësit
a. A ka siguruar punëdhënësi pajisjet e nevojshme mbrojtëse dhe pajisjet monitoruese, si dhe instruksionin për përdorimin e tyre?
stbik. A janë të përshtatëshme mjediset ku kryhet veprimtaria me burimet radioaktive?
stci. A ekziston aspirimi në kabinetet e mjeksisë bërthamore (sidomos në dhomën e nxehtë)?
d. A kanë në përdorim mjete personale mbrojtëse? (barrierat mbrojtëse lëvizëse, përparëset e plumbit, dorrezat e plumbit, syzet mbrojtëse, pinceta, gërshërë etj.)
e. A përdoren nga punëmarrësit pajisjet dhe mjetet mbrojtëse?
Klasifikimi i zonave
a. A janë zonat e kontrolluara të përcaktuara dhe të shënuara ku doza ambientale vjetore është më e madhe se 6 mSv/vit?
b. A janë vendosur tabelat përkatëse në pikat e hyrjes, për rrezikun e rrezatimit, ndalimin e hyrjes të personave të paautorizuar dhe instruksione të përshtatshme?
c. A janë zonat e mbikqyrura të shënuara dhe të përcaktuara?
d. A janë vendosur tabelat përkatëse në pikat e hyrjes, për rrezikun e rrezatimit dhe instruksione të përshtatshme?
Rregullat e brendshme të punës dhe zbatimi i tyre
a. A janë rregullat të shkruara dhe të afishuara në mjediset e punës?
b. A përfshijnë rregullat nivelet e investigimit dhe nivelet e autorizuara si dhe procedurat që duhet të ndiqen kur një nivel kalohet?
c. A njihen dhe zbatohen rregullat që përmban Rregullorja e punës dhe plani i emergjencave?
Monitorimi i ekspozimit të personelit
a. A kanë punonjësit dozimetra personalë?
b. A i përdorin dozimetrat dhe i vendosin si duhet?
c. A monitorohen nga IFBZ në afatet e përcaktuara?
d. A monitorohen në mënyrë sistematike mjediset e kabineteve ku ri personeli për nivelin e rrezatimit?
e. A ruhen të dhënat e ekspozimeve për çdo punëmarës (jo më pak se 30 vjet nga largimi nga puna)?
Matjet e kryera gjatë inspektimit
1. A përputhen matjet e bëra nga inspektori, Institucioni i autorizuar, llogaritjet e ekspertit me kërkesat rregullatore?
Siguria-teknike
a. A ka një person përgjegjës për mbrojtjen nga rezatimet, apo OMR, I ka të qarta detyrat dhe i ka zbatuar ato?
b. A është OMR në dijeni të aktivitetit të secilit punonjës që përdorin burime të rrezatimit jonizues?
c. A bën OMR mbikqyrjen e vazhdueshme të punonjësve, që siguron ndjekjen e rregullave, të procedurave, masave mbrojtëse, si dhe kushtet e sigurisë?
d. A mban OMR të dhëna të mjaftueshme për të siguruar mbrojtje të publikut dhe të punonjësve?
Aksesi i vizitorëve
a. A shoqërohen vizitorët që hyjnë në zonat e kontrolluara?
b. A i jepet informacion i mjaftueshëm vizitorëve që hyjnë në zonat e kontrolluara?
c. A ekzistojnë kontrolle të mjaftueshme mbi hyrjen në zonat e kontrolluara dhe të mbikqyrura si dhe shënja të përshtatshme?
Monitorimi i ekspozimit të publikut
a. A janë bërë matje periodike nga stafi ose ekspertë për matjen e fuqisë së ekspozimit në zonat publike pranë vendeve ku punohet me burime radioactive të mbyllura?
b. A është mbrojtja dhe masat e tjera mbrojtëse të optimizuara për të kufizuar ekspozimet e popullatës ndaj ekspozimeve të jashtme?
Mbetjet Radioaktive dhe trajtimi i tyre
a. A ruhen mbetjet radioaktive në një vend të paracaktuar dhe a është i sigurt?
b. A janë marrë masat për të trasferuar mbetjet radioaktive në vendin e autorizuar për trajtimin e tyre në fund të përdorimit?
c. Nëse ndonjë burim i hapur nuk është më në përdorim dhe është magazinuar a ka institucioni i autorizuar planin për një transferim të shpejtë ose për trajtim të shpejtë të burimit?
c. A monitorohen periodikisht shkarkimet radioaktive në natyrë që të mbahen në nivelet më të ulëta të mundëshme nën kufijtë e autorizuara të shkarkimeve?
d. A kryhen matje para shkarkimeve për të siguruar që derdhjet e shkarkimeve radioaktive në mjedis janë brenda limiteve të lejuara të shkarkimit dhe a rregjistrohen këto matje?
6. A ka dokumentacion për shkarkimet në natyrë të mbetjeve radioaktive të rregjistruara sipas formatit të Aneksit IV të VKM nr. 638?
Plani i emergjencës radiologjike
a. A ekziston një plan i shkruar emergjence?
b. A testohet dhe rinovohet periodikisht plani i emergjencës?
d. A i kanë të përcaktuara punonjësit detyrat e tyre në rast emergjence me burimin radioaktiv dhe a kanë trajnimin e nevojshëm?
Justifikimi
a. A ka pacienti rekomandim nga mjeku specialist për të bërë ekspozim mjekësor, diagnostikues apo terapeutik?
b. A bëhet instruktimi i pacientëve përpara ekzaminimit, a ka dokumentacion?
c. A merren masa për kufizimin e dozës për individë të cilët ekspozohen ndërkohë që janë duke ndihmuar vullnetarisht në përkujdesjen e pacientëve?
d. A janë ekspozimet mjekësore diagnostikuese apo terapeutike të justifikuara duke marrë parasysh të mirat dhe riskun në krahasim me teknikat e tjera që nuk japin ekspozim mjekësor?
Konsiderata
1. A sigurojnë mjekët përdorimin e radionuklidëve të duhur që ekspozimi i pacientëve të jetë në minimumin e nevojshëm për të arritur objektivin diagnostik dhe a marrin parasysh informacione nga ekzaminimet e mëparshme për të shmangur ekzaminimet shtesë të panevojshme?
2. A zgjedhin mjekët dhe laborantët radiofarmaceutikatët më të mirë për të arritur ekspozimin minimal në përputhje me kërkesat e veçanta për fëmijët dhe për pacientët me dëmtime të funksionit të organeve?
c. A shmanget administrimi i radionuklideve për procedurat diagnostikuese apo radioterapeutike te gratë që janë shtatzëna, apo që ka të ngjarë të jenë shtatëzëna?
d. Për nënat me fëmijë në gji a rekomandohet ndërprerja e ushqimit me gji derisa radiofarmaceutikati të sekretohet në atë masë që vlerësohet si dozë e pranueshme për fëmijën?
e. A zbatohet dhënia e radionuklideve fëmijëve për procedura diagnostike dhe a është sasia e radioaktivitetit e dhënë në përputhje me peshën dhe sipërfaqen e trupit apo ndonjë tjetër kriter i përshtatshëm?
Kalibrimi
a. A është kalibrimi i burimeve të përdorura në ekspozimet mjekësore objekt i laboratorit të standarteve dozimetrike?
b. A kalibrohen burimet e hapura sipas aktivitetit të radiofarmaceutikatit që do të jepet me aktivitetin e përcaktuar dhe të regjistruar në momentin e dhënies?
Shënim: Legal basis text present but row not labeled with explicit 'A' nr.
Dozimetria klinike
a. A janë dozat e absorbuara të përcaktuara dhe të dokumentuara?
Sigurimi i Cilësisë
a. Matjet dhe verifikimet e parametrave fizikë në momentin e fillimit të aktivitetit dhe periodikisht më pas?
b. Verifikimin e kalibrimit dhe kushteve të duhura të punës të paisjeve dozimetrike dhe monitorizuese?
Doza kufizuese
a. A janë dokumentuar dozat kufizuese për individë që kanë dijeni, që ekspozohen dhe që vullnetarisht kujdesen dhe ndihmojnë në mbarëvajtjen e pacientëve që janë në trajtim mjekësor?
b. A monitorohen pacientët përpara se të dalin nga spitali për nivelin e rezatimit? A u jepen instruksione më shkrim për kontaktet me persona të tjerë?
Aksidentet
1. A ka ndodhur ndonje incident apo aksident?
a. Në se po, a është përgatitur raporti i investigimit të incidentit apo aksidentit?
b. A është monitoruar niveli i rezatimit të mjedisit ku ka ndodhur incidenti?
c. Në rast të ekspozimeve mjeksore aksidentale. A është llogaritur dhe vlerësuar doza e marrë nga pacienti?
d. A janë zbatuar të gjitha masat korrektuese që janë nën përgjegjësinë e punëdhënësit?
c. A janë marrë masa për t’u mos u përsëritur incidenti?
d. A është lajmëruar KMR?
e. A është infomruar pacienti dhe mjeku për këtë incident?
f. A ka dëmtime të pjesshme të paisjeve që ndikonë në cilësinë e ekzaminimit?
0 / 72 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
