Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli21 pyetje

LISTË VERIFIKIMI-PËR BURIMET UJORE

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

1. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME TË SUBJEKTIT

1. A zhvillohet veprimtari pa lejen apo autorizimin përkatës në zonat e mbrojtjes higjieno-sanitare, në kundërshtim me parashikimet e nenit 32 pika 4 të këtij ligji?

2. A kryhet injektim i ndotësve në ujërat nëntokësore, në kundërshtim me parashikimet e nenit 65 pika 1 të këtij ligji?

Pyetje të përgjithshme

3. A kryhen shkarkime në ujëra, tokë, nëntokë apo gropa në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në kundërshtim me parashikimet e nenit 80 të këtij ligji?

4. A kryhet veprimtaria sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në planet e menaxhimit të riskut nga përmbytjet apo në grupin e planeve të menaxhimit të koordinuar në nivelin e rajonit të basenit ujor, në përputhje me parashikimet e nenit 125 të këtij ligji?

5. A lejohet sasia e prurjes minimale ekologjike në çdo trup ujor natyror, në përputhje me parashikimet e nenit 133 të këtij ligji?

6. A ushtron aktivitet me leje përdorimi të burimit ujor, në përputhje me parashikimet e nenit 135, pika 1dhe 2 të këtij ligji?

7. A është i pajisur me autorizim për përdorimin e Burimit Ujor, në përputhje me parashikimet e nenit 136, pika 1 të këtij ligji?

8. A është i autorizuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit për ndërtimin e strukturave ankoruese dhe portuale në vijën bregdetare, veprat e mbrojtjes bregdetare dhe ishujt artificial në det, në përputhje me parashikimet e nenit 136, pika 2 të këtij ligji?

9. A është i autorizuar nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore për kërkime, studime dhe eksplorime në ujërat sipërfaqësorë e nëntokësorë edhe kur nuk kanë për objekt ujin në përputhje me parashikimet e nenit 136 pika 4 të këtij ligji?

10. A kryhet shfrytëzim i materialeve inerte që nxjerrin nga shtrati i lumit, përrenjve dhe liqeneve në përputhje me parashikimet e nenit 137, të këtij ligji?

11. A kryhen shpime dhe ndërhyrje në zonat e burimeve ujore kurative, minerale, termo-minerale dhe gjeotermale, si dhe pompimi direkt nga burimi ujor kurativ, minerale, termo-mineral dhe gjeotermal, në përputhje me parashikimet e nenit 140 pika 1 shkronjat "e", "ë" dhe "f" të këtij ligji?

12. A përdoren Burimet Ujore natyrore kurative, minerale, termo-minerale dhe gjeotermale pa lejen e organeve të menaxhimit të burimeve ujore, në përputhje me parashikimet e nenit 140 pika 2 të këtij ligji?

13. A kryhet nga përdoruesi respektimi i kushteve të përgjithshme të lejes apo autorizimit, në përputhje me parashikimet e nenit 144, pika 2, shkronjat "a", "b", "c", "ç" dhe "d". të këtij ligji?

14. A dërgohen të dhëna dhe informacion për përdorimin e burimit ujor, sipas specifikimeve të bëra nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore në mënyrë periodike dhe sa herë që i kërkohet nga organet e ngarkuara për menaxhimin e burimeve ujore, në përputhje me parashikimet e nenit 144, pika 2 shkronja "dh" të këtij ligji?

15. A dorëzohet raporti i përgjithshëm Hidrogjeologjik në lidhje me shpimin nga ana e subjektit pranë Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore në kohë nga shpuesit profesionistë, në përputhje me parashikimet e nenit 147, pika 3 të këtij ligji?

16. A ka paraqitur brenda afatit pas përfundimit pranë Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore në dy kopje relacionin apo raportin hidrogjeologjik të shpimit të hartuar nga shpuesi profesionist, në përputhje me parashikimet e nenit 147, pika 4 të këtij ligji?

17. A kryhet ripërdorimi i ujërave të ndotur me lejen administrative përkatëse, në përputhje me parashikimet e nenit 148, pika 4 të këtij ligji?

18. A kryhen shkarkime të ujërave të ndotura industrial në mjedis, në përputhje me parashikimet e nenit 152, të këtij ligji?

19. A kryhet depozitimi i materialeve dhe substancave, si dhe ndërtimin e objekteve të reja në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, ndërtimin, rindërtimin ose shembjen e objekteve të mbrojtjes së brigjeve apo veprave të tjera në brigje me autorizimet përkatëse, si dhe veprimtaritë e ndaluara në brigje dhe plazhe, në përputhje me parashikimet e nenit 131 pika 3 dhe të neneve 156 e157 të këtij ligji?

20. A kryhet ndërtimi i veprave dhe objekteve për shfrytëzimin e burimeve ujore dhe parandalimin e veprimeve të dëmshme të ujit, që bëhen për shërbime publike me lejen apo autorizimin përkatës, në përputhje me parashikimet e nenit 158, pika 1 të këtij ligji?

21. A është kryer njoftimi i organeve të administrimit apo menaxhimit të burimeve ujore rreth përfundimit të ndërtimit të veprës apo objektit brenda afatit ligjor 30 ditë nga data e përfundimit, në përputhje me parashikimet e nenit 158, pika 2 të këtij ligji?

0 / 21 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen