Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli10 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR ASPIRATORËT THITHËS PËR PËRDORIM SHTËPIAK

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut

Pyetje të përgjithshme

1. A është vendosur markimi CE i konformitetit në çdo produkt dhe në atë mënyrë që të jetë i dukshëm, lehtësisht i lexueshëm dhe i paheqshëm?

2. A disponon Deklaratë Konformiteti për produktet me të gjithë elementët?

3. A është produkti i shoqëruar nga udhëzimet për përdorim/mirëmbajtje si dhe informacioni për sigurinë në gjuhën shqipe?

4. A shfaqen, në produkt, etiketa, marka, simbole apo shkrime që çorientojnë përdoruesin e fundit lidhur me konsumin e energjisë?

5. A është çdo aspirator thithës i shoqëruar me etiketë të printuar që përmban informacionin si jepet në formatin e pikës 8.2 të VKM nr.191?

6. A është vënë në dispozicion për aspiratorin thithës shtëpiak një skedë informative si jepet në pjesën B të pikës 9 të VKM nr.191 datë 04.04.2018?

7. A disponon subjekti dokumentacionin Teknik për produktin sipas pikave të përcaktuar në pjesën B të pikës 10 të VKM nr.191 datë 04.04.2018?

8. A ka siguruar furnizuesi, shitësi me pakicë që çdo publicitet për një model të veçantë të aspiratorëve thithës shtëpiakë të përmbajë klasat e eficencës së energjisë nësë publiciteti përmban informacion të lidhur me energjinë ose çmimin?

9. A ka siguruar furnizuesi, shitësi me pakicë që çdo publicitet për një model të veçantë të një aspiratori thithës të përmbajë klasën e eficencës së atij modeli kur përshkruan parametrat teknikë të veçantë të tij?

10. Informacioni kur përdoruesi i fundit nuk parashikohet të shikojë produktin a është sipas renditjes të përcaktuar në pikën 11.B të VKM nr.191?

0 / 10 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen