Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli15 pyetje

Inspektim mbi mbrojtjen e Faunës së egër

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Pyetje të përgjithshme

1. A është bërë ushtrimi i veprimtarive për shumimin e llojeve të faunës së egër për qëllime tregtimi, në kundërshtim me dispozitat e pikës 2, të nenit 28, të këtij ligji?

2. A ka shtim dhe riprodhimi i llojeve, me qëllim rishpërndarjen e tyre, në kundërshtim me dispozita të pikës 1, të nenit 28, të këtij ligji?

3. A ka kryqëzim të individëve të llojeve të ndryshme, në kundërshtim me dispozitat e pikës 8, të nenit 19, të këtij ligji?

4. A ka mbajtje në robëri, në lokale, e individëve të llojeve të egra, që janë kapur në gjendje të egër, në kundërshtim me dispozitat e pikës 1, të nenit 19, të këtij ligji?

5. A ka mbajtje nga trupat e cirqeve apo nga zooparqet e individëve të llojeve të egra, që janë kapur në gjendje të egër, në kundërshtim me dispozita të pikës 1, të nenit 19, të këtij ligji?

6. A ka sjellje mizore ndaj individëve, që mbahen në robëri, në kundërshtim me dispozitat e pikës 2, të nenit 19, të këtij ligji?

7. A ka kapje të shpendëve në kohën kur u bien pendët, kur kanë ngrirë nga të ftohtët, si dhe kapja e llojeve të faunës së egër gjatë përmbytjeve, zjarreve e fatkeqësive të tjera natyrore, në kundërshtim me dispozitat e nenit 13, të këtij ligji?

8. A ka prishje të çerdheve, dëmtime, mbledhje dhe marrje të vezëve dhe e të porsalindurve, vrasje ose nxjerrje nga strofka dhe shfarosjen e atyre që ndodhen në to, në kundërshtim me dispozitat e nenit 13, të këtij ligji?

9. A ka kapje apo vrasje e individëve të faunës së egër, kur ato ndodhen në kushte të vështira, si pasojë e ngricave, përmbytjeve, zjarreve e fatkeqësive të tjera natyrore, në kundërshtim me dispozita të pikës 3, të nenit 19 të këtij ligji?

10. A ka shkatërrim të habitateve e të kushteve të shumimit të faunës së egër, në kundërshtim me dispozita të pikës 4, të nenit 19, të këtij ligji?

11. A ka ekspozim në lokale të individëve të balsamosur ose i pjesëve të tyre, kur u përkasin llojeve të mbrojtura, në kundërshtim me dispozitat e pikës 6, të nenit 19, të këtij ligji?

12. A ka shfarosje të llojeve të faunës së egër dhe e popullatave të tyre, në kundërshtim me dispozita të pikës 7 dhe 10, të nenit 19, të këtij ligji?

13. A ka klonim të kryer, në kundërshtim me dispozitat e pikës 9 të nenit 19, të këtij ligji?

14. A ka kryerje të veprimtarive, që shkatërrojnë llojet e mbrojtura dhe endemike, që zvogëlojnë numrin e popullatave të tyre, që prishin habitatet ose kushtet e shumimit, në kundërshtim me dispozita të nenit 7, të këtij ligji?

15. A ka braktisje të individëve të llojeve, që janë mbajtur më parë në robëri, në kundërshtim me dispozita të pikës 3, të nenit 27, të këtij ligji?

0 / 15 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen