Listë vetë-kontrolli59 pyetje
Lista verifikimi për spital ditor tipi B - pyetje kryesore
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 59 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A është i licencuar subjekti për spital ditor i klasës "B"?
2. A është akredituar subjekti (apo është në proces) nga institucioni përgjegjës, në mënyrë periodike, për të vlerësuar shkallën e plotësimit nga ana e tyre të standardeve të paracaktuara dhe të publikuara për to nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë?
3. A ka objekti Akt Miratim higjieno sanitar dhe a përputhet ky dokument me aktivitetin aktual të subjektit?
4. A ka spitali rregullore te brendshme për funksionimin e tij?
5. A është personeli i pajisur me raport mjeko-ligjor (KML)?
6. A është kryer shërbimi DDD, dhe a disponon subjekti certifikatën e këtij shërbimi?
7. A raporton spitali në mënyrë periodike pranë Ministrisë së Shëndetësisë për aktivitetin spitalor, sëmundshmërinë?
8. A ruhet konfidencialiteti i pacientit?
9. A realizohet njoftimi dhe raportimi i sëmundjeve infektive?
10. A është personeli i pajisur me libreza shëndetësore?
11. A realizohet marrja e masave të përgjithshme për mbrojtjen nga sëmundjet infektive?
12. A realizohet marrja e masave të veçanta për mbrojtje nga sëmundjet infektive?
13. A është personeli i pajisur me uniformat e punës?
14. A ka në objekt ujë të rrjedhshëm higjenikisht të pastër të dedikuar për konsum njerëzor, rezerva ujore të mjaftueshme në rast të ndërprerjes së furnizimit dhe ujë të ngrohtë?
15. A ka subjekti burim të furnizimit me rrymë elektrike të pandërprerë dhe sistem të pavarur ushqimi elektrik (gjenerator) për sigurimin e vazhdimësisë së rrymës elektrike?
16. A ka spitali ditor sistem për mbrojtjen nga zjarri dhe materialet shpërthyese, si dhe kontratën me SHMKZ-në?
17. A është e përfshirë ndërtesa e spitalit ditor në ndërtesën e spitalit publik/jopublik, në një ose disa reparte të dedikuara?
18. A është e përfshirë ndërtesa e spitalit ditor në strukturën e një ndërtese të veçantë?
19. A respekton Spitali ditor normat urbanistike dhe të arkitekturës sipas legjislacionit në fuqi dhe a siguron aksueshmëri në mjediset e tij për personat me aftësi të kufizuar në veçanti, sipas standardeve të miratuara?
20. A plotëson objekti standardet higjieno – sanitare sipas kërkesave ligjore (lyerja, ndriçimi, temperature, ventilimi, furnizimi me ujë) të hapësirave të brendshme dhe të jashtme?
21. A përbëhet mjedisi i brendshëm nga ndarjet e nevojshme për kryerjen e aktivitetit?
22. A siguron zbatimin e rregullores për numrin e shtretërve sipas kapacitetit të dhomave?
23. A siguron mbrojtjen e shëndetit në bashkëpunim edhe me veprimtaritë e institucioneve te tjera shëndetësore?
24. A plotësohet standardi infrastrukturor ndërtimor, i pajisjeve mjekësore dhe lista e medikamenteve të nevojshme të urgjencës sipas urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë?
25. A ka spitali ditor marrëveshje paraprake me Shërbimin Kombëtar të Transfuzionit të Gjakut dhe a e dokumenton struktura spitalore që përdor gjak dhe komponentë të tij në përputhje me rregulloren “Për procedurën e kërkimit, përzgjedhjes dhe përdorimit të gjakut dhe komponentëve te tij në spitalet e Republikës së Shqipërisë?
26. A ka spitali ditor shërbim sterilizimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi, të siguruar nga vetë institucioni ose të kontraktuar ?
27. A ka spitali ditor një drejtues mjekësor i cili përgjigjet personalisht për organizimin tekniko-funksional, për standardet dhe ecurinë e shërbimeve higjieno-sanitare?
28. A ka spitali ditor të paktën një mjek dhe një infermier për çdo njësi (specialitet) shërbimi mjekësor dhe stafin ndihmës, në raport me numrin e aktiviteteve mjekësore të ofruara për çdo shërbim (repart) të spitalit ditor?
29. A ruhen të dhënat që krijohen nëpërmjet grumbullimit dhe evidentimit të dokumentacionit shëndetësor sipas legjislacionit në fuqi?
30. A disponon Spitali ditor një program dhe një person përgjegjës të kontrollit të infeksionit spitalor?
31. A kryhet kontrolli dhe parandalimi i infeksionit spitalor në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi për kontrollin dhe luftimin e sëmundjeve infektive?
32. A ka subjekti dokument tip, “Kontratë për administrimin e mbetjeve spitalore” e institucionit shëndetësor prodhues të mbetjeve spitalore me kompanitë e licencuara për trajtimin e tyre?
33. A plotëson spitali ditor standardet e kërkuara në shërbimet e lavanderisë, gardërobës, kuzhinës dhe magazinimit?
34. A kryen Spitali ditor i klasës "B" çdo procedurë mjekësore që përfshin administrimin e një bari anestetik spinalë, epiduralë ose të përgjithshëm?
35. A ka Spitali ditor i klasës "B" një kapacitet jo më shumë se 10 shtretër për çdo sallë operacioni?
36. A kryen Spitali ditor i klasës "B" Kirurgji ditore e cila përfshin shtrimin në spital të pacientit për jo më shumë se 24 orë?
37. A ka Spitali ditor mjedis qëndrimi dhe pritjeje për pacientët dhe vizitorët?
38. A ka spitali ditor shërbim diagnostikues imazherik ?
39. A ka në subjekt pajisje me burime të rrezatimit jonizues?
40. A është subjekti i pajisur me licencë nga KMR për kryerjen e veprimtarive me burimet e rrezatimit jonizues?
41. A ka spitali ditor mjedis të dedikuar për ruajtjen e barnave dhe të materialeve mjekësore?
42. A ka spitali ditor shërbim laboratorik për analiza kimike- klinike?
43. A përfshin në Spitalin ditor të klasës "B" shërbimi në kirurgjinë ditore ekzaminimet dhe vizitat mjekësore përpara ndërhyrjes kirurgjikale, ndërhyrjen kirurgjikale dhe vizitat mjekësore pas ndërhyrjes kirurgjikale?
44. A përfshin në Spitalin ditor shërbimi në kirurgjinë ditore ndërhyrjet që janë të programuara, kohëzgjatja e tyre është mesatarisht 2 orë dhe kanë rrezik të ulët komplikacioni post operator?
45. A ka Spitali ditor i klasës "B" mjekë kirurg të specializuar në përputhje me specialitetin përkatës, mjekë anestezist, infermierë dhe stafin mjekësor ndihmës në raport me numrin e aktiviteteve mjekësore të ofruara për çdo shërbim?
46. A ka në Spitalin ditor të klasës "B" gjatë orëve kur kryen ndërhyrje kirurgjikale praninë e të paktën, një mjeku kirurg të specializuar në nën specialitetin përkatës, një mjeku anestezist, një kryeinfermieri ose të paktën dy infermierë dhe personel mjekësor në gatishmëri 24 orë?
47. A përfshin infrastruktura e Spitalit ditor të klasës "B": salla operatore/blloku operator, zonën e vëzhgimit post operator, me një, dy ose disa shtretër, dhomë të pacientëve me jo më shumë se katër shtretër, të pajisur me tualetin përkatës, dhomën e vizitës dhe të mjekimit?
48. A plotëson struktura ndërtimore e Spitalit ditor të klasës "B" kriteret për: dhomat me një shtrat jo më të vogla se 12 m², dhomat me dy shtretër jo më pak se 8 m² për çdo shtrat pacienti dhe një pajisje qendrore oksigjeni dhe vakumi të veçantë për çdo shtrat?
49. A ka Spitali ditor i klasës "B" ambientin e infermierisë pranë dhomave të pacientëve, të pajisur me lavaman, me vend ku përgatitet mjekimi, si dhe me një sistem thirrës emergjence, që lidhet me çdo dhomë të pacientëve?
50. A ka në Spitalin ditor të klasës "B" në çdo sallë të operacionit vetëm një shtrat operacioni, sipërfaqja e sallës 20 (njëzet)m², me lartësi të paktën 2.6 metra, sistem kondicionimi qendror (UTA) me filtra antibakterialë, me qarkullim fluksi laminar dhe presion pozitiv dhe korridori të bllokut operator, në zonën ku transportohen pacientët me gjerësi të paktën prej 1.8m?
51. A ka Spitali ditor i klasës "B" në bllokun operator hapësirën e sallës së operacionit komplet sterile?
52. A ka Spitali ditor i klasës "B" në ato pjesë të bllokut operator ku sterilizimi është jo i plotë, një vend pushimi për personelin, dhoma të ndara zhveshjeje dhe veshjeje, dhomë tualeti me dush, depo të materialeve të pastra?
53. A ka Spitali ditor i klasës "B" korridoret në repartin e shtrimit, ku lëvizin barelat të gjera jo më pak se 1.8 metra?
54. A ka Spitali ditor i klasës "B" i vendosur në një godinë me më shumë se një kat, një dalje alternative emergjence?
55. A ka Spitali ditor i klasës "B" muret dhe tavanet e dhomave e të korridoreve , dyshemetë dhe veshjet e dyshemeve të mirë rregulluara, të ndërtuara në mënyrë të tillë që mund të pastrohen lehtësisht dhe të mirëmbahen?
56. A ka Spitali ditor i klasës "B" një vend praktik me, të paktën, një tualet me lavaman për, personelin e administratës, personelin mjekësor dhe vizitorët e të afërmit e pacientëve, të veçanta për gra dhe për burra?
57. A është cilësia dhe siguria e kujdesit shëndetësor në përputhje me standardet?
58. A plotëson subjekti normat dhe standardet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor?
59. A zbatohet ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit?
0 / 59 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
