Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli37 pyetje

Lista-Verifikimi për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit për pyjet

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

1. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME TË SUBJEKTIT

1. A ka nxjerrje dhe grumbullim të prodhimeve drusore dhe jodrusore nga individë të paformalizuar dhe pa lejen përkatëse?

2. A ka prerje pa damkë të drurëve dhe prerja pa leje e pyjeve, drurëve të veçuar dhe e shkurreve, filizërisë dhe e fidanëve në fidanishte, kur pasojat materiale janë të lehta?

3. A është bërë mbledhje e prodhimeve jodrusore nga pylli jashtë periudhës teknike të vjeljes, si dhe nxjerrja e rrënjëve të drurëve pyjorë gjatë periudhës së vegjetacionit?

4. A ka kullotje të bagëtive në fondin pyjor kombëtar të përfshirë në zonat e mbrojtura, në pyllëzimet e reja dhe në sipërfaqet me pyje të ulëta të ricunguara, në grumbujt pyjorë, që kanë arritur moshën e pjekurisë, në të cilët pritet që të arrihet ripërtëritja natyrale, në pyjet e shfrytëzuara ose në shfrytëzim e sipër deri sa të jetë bërë ripërtëritja natyrale e tyre, në pyjet e reja, në filizëri, në fidanishte, në ngastrat gjenetike e eksperimentale, në sipërfaqet ku kryhen punime përmirësuese dhe në pyjet mbrojtës?

5. A ka krasitje për gjethe, kositje dhe grumbullimin e barit në fondin pyjor kombëtar pa lejen përkatëse?

Pyetje të përgjithshme

6. A ka parkim të automjeteve, vendosje të rulotëve në pyjet me funksion mbrojtës e të veçantë, në parqet kombëtare, në rezervatet e mbarështimit të florës e të faunës së egër, në fidanishtet pyjore ose në vendet e tjera të fondit pyjor kombëtar, me rëndësi të veçantë, pa lejen përkatëse?

7. A ka nxjerrje të gurëve, plisave, rrënjëve, cungjeve, marrja e dheut, rërës dhe zhavorrit, kur pasojat materiale janë të lehta, pa lejen përkatëse?

8. A ka mosruajtje të materialit drusor dhe e çdo prodhimi tjetër, me origjinë pyjore, të sekuestruar, i cili ndodhet në qendrat e përpunimit apo në sheshet e depozitimit e të tregtimit, nga subjektet të cilave u është sekuestruar, deri në shitjen e tyre?

9. A ka ndërhyrje në pyllëzime dhe përmirësimin e bimësisë së tokave pyjore pa lejen përkatëse dhe në kundërshtim me rregullat për pyllëzimet, përfshirë pyllëzimin me farë në terrenet e zhveshura, si dhe përdorimi i plehrave kimike apo pesticideve pa lejen përkatëse dhe në kundërshtim me rregullat?

10. A ka grumbullim, shpërndarje ose mbjellje të farave, kalemave, shpatullave të fidanëve pyjorë të drurëve e shkurreve pyjore pa lejen e agjencisë shtetërore përgjegjëse për pyjet, mbjellje e farave dhe e materialit tjetër vegjetativ pyjor, të papajisur me certifikatën përkatëse, si dhe shitje apo shpërndarje nga fidanishtet, që merren me aktivitetin prodhues të materialit vegjetativ mbjellës dhe farërave, të pashoqëruar me certifikatën e origjinës dhe atë fitosanitare?

11. A ka prishje, fshirje ose dëmtim të shenjave kufidëftuese, gjeodezike e topografike i tabelave paralajmëruese apo treguese, të vendosura në fondin pyjor kombëtar?

12. A ka prerja pa leje apo dëmtimi i pyjeve, në pronësi private, nga pronarët apo nga subjektet, të cilave u janë dhënë në përdorim ose me qira, kur pasojat materiale janë të lehta?

13. A ka ngritje strukturash, punime, zhvillime të ndryshme dhe kryerje të veprimtarive në fondin pyjor kombëtar pa lejen përkatëse?

14. A ka ndezje të zjarreve jashtë vendeve të caktuara apo në fondin pyjor kombëtar, publik dhe privat, në tokat e tjera në afërsi të tyre, si dhe veprime të tjera që përbëjnë burim ose shkak për përhapje të pakontrolluar të tij?

15. A ka prishje të shenjës së damkës në dru apo përdorim të çekiçdamkës nga persona të paautorizuar, nga një zonë pyjore në tjetrën?

16. A ka prishje të shenjës së damkës në dru apo përdorim të çekiçdamkës nga persona të paautorizuar, nga një zonë pyjore në tjetrën?

17. A ka ndryshim të zërit kadastral në kundërshtim me procedurat ligjore në fuqi dhe mosraportim të ndryshimeve përkatëse në fondin pyjor kombëtar dhe në tokën pyjore, të cilat ngarkojnë me përgjegjësi titullarin e njësisë së qeverisjes vendore dhe pronarin privat?

18. A ka shndërrim të pyjeve të larta në cungishte, prerje rrah e pyjeve të larta (me përjashtim të ndërhyrjeve të nevojshme për mbrojtjen fitosanitare ose për arsye të tjera me interes publik), si dhe shfrytëzim të pyjeve cungishte dhe prerja rrah në periudhën e vegjetacionit, si dhe kur nuk sigurohet mbrojtja hidrogjeologjike e territorit, ruajtja e burimeve ujore, mbrojtja e peizazhit dhe mjedisit, turizmi dhe rekreacioni?

19. A ka prerja rrah në pyjet me funksion mbrojtës, si dhe prerjet e pyjeve në kufijtë e sipërm të vegjetacionit pyjor, mbi dhe nën rrugët kombëtare deri 150 metër linear, përreth qendrave të banuara dhe objekteve të rëndësishme, përgjatë rrjedhave ujore?

20. A ka transferim të të drejtave të siguruara nga kontrata e trajtimit, shfrytëzimit dhe përdorimit në fondin pyjor kombëtar?

21. A ka tregtim të materialit drusor dhe të prodhimeve të tjera të pyllit, të infektuara nga sëmundjet, barërat e këqija e parazitare ose të prekura nga insektet?

22. A ka mbledhje të prodhimeve jodrusore nga pylli, me mënyra që sjellin degradimin, kërcënimin, rrallimin, zhdukjen apo dobësimin e funksioneve të tyre?

23. A ka kryerje të veprimtarive pa lejen përkatëse kur kryhet në fondin pyjor kombëtar, të deklaruar me funksion mbrojtës e të veçantë (si ngritja e ndërtimeve të thjeshta, gardhimeve, kampingjeve, ndërhyrjet me punime në dunat bregdetare, pjesë e fondit pyjor kombëtar etj.)?

24. A ka përdorim të paligjshëm të fondit pyjor kombëtar dhe i tokës pyjore?

25. A ka eksport të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, druve të zjarrit dhe asortimenteve që rrjedhin nga tjetërsimi i tyre, si edhe qymyrit të drurit, apo të tjera produkte, gjithmonë kur këto ndalohen specifikisht të eksportohen me ligj apo vendim të Këshillit të Ministrave?

26. A ka ndërtim të objekteve dhe zhvillim të veprimtarive, që shkaktojnë degradimin dhe gërryerjen e tokës (si: ndërtimi i furrave të gëlqeres dhe i kaminave të qymyrit të drurit, dëmtimi i infrastrukturës pyjore, si rrugë dhe vepra ujore në fondin pyjor kombëtar)?

27. A ka mosripyllëzim të sipërfaqeve ose i brezave pyjorë pas prerjeve rrah të llojeve që nuk ripërtërihen në rrugë natyrore, si dhe mospyllëzim/ripyllëzim nga ana e personave fizikë/juridikë për sipërfaqe që hiqen nga fondi pyjor kombëtar?

28. A ka hedhje të mbetjeve brenda sipërfaqes së fondit pyjor kombëtar dhe jashtë vendeve të caktuara, kur pasojat materiale janë të lehta?

29. A ka transport me automjete apo mjete të tjera i materialit drusor nga pylli dhe prej shesheve të depozitimit për në qendrat e përpunimit e të shitjes, si dhe i produkteve jodrusore pyjore drejt qendrave të grumbullimit, i pa shoqëruar me dokumentacionin që provon origjinën e tij?

30. A ka mosrealizim të masave apo punimeve të parashikuara në projekte në mjedisin pyjor, si dhe mospastrimi i parcelës së shfrytëzuar?

31. A ka shkarkime të kimikateve, të ujërave të ndotura industriale në fondin pyjor kombëtar?

32. A ka gërmime për karriera të çdo lloji që përdorin lëndë plasëse pa lejen përkatëse?

33. A ka djegie të sipërfaqeve të fondit pyjor kombëtar, me qëllim ndryshimin e destinacionit të tyre, ndryshimin e destinacionit të sipërfaqeve të djegura në fondin pyjor kombëtar, si dhe kur cenon ruajtjen e biodiversitetit, stabilitetin e terrenit, regjimin e ujit, mbrojtjen nga rënia e gurëve dhe ortekëve, ruajtjen e peizazhit, si dhe rolin e pyjeve për mbrojtjen nga era?

34. A ka prerje pa damkë të drurëve dhe prerja pa leje e pyjeve, drurëve të veçuar dhe e shkurreve, filizërisë dhe e fidanëve në fidanishte, me pasoja të rënda?

35. A ka nxjerrje të gurëve, plisave, rrënjëve, cungjeve, marrja e dheut, rërës dhe zhavorrit, me pasoja të rënda dhe pa lejen përkatëse?

36. A ka hedhje të mbetjeve brenda sipërfaqes së fondit pyjor kombëtar dhe jashtë vendeve të caktuara, me pasoja të rënda?

37. A ka veprime apo mosveprime për të zbatuar përgjegjësitë ligjore, të institucione, strukturave apo persona përgjegjës për ruajtjen e fondin pyjor kombëtar?

0 / 37 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen