Listë vetë-kontrolli13 pyetje
LISTË VERIFIKIMI PËR ETIKETIMIN E DETERGJENTEVE
Liste verifikimi për të dhënat që jepen në etiketën e vendosur në paketimin për detergjentin që bëhet i disponueshëm për konsumatorin
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 13 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. A jepet në formë të dukshme, lehtësisht të lexueshme dhe të paheqshme emri i produktit dhe emri tregtar i produktit?
2. A jepet në formë të dukshme, lehtësisht të lexueshme dhe të paheqshme përmbajtja e substancave sipas intervaleve të peshës në përqindje? (a. Fosfatet b. fosfonatet, c. lëndët tensioaktive anionike, ç. lëndët tensioaktive kationike, d. lëndët tensioaktive amfotere, dh. lëndët tensioaktive jo-jonike, e. agjentë zbardhues me bazë oksigjeni, ë. agjentë zbardhues me bazë klori, f. EDTA dhe kripërat e saj, gj. NTA (acidi nitrilotriacetik) dhe kripërat e tij, g. fenolet dhe fenolet e halogjenuar, h. paradiklorbenzeni, i. hidrokarburet aromatike, j. hidrokarburet alifatike, k. hidrokarburet e halogjenuar, ll. sapuni, l. zeolitet, m. polikarboksilatet,)
3. Jepen Kategoritë e substancave (a. Enzimat; b. Dezinfektuesit; c. Zbardhuesit optikë; Ç. Parfumet) nëse janë të pranishme, pavarësisht nga përqendrimi i tyre?
4. Jepen Lëndët konservuese, nëse janë të pranishme?
5. A Jepet Adresa e internetit, nga e cila mund te merret lista e perberesve në detergjent?
6. Në paketimin e detergjentit (larës) që bëhet i disponueshëm për konsumatorin jepet edhe informacioni udhëzues mbi dozen ?( Sasitë e rekomanduara dhe/ose udhëzimet e dozimit të shprehura në mililitra ose gram të përshtatshme për një ngarkesë standarde rrobash në një makinë larëse, për kategoritë e ujit të butë, të mesëm dhe të fortë dhe për programe larjeje me ose pa paralarje.)
7. Në paketimin e detergjentit jepet edhe informacioni udhëzues mbi Numrin e ngarkesave standarde në një makinë larëse, me tekstile “normalisht të ndotura”, “pak të ndotura”?
8. A jepet Kapaciteti i çdo gote dozimi, nëse shoqëron produktin, të përcaktuar në mililitra ose gram?
9. A sigurohet informacioni në etiketë në gjuhën shqipe?
10. A respektohet ndalimi i paraqitjes vizatimore të frutave në paketimin e detergjentëve (nëse i lëngët), të cilat mund të çorientojnë konsumatorin?
11. A jepet Emri i detergjentit dhe i fabrikuesit?
12. A jepet Renditja e përbërësve në rend zvogëlues sipas peshës në përqindje?
13. A jepet Emri i përgjithshëm kimik (IUPAC), emërtimi sipas INCI (Nomeklatura Ndërkombëtare për Përbërësit Kozmetik), emërtimi trivial (sipas European Pharmacopoeia) dhe numri CAS (kod ndërkombëtar me të cilën identifikohet substanca)?
0 / 13 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
