Listë vetë-kontrolli46 pyetje
Pyetjet për shërbimin e transfuzionit të gjakut
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 46 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A siguron shërbimi i transfuzionit standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë së gjakut njerëzor dhe të përbërësve të tij?
2. A kryhet përpara dhurimit, informimi dhe nënshkrimi i formularit standard nga dhuruesi?
3. A nënshkruhet formulari standard edhe nga specialisti shëndetësor, që përgjigjet për marrjen e historisë shëndetësore të dhuruesit?
4. A siguron Qendra Kombëtare e Transfuzionit ruajtjen e sistemit të të dhënave, si dhe parandalimin e çdo lloj transferimi, dëmtimi apo ndryshimi të dosjeve të dhuruesve?
5. A siguron Qendra Kombëtare e Transfuzionit garantimin e të dhënave të dhuruesve në të gjitha hallkat e procesit të gjurmimit?
6. A kryhet nga strukturat e shërbimit shëndetësor në fushën e transfuzionit promovimi i dhurimit vullnetar, të rregullt dhe falas të gjakut?
7. A kryhet nga strukturat e shërbimit shëndetësor në fushën e transfuzionit përcaktimin e përshtatshmërisë së dhuruesve për dhurim?
8. A kryhet nga strukturat e shërbimit shëndetësor në fushën e transfuzionit mbledhja, përpunimi, ruajtja dhe shpërndarja e gjakut dhe përbërësve të tij në përputhje me kriteret ligjore?
9. A kryhet nga strukturat e shërbimit shëndetësor në fushën e transfuzionit kontrolli i detyrueshëm laboratorik, për të plotësuar kriteret dhe standardet zyrtare të cilësisë dhe sigurisë për çdo njësi gjaku ose përbërësi të tij?
10. A kryhet nga strukturat e shërbimit shëndetësor në fushën e transfuzionit ekzaminimi i pacientëve të planifikuar për transfuzion?
11. A kryhet nga strukturat e shërbimit shëndetësor në fushën e transfuzionit mbështetja transfuzionale në shërbimet e urgjencës dhe të emergjencës?
12. A kryhet nga strukturat e shërbimit shëndetësor në fushën e transfuzionit funksionimi si vëzhgues epidemiologjikë, në kuadër të sistemit të hemovigjilencës?
13. A siguron Qendra Kombëtare e Gjakut mbështetje për programimin kombëtar të veprimtarive të shërbimeve të transfuzionit?
14. A siguron Qendra Kombëtare e Gjakut informacion për Ministrinë e Shëndetësisë për programin vjetor të vetëmjaftueshmërisë?
15. A kryen Qendra Kombëtare e Gjakut realizimin e funksionit bashkërendues për sistemin informativ në shërbimin e transfuzionit?
16. A kryen Qendra Kombëtare e Gjakut hartimin dhe zbatimin e programit të kualifikimit të personelit të mesëm të Shërbimit Kombëtar të Transfuzionit?
17. A kryen Qendra Kombëtare e Gjakut hartimin dhe zbatimin e skemës së hemovigjilencës, sipas urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë?
18. A kryen Qendra Kombëtare e Gjakut kontrollin e metodave diagnostike të përdorura për vlerësimin e cilësisë, sigurisë, efikasitetit dhe përdorueshmërisë së procedurave të zbatuara në këtë fushë?
19. A siguron Qendra Kombëtare e Gjakut kujdesin për regjistrin kombëtar të gjakut, për sa u përket aspekteve tekniko-organizative të tij?
20. A siguron Qendra Kombëtare e Gjakut mbështetjen e organizimit të kontrollit të jashtëm të cilësisë në fushën e transfuzionit?
21. A është marrë miratim nga Ministri i Shëndetësisë në rastet e importimit dhe eksportimit të gjakut ose i produkteve të tij për përdorim terapeutik, profilaktik e diagnostik?
22. Forma e organizimit të shërbimit të transfuzionit të gjakut në spitalet jo publike dhe publike është Shërbim 24 orë?
23. Forma e organizimit të shërbimit të transfuzionit të gjakut në spitalet jo publike dhe publike është Shërbim 8 orë?
24. A bëhet përcaktimi i nevojës për transfuzion nga mjeku kurues ?
25. A ka marrë parasysh mjeku kurues përpara se të bëjë kërkesën për gjak ose komponentë të tij sa më poshtë: a. Të përdorë të gjitha mundësitë për trajtim alternativ (pa transfuzion) përpara se të vendos për terapinë transfuzive. b. Të siguroj përdorimin e transfuzionit autolog për të sëmur të përshtatshëm që do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve të planifikuara. c. Të siguroj përdorimin e zëvendësimeve familjare të gjakut në të gjitha rastet e planifikuara dhe në urgjencat nëse është e mundur ?
26. A bëhet fletë–kërkesa sipas dokumenteve standarde te përcaktuara në këtë Rregullore: A- “Formular standard analizash” për përcaktimin e grupit të gjakut apo edhe testimet e tjera dhe B-“ Formular kërkesë për komponentët e gjakut”?
27. A plotëson mjeku kurues me saktësi fletë–kërkesën, e cila duhet të jetë e firmosur dhe e vulosur prej tij?
28. A kontrollon personeli i bankës së gjakut në spitalin publik në çdo rast nëse të dhënat e fletë–kërkesës përputhen me ato të mostrës së gjakut të pacientit?
29. A ka të shënuara mostra e gjakut të pacientit nga spitali jo publik mbi tub përveç të dhënave të përcaktuara edhe grupin e gjakut të përcaktuar nga laboratori i spitalit jo publik?
30. A regjistrohen rezultatet e testimeve laboratorike në: -Fletën ditore të punës. -Në regjistrin e “ Përcaktimit të grupeve të gjakut”. -Në kartelën personale të pacientit. -Në pjesën përkatëse të flete–kërkesës, e cila më pas vendoset në kartelën klinike personale të pacientit?
31. A tërhiqen gjaku ose komponentët e tij në bankën e gjakut vetëm nga personeli mjekësor (mjek ose infermier), mundësisht një person i ngarkuar me këtë detyrë për çdo klinikë në spitalet publike dhe jo publike?
32. A kryhet procedura e tërheqjes së gjakut në bankën e gjakut sipas kritereve të përcaktuara në këtë rregullore?
33. A bëhet transporti i njësive të gjakut dhe komponentëve nga bankat e gjakut në klinikat e spitalit publik ose spitalet jo publike me termobokse me temperaturë të kontrolluar?
34. A regjistrohet çdo njësi gjaku ose komponentë të tij të tërhequra në bankën e gjakut në regjistrin përkatës të gjakut, në klinikë (pavijon, në repartin e terapisë intensive apo sallën e operacionit)?
35. A bëhet nga mjeku kurues dokumentimi i transfuzionit në kartelën e pacientit?
36. A plotësohet në çdo bankë gjaku regjistri i shpërndarjes së gjakut dhe komponentëve të tij duke shënuar të gjitha njësitë e disponueshme?
37. A plotësohet në çdo bankë gjaku proces – verbali i dorëzimit të njësive të gjakut në ndërresat e ndryshme?
38. A ka spitali, në përputhje me kushtet konkrete, rregulloren e tij të brendshme të punës në lidhje me zbatimin e kësaj rregulloreje, dhe a funksionon një sistem kontrolli në lidhje me përdorimin e përshtatshëm të gjakut dhe komponentëve të tij?
39. A përcaktohet dhe identifikohet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit dhe Bankat e Gjakut në një sistem të veçantë (INLOG Server) dhe në mënyrë unike çdo dhurues, çdo njësi gjaku të mbledhur dhe çdo komponent gjaku të përgatitur, cilido qoftë qëllimi i përdorimit dhe klinika ku është shpërndarë ky komponent i caktuar gjaku?
40. A dokumentojnë strukturat spitalore publike dhe jo publike që përdorin gjak dhe komponentë të tij: -Emrin e llojin e produktit të transfuzuar. -Të dhënat e qeses që do të trasfuzohet si: numrin e njësisë, kodin e dhuruesit, (grupin ABO, RhD, inicialet e saj). -Datën e mbledhjes dhe datën e kadencës së njësisë. -Datën e marrjes së transfuzionit. -Emrin e pacientit. -Numrin e kartelës së pacientit?
41. A dokumentojnë strukturat spitalore publike dhe jo publike që përdorin gjak dhe komponentë të tij destinacionin final të çdo njësie të tërhequr në bankën e gjakut, nëse ajo është : -Transfuzuar tek pacienti. -Kthyer në bankën e gjakut përkatëse. -Shkatërruar ?
42. A përcakton banka e gjakut një identifikues unik (barkod të vetin) që i mundëson asaj të lidhet saktësisht me çdo njësi gjaku që ajo ka mbledhur dhe çdo komponent gjaku që ka përgatitur?
43. A njoftojnë menjëherë strukturat spitalore publike dhe jo publike, që përdorin gjak ose produkte të tij bankën e gjakut, në momentin e konstatimit për reaksione të padëshiruara të vërejtura tek marrësi, gjatë apo mbas transfuzionit, të cilat mund të jenë të lidhura me cilësinë dhe sigurinë e gjakut dhe komponentëve të tij, apo me ndonjë gabim të mundshëm njerëzor?
44. A bëhet njoftimi i reaksioneve të padëshiruara nga transfuzioni i gjakut ose komponentëve të tij në bankën e gjakut nga mjeku që kryhen transfuzionin, sipas formularit të Raportimit mbi Reaksionet nga Transfuzioni?
45. A njofton menjëherë banka e gjakut në spital, pas marrjes së raportimit nga strukturat spitalore përkatëse për reaksione të padëshiruara nga transfuzioni, Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut?
46. A ka plotësuar QKTGJ mbi bazë vjetore Formularin e Raportimit, sipas aneksit II, pjesa D dhe a e ka dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë, në Drejtorinë e Administrimit Spitalor?
0 / 46 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
