Listë vetë-kontrolli6 pyetje
Lista verifikimi për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 6 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A sigurohet uji të pijshëm higjienik, si dhe mbrojtja sanitare e burimeve, objekteve dhe rrjetit shpërndarës, për furnizimin publik me ujë të pijshëm?
2. A sigurohet mënjanimi i ujërave të ndotura dhe hedhurinave, sipas mënyrës dhe në kushtet në të cilat sigurohet mbrojtja nga ndotja e ujit dhe e tokës, si dhe mbrojtja nga shtimi i insekteve dhe i brejtësve?
3. A sigurohet gjendja e rregullt sanitare e artikujve ushqimorë dhe e kushteve higjienosanitare për prodhimin, qarkullimin dhe ruajtjen e tyre?
4. A është kryer aplikimi i lëndëve biocide, me karakter parandalues, në qendrat e banuara, hapësirat publike, objektet për furnizim me ujë të pijshëm, në objektet dhe mjetet e transportit publik, objektet për prodhimin dhe qarkullimin e artikujve ushqimorë, restorantet apo lokalet ku konsumohet ushqim dhe pije dhe në objekte të tjera publike?
5. A ruhen kushtet tekniko-sanitare dhe higjienike në ndërtesa publike dhe jopublike, në mjetet e komunikacionit publik dhe në mjediset publike?
6. A janë të pajisur me libreza shëndetësore punonjësit që punojnë në prodhimin dhe tregtimin e artikujve ushqimorë apo që punojnë në furnizimin e popullatës me ujë të pijshëm, të cilët, në punët dhe detyrat e tyre të punës, vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me artikujt ushqimorë?
0 / 6 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
