Listë vetë-kontrolli45 pyetje
Lista Verifikimi për Mbrojtjen e Mjedisit
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 45 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A zbatohen rregullat të mos përzierjes së mbetjeve nga ana e subjektit ?
2. A zbatohen rregullat e operacioneve të sigurta të asgjësimit për mbetjet që nuk rikuperohen?
3. A i trajton mbetjet krijuesi apo mbajtësi i mbetjeve, në përputhje me ligjin?
4. A transferon mbetje krijuesi apo mbajtësi i tyre te një person tjetër që është i autorizuar të marrë atë mbetje?
5. A dërgohen mbetjet që grumbullohen apo transportohen në një instalim trajtimi të përshtatshëm?
6. A grumbullohen, magazinohen apo trajtohen mbetje jo të rrezikshme sipas ligjit ?
7. A merren apo transferohen mbetje jo të rrezikshme me një dokument transferimi mbetjesh?
8. A janë në përputhje me dokumentin e transferimit mbetjet jo të rrezikshme që merren apo transferohen?
9. A ruhen dokumentet e transferimit të mbetjeve jo të rrezikshme nga ana e personit të angazhuar për një periudhë kohe prej të paktën 2 Vjetësh?
10. A i vihen në dispozicion autoriteteve përkatëse dokumentet e dorëzimit të mbetjeve jo të rrezikshme nga ana e personit të angazhuar?
11. A zbatohen nga ana e qeverisjes vendore detyrimet e parashikuara ne nenin 24 te ketij ligji
12. A zbatohen nga ana e qeverisjes vendore detyrimet e parashikuara ne Pika 2, gërma (dh) e nenit 24 te ketij ligji
13. A angazhohet subjekti në hedhjen ne treg,prodhimin ose importin ne R.SH. e qeseve plastike mbajtese te lehta, si dhe qese plastike mbajtese te oxo- degradueshme, sipas ligjit ?
14. A asgjesohen apo menaxhohen nga subjekti NOQ, sipas rregullave të përcaktuara nga Këshilli Ministrave ?
15. A grumbullon, trajton, riciklon apo asgjëson subjekti mbetje baterish dhe akumulatorësh sipas rregullave të përcaktuara nga Këshilli Ministrave ?
16. A hidhen në treg nga subjekti bateri apo akumulatorë sipas kërkesave të përcaktuara nga Këshilli Ministrave?
17. A angazhohet subjekti me automjetet në fund të jetës sipas kritereve dhe standarteve të përcaktuara nga Këshilli Ministrave ?
18. A është i angazhuar subjekti me mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike sipas standarteve të përcaktuara nga K.M.?
19. A kryhet nga subjekti, transportimi dhe asgjesimi i pajisje elektrike dhe elektronike sipas standarteve të përcaktuara në këtë ligj ?
20. A eleminon ose perdor subjekti nenprodukte me origjine shtazore ne përputhje me këtë ligj ?
21. A angazhohet subjekti me mbetjet spitalore ne përputhje me këtë ligj ?
22. A angazhohet subjekti me mbetjet nga ndertimi sipas kritereve dhe standarteve të përcaktuara nga Këshilli Ministrave?
23. A angazhohet subjekti me mbetjet nga industria e dioksidit të titanit në përputhje me parimet e këtij ligji dhe me parashikimet e legjislacionit të posaçëm?
24. A angazhohet subjekti me mbetjet e gjeneruara nga anijet dhe ngarkesat e tyre sipas kritereve dhe standarteve të përcaktuara nga Këshilli Ministrave?
25. A angazhohet subjekti me riciklimin e gomave te përdorura ne përputhje me ligjin?
26. A angazhohet subjekti me parandalimin e djegies të mbetjeve te gomave te përdorura ?
27. A pranohen ne landfill mbetjet që i janë nënshtruar trajtimit, me përjashtim të mbetjeve inerte, për të cilat trajtimi është teknikisht i pamundur, dhe të mbetjeve të tjera kur trajtimi i tyre nuk zvogëlon sasinë e mbetjeve ose rrezikun ndaj mjedisit ose shëndetit të njeriut?
28. A operon landfilli i mbetje sipas rregullave te miratuara nga Këshilli Ministrave ?
29. A zbatohen në një landfill masat ndaluese per mbetjet që nuk plotësojn kriteret e pranimit në landfill?
30. A zbatohen në landfill masat ndaluese per hollimin ose përzierjen e mbetjeve me qëllim plotësimin e kritereve të pranimit të tyre në landfill?
31. A operon lendfilli në përputhje me rregullat dhe procedurat për garancitë financiare, te miratuara nga Keshilli Ministrave?
32. A operon inceneratori sipas rregullave te miratuara nga Keshilli i Ministrave?
33. A zbatohen nga inceneratori kriteret e mos pranimit te mbetjeve që janë grumbulluar në mënyrë të diferencuar për qëllime të përgatitjes për ripërdorim dhe riciklim?
34. A rezulton subjekti ne zbatim te pikes 1 te nenit 72 te ketij ligji?
35. A rezulton subjekti ne zbatim te pikes 2 te nenit 72 te ketij ligji?
36. A tranziton subjekti/personi mbetje jo të rrezikshme përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, me autorizim leshuar nga Ministri pergjegjes?
37. A eksporton subjekti/personi mbetje, te rrezikshme/jo te rrezikshme, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë me autorizim?
38. Personi, që kryen trajtimin e mbetjeve si veprimtari profesionale, a i ruan dokumentet dhe ia vë ato në dispozicion autoriteteve përkatëse?
39. A eshte i pajisur me leje mjedisi personi/subjekti, që kryen trajtimin e mbetjeve si veprimtari profesionale?
40. A transporton personi/subjekti mbetje, me licencë dhe ne perputhje me licencën ?
41. A disponon personi/subjekti licencën për shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me ndikimin në mjedis, me kodin III.2.B, sipas legjislacionit në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë, per Grumbullimi, transportimi, ruajtja, riciklimi, përpunimi, asgjësimi, tregtimi apo ndërmjetësimi për mbetjet?
42. Operatori i një venddepozitimi/landfill-i ekzistues, a plotëson kërkesat e nenit 80 të këtij ligji?
43. A hedh, braktis,depoziton apo gropos individi mbetje ne vende publike e jo publike?
44. A hedh, braktis,depoziton apo gropos personi juridik mbetje ne vende publike e jo publike?
45. A djeg subjekti/personi/individi mbetje?
0 / 45 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
