Listë vetë-kontrolli24 pyetje
LISTË VERIFIKIMI PËR KLINIKAT DENTARE
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 24 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A ka leje ushtrimi të profesionit lëshuar nga UMSH/USSH për drejtuesin teknik dhe personelin stomatolog të punësuar në kabinet/klinikë dentare?
2. A subjekti licencë nga QKB për “Shërbime mjekësore parësore dhe/ose stomatologjike”?
3. A disponon kabineti/klinika dentare kushtet fizike për zhvillimin e aktivitetit?
4. A kryhet dezinfektimi i pajisjeve të punës para dhe pas çdo seance?
5. A disponon kabineti /klinika dentare autoklave për sterilizimin e instrumenteve të punës?
6. A disponon kabineti /klinika dentare dokumentacionin vërtetues për sterilizimin e instrumenteve të punës?
7. A disponon kabinet/klinika dentare kartelat e pacientëve?
8. A disponon kabinet/klinika dentare kutinë e ndihmës së shpejtë?
9. A disponon kabinet/klinika dentare listën e çmimeve të afishuar dukshëm?
10. A ka subjekti dokument tip, “Kontratë për administrimin e mbetjeve spitalore” e institucionit shëndetësor prodhues të mbetjeve spitalore me kompanitë e licencuara nga Min. e Mjedisit?
11. A bëhet ndarja në burim sipas shtojcës C të Udhëzuesit Kombëtar “Administrimi i Sigurt i Mbetjeve Spitalore”?
12. A bëhet ambalazhimi dhe etiketimi siç duhet i mbetjeve për të mundësuar identifikimin e lehtë, duke përfshirë dhe informacionin mbi burimin e gjenerimit?
13. A bëhet sigurimi i zonave për magazinimin e përkohshëm të sigurte dhe të siguruar të mbetjeve spitalore?
14. A disponon kabinet/klinika dentare pajisje me burim rrezatues?
15. A disponon kabinet/klinika dentare Licencë nga KMR-ja për ushtrimin e aktivitetit për pajisjet me burim rrezatues?
16. A ka objekti AktMiratim higjieno sanitar dhe a përputhet ky dokument me aktivitetin aktual të subjektit?
17. A është kryer shërbimi DDD, dhe a disponon subjekti certifikatën e këtij shërbimi?
18. A zbatohet marrja e masave të përgjithshme për mbrojtjen nga sëmundjet infektive?
19. A është personeli i pajisur me libreza shëndetësore?
20. A është personeli i pajisur me raport mjeko-ligjor (KML)
21. A furnizohet subjekti me ujë higjenikisht të pastër?
22. A është personeli i pajisur me uniformat e punës?
23. A zbatohet ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit?
24. A është objekti i lyer, i ndriçuar, i ajrosur?
0 / 24 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
