Listë vetë-kontrolli49 pyetje
LISTË VERIFIKIMI PËR LABORATORËT MJEKËSOR
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 49 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A plotëson subjekti normat dhe standardet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor?
2. A zbaton subjekti rregulloret lidhur me llojin dhe nivelin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor?
3. A është cilësia dhe siguria e kujdesit shëndetësor në përputhje me standardet?
4. A është i licencuar subjekti për të gjitha aktivitet shëndetësore që ushtron?
5. A ruhen saktë të dhënat shëndetësore sipas formatit të miratuar me VKM?
6. A ruhet konfidencialiteti i pacientit?
7. A janë të pajisur me leje ushtrimi profesioni personeli shëndetësor?
8. A harton dhe zbaton institucioni shëndetësor programe të akredituara të edukimit të vazhdueshëm për profesionistët e tyre?
9. A realizohet njoftimi dhe raportimi i sëmundjeve infektive?
10. A realizohet marrja e masave të përgjithshme për mbrojtjen nga sëmundjet infektive?
11. A realizohet marrja e masave të veçanta për mbrojtje nga sëmundjet infektive?
12. A ka drejtuesi teknik i laboratori kualifikimin dhe përgjegjësinë për këtë detyrë?
13. A ka një numër të mjaftueshëm, me formim tekniko-profesional dhe të trajnuar të personelit?
14. A ka protokolle teknike të miratuara?
15. A janë zgjedhur laboratorët referent?
16. A ka në procedurë për administrimin e ankesave, kërkesave ose sugjerimeve nga personeli dhe përdoruesit e laboratorit?
17. A kanë kontrata punësimi punonjësit në përputhje me legjislacioni në fuqi?
18. A ka mjedis pune të veçuar për kryerjen e funksioneve të kërkuara për analizat e mostrave?
19. A është i kufizuar aksesi në objektet laboratorike?
20. A sigurohen standardet e sterilitetit, pluhurit, lagështisë, furnizimit të vazhdueshëm me elektricitet, temperaturës (18-25˚C), tingujve vibracionit, ndriçimit sipas specifikimeve teknike?
21. A ka nyje sanitare me ujë të rrjedhshëm dhe të ngrohtë?
22. A ka ambient të përshtatshëm për larjen, dezinfektimin dhe sterilizimin e materialeve?
23. A ka hapësirë të veçantë për ruajtjen dhe depozitimin të regjistrave, mostrave klinike, depozitimin e gjakut dhe produkteve të tij, substancave të rrezikshme, ruajtjen e reagentëve sipas kushteve teknike?
24. A ka ambient për kryerjen e aktivitetit administrative dhe arkivimin e të dhënave?
25. A siguron, respekton dhe deklaron laboratori shkallën e biosigurisë?
26. A ka kontratë për trajtimin e mbetjeve spitalore?
27. A janë të mjaftueshme dhe të përshtatshme pajisjet për kryerjen e aktivitetit që deklaron dhe është licencuar laboratori?
28. A bëhet përzgjedhja e pajisjeve laboratorike dhe nxjerrja e tyre jashtë përdorimit duke patur parasysh kërkesat për ruajtjen e mjedisit?
29. A trajnohet personeli për përdorimin e pajisjeve?
30. A realizohet mirëmbajtjen, shërbimin dhe riparimin e pajisjeve, duke respektuar kërkesat e prodhuesit si dhe duke përzgjedhur kompani tё specializuara pёr kёtё qёllim?
31. A kryhet kalibrimi, monitorimi i instrumenteve, reagentëve dhe sistemeve analitike duke i dokumentuar ato?
32. A kryhet regjistrimi i defekteve në instrumente dhe masat për korrektimin e tyre?
33. A dokumentohet inventari i pajisjeve laboratorike?
34. A ka vendosur drejtuesi teknik i laboratorit një procedurë (udhëzues në formë protokolli) për menaxhimin e të dhënave dhe informacionit?
35. A sigurohet informacion i mjaftueshëm për procesin e para-ekzaminimit?
36. A ka vendosur drejtuesi teknik i laboratorit procedura ( udhëzues në formë protokolli) për mënyrën e kryerjes së të gjitha ekzaminimeve laboratorike?
37. A ka një raportim të shkruar të rezultateve ekzaminuese standard të laboratorit?
38. A është i qartë dhe i mjaftueshëm informacioni i fletë-raportit të rezultateve ekzaminuese?
39. A përshihen në fletë-raport zërat e nevojshëm?
40. A kryhet raportimi i rasteve pozitive të sëmundjeve infektive sipas legjislacionit në fuqi?
41. A kryet raportimi i gjitha rasteve HIV reaktiv në laboratorin e referencës sipas legjislacionit ne fuqi?
42. A ka objekti Akt-Miratim Higjieno-Sanitar dhe a përputhet ky dokument me aktivitetin aktual të subjektit?
43. A është kryer shërbimi DDD, dhe a disponon subjekti certifikatën e këtij shërbimi?
44. A largohen mbeturinat në përputhje me kërkesat e ligjit?
45. A është personeli i pajisur me libreza shëndetësore?
46. A është personeli i pajisur me uniformat e punës?
47. A zbatohet ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit?
48. A ka në objekt ujë të rrjedhshëm dhe ujë të ngrohtë?
49. A është subjekti i pajisur me licencë nga KMR për kryerjen e veprimtarive me burimet e rrezatimit jonizues?
0 / 49 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
