Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli8 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E TË USHQYERIT ME GJI

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor

Pyetje të përgjithshme

1. A janë produktet e përcaktuara në nenin 2, pika ç të regjistruara në përputhje me ligjet në fuqi, brenda datës së skadimit dhe në mbajtësen e tyre origjinale?

2. A reklamohen apo promovohen produktet e përcaktuara në nenin 2, pika ç, nëpërmjet paraqitjes special, internetit dhe mediave sociale, paraqitjes vizuale në ekrane, reklamave për ulje çmimi, çmimeve stimulese, shitjeve special, ulje çmimi me kushte të vecanta, dhuratave dhe kampioneve të produkteve të caktuara?

Shënim: Baza ligjore për këtë pyetje është e shkruar në kolonën B të të njëjtit rresht por përmbajtja e kolonës B përsëritet nga pyetja; u vendos bosh për të mos shpikur.

3. A ka një prodhues ose një person i ngarkuar nga ai, si dhe çdo shitës, dhuruar ose shitur institucioneve shëndetësore shtetërore dhe private produktet e përcaktuara ne nenin 2 pika ç, me çmim më të ulët se çmimet e publikuara nga prodhuesit, dhuruar ose shpërndarë brenda një qendre shëndetësore pajisje ose të ketë ofruar shërbime si dhe material promovuese që u referohen ose mund te nxisin përdorimin e një produkti, te përcaktuar sipas nenit 2 pika ç, me përjashtim te rasteve kur kategorizohen si ndihma humanitare, ofruar shpërblime, dhurata, kontribute punonjësve te shëndetësisë të angazhuar me shëndetin e nënës dhe te fëmijës, sponsorizuar veprimtari, pavarësisht nga forma e tyre që lidhen me shëndetin e nenës dhe te fëmijës, përjashtuar veprimtaritë me karakter të mirëfilltë shkencor?

4. A ka pranuar punonjësi i shëndetësisë që punon në institucione shëndetësore shtetërore dhe/ose private shpërblime, dhurata, kontribute nga një prodhues, shpërndarës ose çdo person tjetër i ngarkuar prej tyre, pranuar ose shpërndarë monstra të këtyre produkteve, promovuar përdorimin e produkteve të përcaktuara në nenin 2 pika ç, përjashtuar rastet e veçanta kur ka tregues absolut për përdorimin e tyre duke shpjeguar qarte edhe pasojat qe sjellin ato?

5. A ka formula pasuese e ofruar për shitje ose që do të shitet, sipas nenit 2, pika ç, ambalazhim ose etiketë me formulimin: "Ushqimi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe për zhvillimin e fëmijëve. KUJDES! Ky produkt do të përdoret për foshnjat nën 6 muajsh. Përpara se te vendosësh të plotësosh ose të zëvendësosh ushqimin e gjirit me këte produkt, këshillohu me mjekun!"?

6. A ka formula pasuese e ofruar për shitje ose që do të shitet, sipas nenit 2, pika ç, ambalazhim ose etiketë me formulimin: "Ushqimi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe për zhvillimin e fëmijëve. KUJDES! Ky produkt do të përdoret për foshnjat mbi 6 muajsh. Përpara se te vendosësh të plotësosh ose të zëvendësosh ushqimin e gjirit me këte produkt, këshillohu me mjekun!" dhe a nxit etiketa të ushqyerit artificial?

7. Neni 9, ligji nr. 8528, datë 23.09.1999.

8. A janë materialet informative apo me qëllim edukimi dhe promocioni të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë apo nga strukturat përkatëse të ngritura ose të autorizuara prej saj?

0 / 8 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen