Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli15 pyetje

LISTË-VERIFIKIMI PËR KARROCAT E FËMIJËVE (pjesa 2)

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut

Pyetje të përgjithshme

1. A jepet Informacioni i produktit në gjuhën shqipe ipas pikës 10.1, S SH EN 1888-1:2018?

2. A ka të shënuar karroca emrin ose markën tregtare të prodhuesit, importuesit ose të njësisë përgjegjëse për shitjen e saj?(Kur produkti shitet në pjesë të ndara, secila pjesë duhet të jetë e shënuar sipas pikës 10.2.1, S SH EN 1888-1:2018)

3. A ka të shënuar karroca shenja për të identifikuar modelin? ( Kur karroca shitet në pjesë të ndara, secila pjesë duhet të jetë e shënuar, sipas pikës 10.2.2, S SH EN 1888-1:2018.)

4. A shkruhen fjalitë paralajmëruese me shkronja, shkronja e madhe e të cilave duhet të jetë së paku 2,5 mm në lartësi? (Fjala “PARALAJMËRIM” do të shkruhet me shkronja të mëdha. Për gomat me fryrje presioni maksimal do të shënohet tek goma ose të udhëzimet e përdorimit, sipas pikës 10.1, S SH EN 1888-1:2018)

5. A është i shënuar produkti në mënyrë të lexueshme, të dukshme dhe të përherhshme, në përputhje me pikën 10.2, S SH EN 1888-1:2018?

6. A ka të shënuar produkti në mënyrë të dukshme paralajmërimin "KUJDES Kurrë mos e lini fëmijën pa mbikëqyrje", sipas pikës 10.2.3, S SH EN 1888-1:2018?

7. A kanë pjesët e karrocës (ku qëndron fëmija) që kanë një gjatësi të brendshme më të madhe se 800 mm, një etiketë ku shkruhet "KUJDES Përdorni rrypat e sigurimit sapo fëmija të jetë i ulur i vetëm", sipas pikës 10.2.4, S SH EN 1888-1:2018?

8. A kanë Karrocat që nuk janë të përshtatshme për fëmijët nën 6 muaj,një etiketë të dukshme gjatë palosjes, shpalosjes ose rregullimit të karrocës ku thuhet "PARALAJMëRIM Kjo njësi e sediljes nuk është e përshtatshme për fëmijët nën 6 muaj", sipas pikës 10.2.5, S SH EN 1888-1:2018?

9. A është e shënuar karroca me paralajmërimin "KUJDES Gjithmonë përdorni sistemin e ndalimit", sipas pikës 10.2.6, S SH EN 1888-1:2018?

10. A kanë pjesët e karrocës ku qëndron fëmija, një tregues të lartësisë maksimale të dyshekut, sipas pikës 10.2.7, S SH EN 1888-1:2018?

11. A është e shënuar në karrocë nëpërmjet piktogramit, pesha maksimale e fëmijës për të cilin është menduar përdorimi i karrocës, sipas pikës 10.2.9, S SH EN 1888-1:2018?

12. A është shënuar në informacionin e blerjes informacioni në lidhje me peshën e fëmijës për të cilën karroca është e përshtatshme, sipas pikës 10.3.1, S SH EN 1888-1:2018.

13. A është shënuar paralajmërimi "KUJDES Ky produkt nuk është i përshtashëm për vrapim ose patinazh", sipas pikës 10.3.2, S SH EN 1888-1:2018.

14. A jepet në vendin e qëndrimit në karrocë me gjatësi 800 mm ose më pak, një deklaratë që produkti nuk duhet të përdoret sapo fëmija të jetë i ulur vetëm, sipas pikës 10.3.3, S SH EN 1888-1:2018.

15. A janë të dhëna në formën e fletës së udhëzimeve, manual udhëzimi, fletëpalosje ose në një formë tjetër Udhëzimet për përdorimin e sigurt të karrocës dhe përfshijnë të paktën fjalinë "E RËNDËSISHME - LEXONI ME KUJDES DHE KINI PARASYSH", sipas pikës 10.4, S SH EN 1888-1:2018?

0 / 15 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen