Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli20 pyetje

LISTË VERIFIKIMI-PËR TRAJTIMIN MJEDISOR TË UJËRAVE TË NDOTURA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT DETAR NGA NDOTJA DHE DËMTIMI

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Pyetje të përgjithshme

1. A ushtron subjekti, me leje mjedisore veprimtari me shkarkime të lëngëta në mjedis, si dhe veprimtari për trajtimin dhe pastrimin e ujërave të ndotura?

2. A respektohen nga subjekti kushtet dhe kërkesat e vendosura në lejet mjedisore për administrimin mjedisor të ujërave të ndotura e të përdorura?

3. A kryet trajtimi parësor i shkarkimeve të lëngëta nga veprimtaritë që shkarkojnë ujëra të ndotura?

4. A zbatohen rregullat per shkarkime të pakontrolluara të ujërave të ndotura, kur nuk ka sisteme kanalizimesh brenda territorit të veprimtarisë, kur nuk ka sisteme të tilla nga veprimtaria deri në kolektor ose kur këto sisteme nuk funksionojnë?

5. A janë instaluar dhe vënë në punë e impiantet e trajtimit të shkarkimeve të lëngëta, brenda veprimtarisë që shkarkon ujëra të ndotura, si dhe në veprimtaritë që kanë marrë përsipër trajtimin dhe pastrimin e këtyre ujërave?

6. A zbatohen kerkesat dhe rregullat për funksionimin e impianteve dhe të instalimeve për trajtimin dhe pastrimin e ujërave të ndotura?

7. A mbahet një regjistër i shkarkimeve të lëngëta?

8. A kryet procesi i monitorimit?

9. A jepet informacion dhe a publikohen të dhënat e monitorimit?

10. A eshte respektuar ndalimi per hedhje të lëndëve dhe të mbetjeve të rrezikshme helmuese e plasëse?

11. A eshte respektuar ndalimi per hedhje të substancave dhe lëndëve të përcaktuara në Aneksin I, që i bashkëlidhet këtij ligji?

12. A eshte respektuar ndalimi per derdhje të hidrokarbureve dhe të ujërave të ndotura?

13. A eshte respektuar ndalimi per hedhje të lëndëve dhe të materialeve të ngurta, të çfarëdo natyre dhe lloji, me përjashtim të mjeteve e pajisjeve të peshkimit dhe të lëndëve e mjeteve të nevojshme për ndërtimin e porteve, pontileve e konstruksioneve të tjera, sipas projekteve të miratuara nga Ministria e Mjedisit dhe në kushtet e përcaktuara prej saj?

14. A eshte respektuar ndalimi per hedhje të mbeturinave dhe të çdo lloj lënde nga anijet, platformat, instalimet dhe nga bregdeti?

15. A eshte respektuar ndalimi i transportimit te lëndëve dhe i mbetjeve të rrezikshme?

16. A eshte respektuar ndalimi i fundosje të anijeve, të ngarkesave dhe të mallrave të çdo lloji e tipi?

17. A eshte respektuar ndalimi i fundosjes dhe braktisjes të çdo lloj instalimi, që ka shërbyer për veprimtari të ndryshme?

18. A eshte respektuar ndalimi i ndërtimit dhe vënies në funksionim të pajisjeve që lëshojnë rrezatim jonizues?

19. A eshte respektuar ndalimi i djegies të lëndëve dhe të materialeve të çdo lloji?

20. A eshte respektuar ndalimi i hyrjes në porte me ballaste të papastra të mjeteve detare të çfarëdo lloji, tipi e tonazhi?

0 / 20 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen