Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli20 pyetje

Lista e kontrollit për aparaturat me rreze X (grafi dentare / densitometër)

Pyetje verifikimi në lidhje me licencimin, inventarin, dokumentacionin, sinjalizimin, mbrojtjen e punëmarrësve dhe monitorimin e ekspozimeve.

Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimi

Detyrimet e punëdhënësit për marrjen e masave mbrojtëse

a. A është drejtuesi (punëdhënësi), apo Oficeri i mbrojtjes nga rrezatimet OMR i njohur me kërkesat e Komisionit te Mbrojtjes nga Rrezatimet (KMR) dhe kushtet e licencës?

b. A ka siguruar drejtuesi nivel të përshtatshëm të stafit punonjës (arsimimi, trajnimet e duhura)?

c. A ka siguruar drejtuesi mjete të mjaftueshshme për sigurimin e një pune të sigurtë të personelit?

d. A administron drejtuesi dokumentacionin e mjaftueshëm për radiombrojtjen (licencë, rregulloren e brendëshme, plan emergjencash, kontrata me IFBZ, inventarin e burimeve, plan i trajnimeve të personelit etj)?

f. A kanë punonjësit mbikqyrje të mjaftueshme që siguron ndjekjen e rregullave, procedurave, masave mbrojtëse dhe kushteve të sigurisë?

g. A ka marrë në konsideratë punëdhënësi raportimet (vërejtje, ankimime) nga punëmarrësit për mosplotësimin e standarteve të mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese?

g. A janë punonjësit të instruktuar në zbatimin e procedurave?

Sistemi i sinjalizimit

a. A ka shenja sinjalizuese, tabela paralajmëruese, simbolin e radioaktivitetit, tabela “rrezik rrezatimi”, postera etj. në koridoret dhe mjediset e kabineteve të imazherisë apo vendet ku punohet me paisjet që gjenerojnë rreze X?

Mbrojtja e punëmarrësit

1. A janë të përshtatshme mjediset ku janë montuar paisjet dhe orientimi i tyre?

e. A kanë në përdorim mjete mbrojtëse? (përparëset e plumbit dhe paisjet e tjera mbrojtëse)

f. A përdoren pajisjet dhe mjetet mbrojtëse?

Monitorimi i ekspozimit të personelit

1. Matjet e kryera gjatë inspektimit (rezultatet dhe komentet)

Shënim: Komente (Tipi/nr modelit te aparatit matës): Rezultati i matjeve

Monitorimi i ekspozimit të publikut

1. Matjet e kryera gjatë inspektimit (rezultatet dhe komentet)

Shënim: Komente (Tipi/nr modelit te aparatit matës): Rezultati i matjeve

Justifikimi

a. A ka pacienti rekomandim nga mjeku specialist për të bërë ekspozim mjeksor, diagnostikues, terapeutik?

b. A janë ekspozimet mjekesore diagnostikuese, terapeutike apo çdo lloj tjetër ekspozimi të justifikuara duke marre parasysh te mirat dhe riskun ne krahasim me teknikat e tjera qe nuk japin ekspozim mjeksor?

Konsiderata

a. A sigurohet nga personi që operon me paisjen që gjeneron rrezatim X përdorimi i pajisjes së duhur që ekspozimi i pacientëve të jetë në minimumin e nevojshëm dhe a merren parasysh informacionet nga ekzaminimet e mëparshme për të shmangur ekzaminimet shtesë?

c. A shmangen ekzaminimet radiologjike që shkaktojnë ekspozime të abdomenit apo të pelvisit të grave që janë shtatzëna, apo që ka të ngjarë të jenë shtatzëna?

d. A janë të përcaktuara dhe të dokumentuara për një pacient të rritur me madhësi tipike vlerat e dozave në sipërfaqen hyrëse, produkti dozë sipërfaqe, fuqia e dozës apo dozat në organe?

Kontrolli teknik

1. A është kryer procesi i kontrollit teknik për paisjet sipas kërkesave rregullatore?

Masat për zvogëlimin e gabimeve njerëzore

a. A ka dëmtime të pjesshme të paisjeve që ndikojnë në cilësinë e ekzaminimit?

0 / 20 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen