Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli13 pyetje

Lista verifikimi – automjetet që transportojnë mbetje spitalore

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor

Pyetje të përgjithshme

1. A është automjeti që transporton mbetje spitalore infektuese lehtësisht i identifikueshëm me shenjën dalluese ndërkombëtare të rrezikut të mbetjes mjekësore?

2. A përfshin etiketa shenjën ndërkombëtare dalluese të rrezikut të mbetjes mjekësore, njoftimin e rrezikut mjekësor në shqip dhe në anglisht dhe numrin e parë të klasifikimit ndërkombëtar (6)?

3. A është madhësia minimale e etiketës 14cm x 14cm dhe të ketë formën e një rombi?

4. A përfshin automjeti një pjesë ngarkues-transportues, që rri mbyllur dhe e siguruar përveçse kur ngarkon ose shkarkon mbetje spitalore për të parandaluar hyrjen dhe ekspozimin e pa autorizuar ndaj erës dhe reshjeve?

5. A është i ndërtuar me materiale të qëndrueshme dhe pa kënde, që pastrohen lehtësisht?

6. A është i projektuar dhe ndërtuar në mënyrë të tillë që të mos lejojë derdhjet?

7. A janë sistemet e kullimit të dyshemesë të tilla që të mundesojnë shkarkimin direkt në një sistem kanalizimesh sanitare për asgjesimin e ujrave të ndotura?

8. A është e ndarë kabina e shoferit me një paret të mbyllur fiks nga pjesa ku mbahen mbetjet spitalore?

9. A është ndarja për ngarkesën me ndricimin dhe ajrimin e duhur?

10. A është i pajisur me veshje të mjaftueshme të sigurisë, pajisje të dekontaminimit dhe pastrimit dhe materiale për trajtimin e derdhjeve (p.sh. veshjet mbrojtëse personale, qese plastike dhe kuti të mprehtash rezervë, dezinfektues, kokërriza absorbuese, furça, fshesa lecke, lopata dhe kova)?

11. A është i pajisur me frigorifer ose hapësirë frigoriferike që përdoret vetëm për mbetjet spitalore në një temperaturë jo më të lartë se 10°C, në rast se mban për më shumë se 24 orë mbetje njerëzore, shtazore apo të ndonjë gjallese tjetër të, por gjithsesi më pak se 48 orë nga ambalazhimi?

12. A është i pajisur automjeti me një kit për ndalimin e derdhjeve dhe për pastrimin e automjetit?

13. A përdoret automjeti për të transportuar ushqime, produkte ushqimore, kontejnerë ushqimorë ose ndonjë substancë, e cila do të gëlltitet nga njerëzit ose kafshët ose do ti shtohet ushqimeve të njerëzve ose kafshëve?

0 / 13 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen