Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli10 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR PAJISJET FRIGORIFERIKE PËR PËRDORIM SHTËPIAK

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut

Pyetje të përgjithshme

1. Markimi CE i konformitetit është vendosur në çdo produkt në atë mënyrë që të jetë i dukshëm, lehtësisht i lexueshëm dhe i paheqshëm.

2. Disponon Deklaratë Konformiteti për produktet me të gjithë elementët.

3. Produkti është i shoqëruar nga udhëzimet për përdorim/mirëmbajtje si dhe informacioni për sigurinë në gjuhën shqipe.

4. A shfaqen, në produkt, etiketa, marka, simbole apo shkrime që çorientojnë përdoruesin e fundit lidhur me konsumin e energjisë?

5. Çdo pajisje frigoriferike është e pajisur me etiketë të printuar, të vendosur në pjesën e përparme ose të sipërme në mënyrë qartësisht të dukshme, si jepet në formatin e pikës 3 të VKM nr.929.

6. Pajisja frigoriferike e vendosur në treg është i shoqëruar nga skeda informative si jepet në pikën 4 të VKM nr.929

7. Subjekti disponon dokumentacionin Teknik për produktin që përfshin pikat e përcaktuar në pikën 5 të VKM nr.929.

8. Furnizuesi, shitësi me pakicë ka siguruar që çdo publicitët për një model të veçantë të pajisjes frigoriferike përmban klasat e efiçencës së energjisë nësë publiciteti përmban informacion të lidhur me energjinë ose çmimin.

9. Furnizuesi, shitësi me pakicë ka siguruar që çdo publicitët për një model të veçantë të pajisjes frigoriferike përmban klasën e efiçencës së atij modeli kur përshkruan parametrat teknikë të veçantë të tij.

10. Informacioni kur përdoruesi i fundit nuk parashikohet të shikojë produktin a është sipas renditjes të përcaktuar në pikën 6 të VKM nr. 929?

0 / 10 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen