Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli16 pyetje

LISTË-VERIFIKIMI PËR INSPEKTIMIN NË KULLOTË

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Pyetje të përgjithshme

1. A është kryer kullotje pa kontratë apo në kullota të tjera, jashtë kontratës së miratuar?

2. A ka dëmtim të kullotës nga kositja pa kontratë, nga organet pyjore?

(header)

3. A është ushtruar veprimtari pa leje në sipërfaqet dhe tokat e fondit kullosor?

4. A ka kullotje të bagëtive në parcelat eksperimentale dhe në sipërfaqet ku kryhen punime përmirësuese ose që janë të degraduara e të lëna pushim?

5. A ka dëmtim ose prishje të shenjave kufidëftuese, topografike, të tabelave të vendosura në fondin kullosor?

6. A ka hedhje të mbeturinave apo inerteve Brenda kufijve të kullotave apo livadheve?

7. A ka shkarkime te kimikateve e fondin kullosor?

8. A ka shkarkime të ujërave të ndotura industrial, urbane e bujqësore?

9. A ka hapje dhe shfrytëzim të guroreve apo karrierave të çdo lloji, që përdorin lëndë plasëse?

10. A ka ndryshim destinacioni të përdorimit të ujërave ,që përdoren për pirje nga blegtoria pa miratimin e strukturave përkatëse të shërbimit pyjor?

11. A ka dëmtim të infrastrukturës, si rrugës , burimeve e veprave ujore?

12. A ka ndërhyrje për pasurimin dhe përmirësimin e bimësisë dhe të kapacitetit të kullotave e livadheve, pa miratimin e strukturave përkatëse të shërbimit pyjor?

13. A ka përdorim të plehrave kimike dhe pesticideve pa miratimin e strukturave përkatëse të shërbimit pyjor?

14. A ka prerje të pemëve, drurëve dhe shkurreve pa miratimin e strukturave përkatëse të shërbimit pyjor?

15. A ka pastrim të kullotave dhe livadheve pa miratimin e strukturave përkatëse të shërbimit pyjor?

16. A ka ndërtim dhe vënie në funksionim të veprimtarive, që shkaktojnë degradimin dhe gërryerjen e tokës?

0 / 16 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen