Listë vetë-kontrolli21 pyetje
Inspektim për gjuetinë
Lista-verifikimi për inspektimin në gjueti (pyetje dhe baza ligjore si të paraqitura në dokument).
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 21 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1.1. A është ushtruar gjueti pa u pajisur me leje gjuetie?
1.2. A është ushtruar gjueti jashtë sezonit të gjuetisë, qoftë edhe pa pasur gjah të vrarë ose të kapur?
2. A ka patur gjueti të kafshëve të egra, që nuk janë në listën e llojeve, objekt gjuetie?
3. A ka patur gjueti zonat e ndaluara?
4. A ka patur gjueti me armë, që nuk lejohen për t’u përdorur si armë gjuetie, si dhe pa pasur lejen e armës së gjuetisë?
5. A është ushtruar gjueti pa pasur me vete lejen e gjuetisë?
6. A është deklaruar gjahu i vrarë dhe a është paguar tarifa për çdo individ të vrarë?
7. A është dërguar te veterineri individi i vrarë, që dyshohet për sëmundje?
8. A ka patur mbledhje dhe grumbullim të vezëve të shpendëve, objekt gjuetie?
9. A ka patur mos ndalim ndaj mjeteve pas sinjalit të organeve të kontrollit?
10. A ka patur gatim në lokale të individëve të llojeve të kafshëve, shpendëve të egër dhe të peshqve të gjallesave të tjera të detit, që nuk lejohen të gjuhen?
11. A është ushtruar gjueti në det?
12. A është ushtruar gjueti duke gjuajtur nga makina, nga mjetet e lundrimit (veç barkave që përdoren për gjueti) dhe nga mjetet e fluturimit?
13. A ka patur ushtrim të gjuetisë me mjete e mënyra, që përbëjnë rrezik për njerëzit, për kafshët e shpendët, me anë të zjarrit, me materiale që marrin zjarr shpejt, me lëndë eksplozive dhe helmuese, me hapje gropash, me dritë, me ajër e gaz të komprimuar dhe natën?
14. A ka patur gjueti me mjete dhe mënyra, që shkaktojnë vrasjen ose kapjen në masë të kafshëve e të shpendëve të egër, si gracka, kosha, rrjeta, stampa imituese, aparate zë ndjellëse apo kafshëve të gjalla, që përdoren si karrem, që mund të jenë të verbra ose të gjymtuara?
15. A ka patur gjueti me mjete elektrike, që mund të përdoren për vrasje dhe trullosje, ndriçues për qitje natën, të përbërë nga zmadhues dhe zvogëlues elektronikë, pasqyra dhe mjete të tjera verbimi?
16. A ka patur mbajtje të armëve të gjuetisë të karikuara gjatë kalimit në qendrat urbane (në këmbë ose në makinë) dhe transporti i tyre të mbushura, mbajtja dhe përdorimi i armëve të gjahut nga persona të tjerë të paautorizuar?
17. A ka patur gjueti të shpendëve në kohën kur u bien pendët, kur kanë ngrirë nga të ftohtit, si dhe kapja e kafshëve gjatë përmbytjeve?
18. A ka patur prishje të çerdheve, dëmtim, mbledhje dhe marrje të vezëve dhe të porsalindurve, vrasja ose nxjerrja nga strofka dhe shfarosja e atyre që ndodhen në to?
19. A ka patur vrasje ose kapje mbi sasitë e lejuara, duke përdorur qen të tjerë, veç atyre të gjuetisë, ose gjuetia me zagarë, duke kërkuar territorin pa armë gjahu?
20. A ka patur dëmtim të rrethimeve, të ndërtimeve për gjuetinë, e vendeve të gjuetisë, e tabelave të çfarëdo lloji e natyre qofshin, të kullave të vrojtimit dhe të kafazeve të vendosur për zogjtë?
0 / 21 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
