Listë vetë-kontrolli15 pyetje
Checklist - Detergjentët dhe lëndët tensioaktive
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 15 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A i vendos në dispozicion fabrikuesi, përfaqësuesi i tij i autorizuar ose importuesi strukturës përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut, informacionin për një ose më shumë rezultate të testeve për biodegradimin përfundimtar ?
2. A jepet në formë të dukshme, lehtësisht të lexueshme dhe të paheqshme emri i produktit dhe emri tregtar i produktit ?
3. A jepet në formë të dukshme, lehtësisht të lexueshme dhe të paheqshme, përmbajtja e substancave sipas intervaleve të peshës në përqindje ?
4. A jepen kategoritë e substancave (a. Enzimat; b. Dezinfektuesit; c. Zbardhuesit optikë; ç. Parfumet) nëse janë të pranishme, pavarësisht nga përqendrimi i tyre ?
5. A jepen lëndët konservuese, nëse janë të pranishme ?
6. A jepet adresa e internetit, nga e cila mund të merret lista e përbërësve në detergjent?
7. A jepet informacioni udhëzues mbi dozën, në paketimin e detergjentit (larës) që bëhet i disponueshëm për konsumatorin ?
8. A sigurohet informacioni në etiketë në gjuhën shqipe?
9. A jepet emri i detergjentit dhe i fabrikuesit ?
10. A respektohet ndalimi i paraqitjes vizatimore të frutave në paketimin e detergjentëve (nëse është i lëngët), të cilat mund të çorientojnë konsumatorin ?
11. A renditen substancat aromatike alergjene që gjenden në listën e substancave që jepen në pikën 11, nëse përqëndrimi total i substancës aromatike alergjene në detergjente kalon kufirin e përcaktuar në pikën 2.4, të Vendimit 669/28.09.2011 ?
12. A jepet adresa e plotë, numri i telefonit, si dhe adresa postare elektronike kur është e mundur, e personit përgjegjës për vendosjen e detergjentit në treg ?
13. A është vendosur etiketa në përputhje me rregullat e parashikuara në VKM nr. 488 ?
14. A është i paketuar/ambalazhuar produkti në përputhje me kërkesat e parashikuara në VKM nr. 488 ?
15. A është vendosur etiketa në gjuhën shqipe ?
0 / 15 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
