Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli45 pyetje

Lista Verifikimi për Spital Ditor Tipi A

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor

Pyetje të përgjithshme

1. A është i licencuar subjekti për spital ditor i klasës "A"?

2. A është akredituar subjekti (apo është në proces) nga institucioni përgjegjës, në mënyrë periodike, për të vlerësuar shkallën e plotësimit nga ana e tyre të standardeve të paracaktuara dhe të publikuara për to nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë?

3. A ka objekti Akt Miratim higjieno sanitar dhe a përputhet ky dokument me aktivitetin aktual të subjektit?

4. A ka spitali rregullore te brendshme për funksionimin e tij?

5. A është personeli i pajisur me raport mjeko-ligjor (KML)?

6. A është kryer shërbimi DDD, dhe a disponon subjekti certifikatën e këtij shërbimi?

7. A raporton spitali në mënyrë periodike pranë Ministrisë së Shëndetësisë për aktivitetin spitalor, sëmundshmërinë?

8. A ruhet konfidencialiteti i pacientit?

9. A realizohet njoftimi dhe raportimi i sëmundjeve infektive?

10. A realizohet marrja e masave të përgjithshme për mbrojtjen nga sëmundjet infektive?

11. A realizohet marrja e masave të veçanta për mbrojtje nga sëmundjet infektive?

12. A është personeli i pajisur me uniformat e punës?

13. A është personeli i pajisur me libreza shëndetësore?

14. A ka në objekt ujë të rrjedhshëm higjenikisht të pastër të dedikuar për konsum njerëzor, rezerva ujore te mjaftueshme në rast të ndërprerjes së furnizimit dhe ujë të ngrohtë?

15. A ka subjekti burim të furnizimit me rrymë elektrike të pandërprerë dhe sistem të pavarur ushqimi elektrik (gjenerator) për sigurimin e vazhdimësisë së rrymës elektrike?

16. A ka spitali ditor sistem për mbrojtjen nga zjarri dhe materialet shpërthyese, si dhe kontratën me SHMKZ-në?

17. A është e përfshirë ndërtesa e spitalit ditor në ndërtesën e spitalit publik/jopublik, në një ose disa reparte të dedikuara?

18. A është e përfshirë ndërtesa e spitalit ditor në strukturën e një ndërtese të veçantë?

19. A respekton Spitali ditor normat urbanistike dhe të arkitekturës sipas legjislacionit në fuqi dhe a siguron aksueshmëri në mjediset e tij për personat me aftësi të kufizuar në veçanti, sipas standardeve të miratuara?

20. A plotëson objekti standardet higjieno – sanitare sipas kërkesave ligjore (lyerja, ndriçimi, temperature, ventilimi, furnizimi me ujë) të hapësirave të brendshme dhe të jashtme?

21. A përbëhet mjedisi i brendshëm nga ndarjet e nevojshme për kryerjen e aktivitetit?

22. A siguron zbatimin e rregullores për numrin e shtretërve sipas kapacitetit te dhomave?

23. A siguron mbrojtjen e shëndetit në bashkëpunim edhe me veprimtaritë e institucioneve te tjera shëndetësore?

24. A plotësohet standardi infrastrukturor ndërtimor, i pajisjeve mjekësore dhe lista e medikamenteve të nevojshme të urgjencës sipas urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë?

25. A ka spitali ditor marrëveshje paraprake me Shërbimin Kombëtar të Transfuzionit të Gjakut dhe a e dokumenton struktura spitalore që përdor gjak dhe komponentë të tij në përputhje me rregulloren “Për procedurën e kërkimit, përzgjedhjes dhe përdorimit të gjakut dhe komponentëve te tij në spitalet e Republikës së Shqipërisë?

26. A ka spitali ditor shërbim sterilizimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi, të siguruar nga vetë institucioni ose të kontraktuar?

27. A ka spitali ditor një drejtues mjekësor i cili përgjigjet personalisht për organizimin tekniko-funksional, për standardet dhe ecurinë e shërbimeve higjieno-sanitare?

28. A ka spitali ditor të paktën një mjek dhe një infermier për çdo njësi (specialitet) shërbimi mjekësor dhe stafin ndihmës, në raport me numrin e aktiviteteve mjekësore të ofruara për çdo shërbim (repart) të spitalit ditor?

29. A ruhen të dhënat që krijohen nëpërmjet grumbullimit dhe evidentimit të dokumentacionit shëndetësor sipas legjislacionit në fuqi?

30. A disponon Spitali ditor një program dhe një person përgjegjës të kontrollit të infeksionit spitalor?

31. A kryhet kontrolli dhe parandalimi i infeksionit spitalor në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi për kontrollin dhe luftimin e sëmundjeve infektive?

32. A ka subjekti dokument tip, “Kontratë për administrimin e mbetjeve spitalore” e institucionit shëndetësor prodhues të mbetjeve spitalore me kompanitë e licencuara ?

33. A plotëson spitali ditor standardet e kërkuara në shërbimet e lavanderisë, gardërobës, kuzhinës dhe magazinimit?

34. A kryen spitali ditor i klasës "A" çdo procedurë mjekësore që përfshin administrimin e një bari anestetik spinalë, epiduralë ose të përgjithshëm?

35. A ka Spitali ditor i klasës "A" një kapacitet jo më shumë se 15 shtretër?

36. A ka Spitali ditor mjedis pranimi të dedikuar për shërbimet e sekretarisë, regjistrimit dhe arkivit?

37. A ka Spitali ditor mjedis qëndrimi dhe pritjeje për pacientët dhe vizitorët?

38. A ka spitali ditor shërbim diagnostikues imazherik ?

39. A ka në subjekt pajisje me burime të rrezatimit jonizues?

40. A është subjekti i pajisur me licencë nga KMR për kryerjen e veprimtarive me burimet e rrezatimit jonizues?

41. A ka spitali ditor mjedis të dedikuar për ruajtjen e barnave dhe të materialeve mjekësore?

42. A ka spitali ditor shërbim laboratorik për analiza kimike- klinike?

43. A është cilësia dhe siguria e kujdesit shëndetësor në përputhje me standardet?

44. A plotëson subjekti normat dhe standardet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor?

45. A zbatohet ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit?

0 / 45 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen