Listë vetë-kontrolli21 pyetje
Inspektim në subjekte që kanë kryer shkelje të rënda në fondin pyjor kombëtar
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 21 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A janë kryer shkelje në një zonë pyjore të mbrojtur mjedisore, sidomos në zonat e saj, që janë me status strikt të mbrojtur, dhe parqeve kombëtare, për të cilin është marrë statusi aktual i mbrojtjes, duke i nxjerrë ato jashtë funksionit?
2. A kanë shkatërruar një monument natyror, të shpallur si të tillë?
3. A janë kryer në ngastrat e përfshira në rezervat strategjike, pyjet e virgjëra ,eksperimentale e studimore, kanë dëmtuar grumbujt e drurëve dhe të llojeve pyjore ,të paracaktuara për konservim, germoplazmë, “in-situ” dhe “ex-situ”, për grumbullim, përpunim, shpërndarje dhe certifikim të materialit mbjellës?
4. A janë kryer në një pyll mbrojtës ,të cilësuar të tillë në planet e mbarështimit ,duke e nxjerrë atë jashtë funksionit ,për të cilin kanë marrë statusin aktual mbrojtës?
5. A kanë dëmtuar në masë dhe asgjësuar me prerje, me shkulje, me marrje lloje të florës, të rralla, të rrezikuara e që gëzojnë status të veçantë mbrojtjeje dhe kanë shkatërruar cilësitë e një habitati konkret, sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës në fuqi?
6. A janë importuar dhe mbjellë fara, fidanë, kalema apo shpatulla të infektuara e të sëmura dhe të pashoqëruara me certifikatën e origjinës dhe atë fitosanitare?
7. A kryhet kullotja në pyllëzimet e kryera 10-vjecarin e fundit dhe në sipërfaqet e ricunguara 5-vjecarin e fundit?
8. A dëmtohet filizëria në grumbujt pyjorë , në masën mbi 30% të sipërfaqes së nëngastrës pyjore?
9. A dëmtohen elemente të infrastrukturës pyjore?
10. A tjetërsohen sipërfaqe të fondit pyjor në truall , në masën mbi 0.1 ha, në kundërshtim me procedurat ligjore në fuqi?
11. A kryhen prerje shfrytëzuese në kufirin e sipërm të vegjetacionit , në masën mbi 0.1 ha?
12. A kryhen në një grumbull pyjor prerje të paligjshme në masë , në një sipërfaqe mbi 0.5 ha?
13. A falsifikohet dhe përdoret çekiçdamka dhe kur markohet materiali drusor, pa lejen e strukturave përkatëse?
14. A bëhen me dashje dhe me qëllim përfitimi zjarrvënia dhe djegia e sipërfaqeve pyjore?
15. A kryhet krasitje për gjeth mbi 30% të sipërfaqes së nëngastrës pyjore?
16. A nxirren rrënjë , kucka dhe zhardhokë , në masën mbi 30% të llojeve apo sipërfaqes së vlerësuar?
17. A nxirren gurë, merret dheu apo humusi mbi 30% të llojeve të sipërfaqes së vlerësuar, prej 1 ha nga sipërfaqet pyjore?
18. A kryhen pa dokumentet përkatëse, të lëshuara nga organet e ngarkuara me ligj (akt miratimi, kontratë, leje shfrytëzimi, vërtetim transporti dhe certifikatë origjine),transporti dhe eksporti i lëndës drusore dhe bimëve mjekësore, eterovajore dhe tanifere natyrore?
19. A janë të përsëritura kundërvajtjet administrative?
20. A realizohen pyllëzimet , si detyrim i subjekteve që zhvillojnë aktivitet në fondin pyjor?
21. A pengohen strukturat qendrore dhe vendore përgjegjëse për pyjet apo strukturat inspektuese e kontrolluese në kryerjen e detyrave të përcaktuara nga ligji?
0 / 21 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
