Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli48 pyetje

LISTË VERIFIKIMI-MBI ZBATIMIN E LIGJIT PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE LIGJIT PËR MENAXHIMIN E KIMIKATEVE

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Pyetje të përgjithshme

1. A disponon subjekti leje mjedisi, ku perfshihen dhe shkarkimet e GES-it, sipas kerkesave te nenit 10 te ketij ligji?

2. A ka permmushur operatori detyrimet për monitorimin e shkarkimeve të GES-it dhe raportimin e tyre në AKM, sipas kërkesave të neneve 8, pika 1, dhe 13, pikat 6 e 7, të këtij ligji?

3. A ka kryer operatori njoftimet ne AKM mbi ndryshimet e parashikuara në pikën 1 të nenit 12 të këtij ligji, për të cilin mund të nevojitet një përditësim i lejes së mjedisit, që përfshin shkarkimet e GES-it lidhur me shkarkimin e këtyre?

4. A perdor subjekti kimikate apo artikuj te rrezikshme, duke zbatuar kufizimet e percaktuara ne nenin 22 te ketij ligji?

5. A furnizon subjekti kimikate apo artikuj te rrezikshme, duke zbatuar kufizimet e percaktuara ne nenin 22 te ketij ligji?

6. A prodhon/importon subjekti kimikate apo artikuj te rrezikshme, duke zbatuar kufizimet e percaktuara ne nenin 22 te ketij ligji?

7. A zbatohen nga personi/subjekti rregullat e percaktuara ne piken 12 te nenit 29, te ketij ligji?

8. A zbatohen nga subjekti rregullat për klasifikimin, etiketimin dhe paketimin e kimikateve?

9. A zbatohen nga ana subjektit rregullat per reklamimin e kimikateve që i përkasin një apo më shumë kategorive të specifikuara si të rrezikshme, nëse në to nuk paraqiten qartë kategoritë e rrezikut?

10. A zbatohen rregullat nga subjekti per tregtimin e kimikateve me etiketen perkatese?

11. A reklamohen nga ana subjektit rreziqet qe mund te paraqesin kimikatet per shendetin e njeriut dhe mjedisit, pa i fshehur vetite e rrezikshme te tyre per perdoruesit dhe publikun?

12. A ka zbatuar subjekti rregullat mbi reklamimin e kimikateve sipas parashikimeve te ketij ligji?

13. A behet nga ana e subjektit gjenerimi i informacionit mbi vetitë e brendshme të substancave ne perputhje me kete ligj?

14. A zbatohen nga subjekti rregullat per testimet ne kafshe dhe kafshet vertebrore ?

15. A zbatohen nga subjekti rregullat per testimet në bletët, majmunët,primatët e tjerë jonjerëzorë dhe testimet në njerëz, për qëllime të klasifikimit të kimikateve, sipas këtij ligji?

16. A kryen subjekti testime eko-toksikologjike dhe toksikologjike ne perputhje me parimet e GLP-se dhe standartet e tjera nderkombetare ?

17. A zbaton laboratori qe kryen testimin kushtet per GLP-ne?

18. A zbatohen nga subjekti rregullat dhe metodat per kryerjen e vleresimit te sigurise se kimikatit?

19. A grumbullon dhe mban prodhuesi dhe importuesi te gjithe informacionin per zbatimin e detyrimeve ligjore, per nje periudhe te pakten 10-vjecare?

20. A i permbush furnizuesi kerkesat, per grumbullimin dhe mbajtjen ne dispozicion te te gjithe informacionit per nje periudhe te pakten 10-vjecare?

21. A permbushen kerkesat ligjore nga pala pergjegjese, per vendosjen ne treg te substances apo perzierjes?

22. A permbushen kerkesat ligjore nga prodhuesi,importuesi dhe furnizuesi per dhenie informacioni te kerkuar nga Ministria?

23. A siguron furnizuesi per perdoruesin dokumentin me te dhenat e sigurise per kimikatet?

24. A siguron furnizuesi per prodhuesit dhe importuesit dokumentin me te dhenat e sigurise per kimikatet?

25. A paraqet subjekti dokumentin me te dhenat e sigurise per kimikatet ne gjuhen Shqipe?

26. A jepet informacioni nga prodhuesi,importuesi dhe dhe furnizuesi per perdoruesin dhe shperndaresin, per trajtimin,ruajtjen dhe asgjesimin e sigurte te kimikatit?

27. A jepet falas dokumenti me te dhenat e sigurise kimike nga ana e prodhuesit,importuesir dhe furnizuesit per perdoruesin apo/dhe shperndaresit

28. A siguron furnizuesi i nje artikulli, informacionin e mjaftueshem per perdoruesit dhe furnizuesit, duke lejuar perdorimin e sigurte te artikullit?

29. A jepet informacioni per kimikatet e rrezikshme nga cdo aktor ne zinxhirin e furnizimit te nje kimikati?

30. A sigurohet nga punedhenesi informacioni duhur mbi kimikatet e rrezikshme per punonjesit e ekspozuar gjate procesit te punes ?

31. A zbatohen rregullat mbi prodhimin,hedhjen ne treg dhe perdorimin e substancave qe gjenden ne listen SVHC, nga subjekti?

32. A disponon subjekti autorizim te kushtezuar per prodhimin,vendosjen ne treg apo perdorimin e nje substace qe gjendet ne listen SVHC?

33. A kryhet importi dhe eksporti i kimiateve, produkteve biocide dhe pesticideve ne perputhje me rregullat per proceduren e njoftimit te eksportit?

34. A dergon subjekti brenda afatit ne ministri te dhenat per sasite e eksportuara/importuara dhe perzierijeve te caktuara?

35. A dergon subjekti brenda afatit ne ministri te dhenat, mbi tranzitin apo kalimin ne territorin ku zhvillohet procesi eksportit te kimikateve dhe perzierjeve/substancave?

36. A kryhet importi/eksporti i substancave dhe perzierjeve ne zbatim te perimeve,kerkesave dhe regullave me qellim mbrojtjen e shendetit te njeriut dhe mjedisit?

37. A ka kryer prodhuesi dhe importuesi rregjistrimin e kimikateve,sipas percaktimeve te pikes 1 dhe 4, te nenit 27, te ketij ligji?

38. A ka raportuar ne ministri, importuesi,eksportuesi dhe prodhuesi, brenda dates 31 Mars te vitit vijues per sasite e importuara, eksportuara dhe prodhuara te kimikateve per vitin e kaluar?

39. A eshte subjekti/personi i pajisur me licence per prodhimin,tregtimin,perdorimin,depozitimin dhe ruajtjen e kimikateve te rrezikshme?

40. A zbatohen kushtet e licences se kimikateve nga poseduesi i saj?

41. A zbatohen nga ana e subjektit vlerat kufi te parashikuara ne legjislacionin ne fuqi, per shkarkimiet e asbestit ne ajer apo/dhe derdhjeve te tij ne mjedis?

42. A zbatohen nga subjekti rregullat e ndalimit kur kryhet eksporti i merkurit metalik,komponimeve dhe perzierjeve te caktuara te merkurit?

43. A kryhet ruajtja e merkurit metalik sipas rregullave te percaktuara ne kete ligj?

44. A kryhet ruajtja e merkurit metalik i konsideruar si ne kundershtim me kriteret specifike te ruajtjes?

45. A permbushen kushtet themelore te ruajtjes se kimikateve te rrezikshme ne nje objekt te pergatitur per magazinimin e kimikateve?

46. A mbahen dhe ruhen mire substancat dhe perzierjet e rrezikshme në përputhje me llojin e rrezikut që mund të shkaktohet nga ndikimet e jashtme nga palët e paautorizuara apo që mund të shkaktojë konfuzion për ngjashmëri me mallrat e konsumit të përgjithshëm, veçanërisht me ushqime?

47. A kryhet identifikimi në mënyrë të qartë i substancave dhe i përzierjeve të rrezikshme gjatë ruajtjes në magazinë si dhe mbajtja e tyre të ndara nga mallrat e tjera?

48. A behet Ruajtja e substancave dhe e përzierjeve të rrezikshme, të cilat janë të furnizuara, në enë ose paketime që shkaktojnë konfuzion te konsumatori për shkak të ngjashmërisë me paketimet e produkteve ushqimore, kozmetike, produkteve terapeutike ose ushqimin e kafshëve?

0 / 48 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen