Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli32 pyetje

Administrimi i mbetjeve spitalore

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor

Pyetje të përgjithshme

1. A ka subjekti dokument tipi, “Kontratë për administrimin e mbetjeve spitalore” e institucionit shëndetësor prodhues të mbetjeve spitalore me kompanitë e licencuara nga Ministria e Mjedisit?

2. A bëhet ndarja në burimi sipas shtojcës C të Udhëzuesit Kombëtar Administrimi i Sigurt i Mbetjeve Spitalore?

3. A bëhet ambalazhimi dhe etiketimi siç duhet i mbetjeve spitalore për të mundësuar identifikimin e lehtë, duke përfshirë dhe informacionin mbi burimin e gjenerimit?

4. A bëhet sigurimi i zonave për magazinimin e përkohshëm të sigurt dhe të siguruar të mbetjeve spitalore?

5. A bëhet magazinimin i përkohshëm on-site të mbetjeve spitalore?

6. A përdoren për transferimin e mbetjeve spitalore në godina karroca të caktuara dhe specifike për këtë funksion?

7. A ka një vend të përshtatshëm dhe të mjaftueshëm për magazinimin e përkohshëm on-site të mbetjeve spitalore?

8. A përdoret ambienti i magazinimit vetëm për magazinimin e mbetjeve spitalore?

9. A ka ambienti i magazinimit kapacitet të mjaftueshëm për sasinë e mbetjeve të prodhuara dhe frekuencën e grumbullimit së mbetjeve?

10. A ka ambienti i magazinimit të shfaqur një shenjë paralajmëruese në sipërfaqen e jashtme të strukturës vertikale të vendit në hyrje apo afër saj?

11. A siguron ambienti i magazinimit mbrojtje e integritetit të ambalazhit të mbetjeve?

12. A siguron ambienti mbrojtjen e kontejnerëve të mbetjeve nga moti?

13. A është I siguruar ambienti I magazinimit me mbulesë dhe derë që kyçet për të parandaluar hyrjen e personave të paautorizuar, kafshëve, zogjve dhe për të mos patur infestime të brejtësve dhe insekteve?

14. A ka ambienti i magazinimit ventilimin dhe ndriçimin e duhur?

15. A është i vendosur ambienti i magazinimit në një zonë të kulluar mirë, të papërshkueshme, të qëndrueshme, të pajisur me pajisje për larje, ose si një dhomë me kyç ose një dollap që mund të pastrohet dhe dezinfektohet?

16. A është i vendosur ambienti i magazinimit i instaluar larg nga çdo pajisje e ventilimit të godinës?

17. A është i vendosur ambienti i magazinimit jo ngjitur me çdo dyqan ushqimor ose vend për përgatitjen e ushqimit?

18. A është ambienti i magazinimit i arritshëm nga automjetet e grumbullimit të mbetjeve ku është e mundur?

19. A është ambienti i magazinimit i Pajisur me udhëzime të sigurisë (p.sh. procedurat e derdhjeve dhe masa paraprake për lëngjet e trupit dhe gjakun)?

20. A realizohet ruajtja në frigorifer e mbetjeve humane?

21. A kryen subjekti procese të trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore me autoklavim?

22. A kryen subjekti procese të trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore me dezinfektim kimik, (grirje/copëtim (hipoklorit natriumi), grirje/copëtim (peroksid hidrogjeni dhe gëlqere)?

23. A kryen subjekti procese të trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore me incenerator i rregulluar?

24. A është i licencuar subjekti për kryerjen e proceseve të trajtimin dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore nga Ministria e Mjedisit?

25. A ka krijuar subjekti një pike grumbullimi on-site për marrjen e mbetjeve spitalore të krijuara nga ai në godina të tjera?

26. A ka subjekti një autorizim nga Ministria e Mjedisit sipas të cilit përcaktohen termat dhe kushtet për krijimin e një pike grumbullimi on-site?

27. A përgatit dhe lëshon operatori i një pike grumbullimi një kopje të Njoftimit të Transferimit të Mbetjeve personit që merr mbetjet?

28. A regjistron operatori i një pike grumbullimi on-site të dhëna?

29. A përmban regjistri informacionin e nevojshëm?

30. A regjistrohen të dhënat mbi sasinë e mbetjeve spitalore nga prodhuesi i mbetjeve spitalore që i dorëzohen subjektit të licencuar për trajtimin e mbetjeve spitalore bazuar në kontratën e lidhur mes dy palëve?

31. A ka hartuar subjekti një plan administrimi për mbetjet spitalore?

32. A përmban regjistri informacionin e nevojshëm?

0 / 32 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen