Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli50 pyetje

Lista e Kontrollit për Aparaturat me Rreze X - Radiografi Industriale

Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimi

Detyrimet e punëdhënësit për marrjen e masave mbrojtëse

a. A është drejtuesi (punëdhënësi), i njohur me kërkesat e Komisionit te Mbrojtjes nga Rrezatimet (KMR) dhe kushtet e licencës?

b. A ka siguruar drejtuesi nivel të përshtatshëm të stafit punonjës (arsimimi, trajnimet e duhura,)?

c. A ka siguruar drejtuesi mjete të mjaftueshshme për sigurimin e një pune të sigurtë të personelit?

d. A administron drejtuesi dokumentacionin e mjaftueshëm për radiombrojtjen (licencë, rregulloren e brendëshme, plan emergjencash, kontrata me IFBZ, inventarin e burimeve, plan i trajnimeve të personelit etj)?

e. A mban drejtuesi në mënyrë sistematike dokumentacionin e nevojshëm për mbrojtjen e personelit (monitorimi periodik i dozimetrave nga IFBZ, analizat periodike mjeksore, trajnimet periodike)?

f. A ka mbikqyrje të mjaftueshme nga punëdhënësi që siguron ndjekjen e rregullave, zbatimin e procedurave, masave mbrojtëse, kushteve të sigurisë?

g. A ka marrë në konsideratë punëdhënësi raportimet (vërejtje, ankimime) nga punëmarrësit për mosplotësimin e standarteve të mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese?

g. A janë punonjësit të instruktuar në zbatimin e procedurave?

Sistemi i sinjalizimit

a. A ka shenja sinjalizuese, tabela paralajmëruese me shpjegimet përkatëse, simboli i radioaktivitetit, tabela “rrezik rrezatimi” në vendet ku punohet me paisjet që gjenerojnë rreze X?

b. A ka sistem sinjalizimi dritor apo zanor që sinjalizojnë kur paisjet janë në punë?

c. A ka sistem sinjalizimi (alarmi) në rast avarie?

Mbrojtja e punëmarrësit

a. A sigurohet mbrojtja e përshtatshme sipas legjislacionit në fuqi e vendeve ku punohet me paisjet që gjenerojnë rreze X, për tipin dhe intesitetin e rrezatimit të prodhuar nga pajisja?

b. A janë të përshtatshme mjediset ku janë montuar ose mjediset ku operohet me paisjet dhe orientimi i tyre?

c. A ekziston aspirimi në vendet ku punohet me paisjet që gjenerojnë rreze X?

d. A janë siguruar pajisjet e nevojshme mbrojtëse dhe pajisjet monitoruese për mbrojtjen e përdoruesit?

e. A ka siguruar punëdhënësi pajisje personale mbrojtëse të përshtatshme dhe që përmbushin standardet e nevojshme?

f. A përdoren pajisjet dhe mjetet mbrojtëse?

Klasifikimi i zonave

a. A janë zonat e kontrolluara të përcaktuara nëpërmjet mjeteve fizike apo mjete të tjera të përshtatshme dhe të shënuara ku doza ambientale vjetore është më e madhe se 6 mSv/vit?

b. A janë vendosur tabelat përkatëse në pikat e hyrjes, për rezikun e rezatimit, ndalimin e hyrjes të personave të paautorizuar dhe instruksione të përshtatshme?

c. A jane zonat e mbikqyrura të përcaktuara dhe të shënuara?

d. A janë vendosur tabelat përkatëse në pikat e hyrjes, për rezikun e rezatimit, ndalimin e hyrjes të personave të paautorizuar dhe instruksione të përshtatshme?

Rregullat e brendshme të punës dhe zbatimi i tyre

a. A janë rregullat dhe procedura lokale, protokolle, që janë të nevojshme për të siguruar një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes dhe sigurisë për punëmarrësit dhe për persona të tjerë të përcaktuara me shkrim?

b. A perfshijne rregullat nivelet e investigimit ose nivelet e autorizuara dhe procedurat qe duhet te ndiqen kur nje nivel kalohet?

c. A njihen dhe zbatohen rregullat që përmban Rregullorja e punës dhe plani i emergjencave?

Monitorimi i ekspozimit të personelit

a. A kanë punonjësit dozimetra personalë?

b. A i përdorin dozimetrat dhe i vendosin si duhet?

c. A monitorohen nga IFBZ në afatet e përcaktuara?

e. A ruhen të dhënat e ekspozimeve për çdo punëmarës (deri kur punëmarrësi mbush 75 vjeç dhe jo më pak se 30 vjet nga largimi i punëmarrësit nga puna)?

Matjet e kryera gjatë inspektimit

?. A përputhen matjet e bëra nga inspektori, Institucioni i autorizuar, llogaritjet e ekspertit me kërkesat rregullatore?

Shënim: (Matjet e kryera gjatë inspektimit)

Siguria-teknike

a. A ka një person përgjegjës për mbrojtjen nga rezatimet? A i ka të qarta detyrat dhe i ka zbatuar ato?

b. A është punëdhënësi në dijeni të aktivitetit të secilit punonjës që punon me paisje që gjenerojnë rrezatim X dhe a siguron që çdo veprimtari e cila përmban ekspozime profesionale, mbikqyret në mënyrë të përshtatshme?

c. A I bën të njohur punëdhënësi rregullat dhe procedurat lokale, si dhe masat mbrojtëse dhe dispozitat e sigurisë, punëmarrësve dhe personave të tjerë që mund të ndikohen prej tyre?

d. A mban personi përgjegjës për mbrojtjen nga rezatimet të dhëna të mjaftueshme për të siguruar mbrojtje të publikut dhe të punonjësve?

Aksesi i vizitorëve

a. A shoqërohen vizitorët që hyjnë në zonat e kontrolluara?

b. A i jepet informacion i mjaftueshëm vizitorëve që hyjnë në zonat e kontrolluara?

c. A ekzistojnë kontrolle të mjaftueshme mbi hyrjen në zonat e kontrolluara dhe të mbikqyrura si dhe shënja të përshtatshme?

Monitorimi i ekspozimit të publikut

a. A janë bërë matje periodike nga stafi ose ekspertë për matjen e fuqisë së ekspozimit në zonat publike pranë vendeve ku punohet me paisje që gjenerojnë rreze X?

b. A është mbrojtja dhe masat e tjera mbrojtëse të optimizuara për të kufizuar ekspozimet e popullatës ndaj ekspozimeve të jashtme?

Kalibrimi

?. A është kalibrimi i paisjeve të përdorura në ekspozimet mjekësore objekt i laboratorit të standarteve dozimetrike?

Sigurimi i Cilësisë

a. Matjet dhe verifikimet e parametrave fizikë në momentin e fillimit të aktivitetit dhe periodikisht më pas?

b. Verifikimin e kalibrimit dhe kushteve të duhura të punës të paisjeve dozimetrike dhe monitorizuese?

Masat për zvogëlimin e gabimeve njerëzore

?. A ka ndodhur ndonje incident apo aksident? (dëmtimi i pajisjes, aksident, gabim njerëzor, fatkeqësi apo çdo ngjarje tjetër me mundësinë për ti shkaktuar pacientit/objektit një ekspozim shumë të ndryshëm nga ai i parashikuar?)

a. Në se po, a është përgatitur raporti i investigimit të incidentit apo aksidentit?

b. Në rast të ekspozimeve mjeksore aksidentale, a është llogaritur dhe vlerësuar doza e marrë nga pacienti?

c. Ajanë marrë masa për t’u mos u përsëritur incidenti?

d. A është lajmëruar KMR ?

e. A është informuar publiku?

f. A ka dëmtime të pjesshme të paisjeve që ndikonë në cilësi?

g. A mbahet në nivelet më të ulëta që mund të arrihet, fuqia e ekspozimit jashtë zonës së ekspozimit, për shkak të shpërhapjes së rezatimit?

i. A ekziston një procedurë e kontrollit teknik, e riparimit dhe e mirëmbajtjes në mënyrë sistematike e aparaturave radiologjike (dokumentacioni)?

0 / 50 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen