Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli21 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR BIBERONAT QETËSUES PËR FËMIJËT

Lista verifikimi me referenca të standardeve dhe kërkesave për paketimin, etiketimin, udhëzimet dhe paralajmërimet për biberonat qetësues.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut

Pyetje të përgjithshme

1. Neni 4/pika 1, pika 3 Ligji Nr.10480, datë 17.11.2011, i ndryshuar, S SHEN 1400:2013+A1:2014 Pika 9 Produkti të jetë i sigurtë në përputhjë më kërkesat mekanike sipas pikës 9 të Standardit S SHEN 1400:2013+A1:2014.

2. Neni 4/pika 1, pika 3 Ligji Nr.10480, datë 17.11.2011, i ndryshuar, S SHEN 1400:2013+A1:2014 Pika 10 Produkti të jetë i sigurtë në përputhjë më kërkesat kimike sipas pikës 10 të Standardit S SHEN 1400:2013+A1:2014

3. EN 1400:2013+A1:2014 Pika 12 - Paketimi Biberonat duhet të shiten në kushte të pastra në pako të mbyllura Paketa qe mer konsumatori duhet të përfshijë udhëzime të qarta dhe të lexueshme për përdorim dhe kujdes higjienik të biberonit. Këto udhëzime duhet të jepen siç përshkruhet në pikën 13.3 të standardit dhe mund të përfshihen në një fletëpalosje të veçantë të vendosur brenda paketimit.

4. EN 1400:2013+A1:2014 Pika 13.2.1 Informacioni i dukshëm në pikën e shitjes me pakicë Informacioni i mëposhtëm duhet të jetë i dukshëm në pikën e shitjes me pakicë në pjesën e jashtme të paketimit:

5. EN 1400:2013+A1:2014 Pika13.2.2 E dukshme në pikën e shitjes në internet ose me porosi Rekomandohet që informacioni i blerjes (sipas pikes 4-13.2.1) të jetë i dukshëm në pikën e shitjes në internet ose me postë.

6. EN 1400:2013+A1:2014 Pika13.3 Udhëzime të përgjthshme për përdorim Informacioni i mëposhtëm duhet të jepet në paketim ose në një fletëpalosje: - informacion mbi përdorimin e sigurt të produktit; - të paktën një metodë pastrimi; - metoda të papërshtatshme të pastrimit, magazinimit dhe përdorimit të cilat mund të dëmtojnë biberonin.

7. EN 1400:2013+A1:2014 Pika 13.3.2 Paralajmërimet në një formë dhe rend të caktuar

8. EN 1400:2013+A1:2014 Pika 13.3.3 Vërejtje jo në formë të caktuar Jepet paralajmërimi : Mos e lini një biberon drejt për drejtë në rrezet e diellit ose afër një burimi nxehtësie ose lëreni në dezinfektues ("solucion sterilizuese") jo më shumë se sa rekomandohet, pasi kjo mund të dobësojë thithën.

9. EN 1400:2013+A1:2014 Pika 13.3.5 Udhëzime të tjera për përdorim Udhëzimet e mëposhtme duhet të ofrohen edhe pse një formulim alternativ është i lejuar. Mund të jepen edhe udhëzime të mëtejshme

10. EN 1400:2013+A1:2014 Pika 13.4 13.4.1 Kërkesat Informacioni i mëposhtëm duhet të jepet në çdo paketim të jashtëm që përdoret për ruajtjen e produkteve që përmbajnë gomë të vullkanizuar (kjo nuk përfshin paketimin e destinuar për konsumatorët).

4

4.1. a) emrin, markën tregtare ose mjetet e tjera të identifikimit dhe adresën e prodhuesit, shpërndarësit ose shitësit me pakicë, duke përfshirë aty ku është e aplikueshme adresa e internetit. Detajet mund të shkurtohen me kusht që shkurtesa të mundësojë identifikimin dhe lehtësisht kontaktimin e prodhuesit, shpërndarësit ose shitësit me pakicë;

4.2. b) numri i këtij standardi;

4.3. c) Për produktet që përmbajnë latex gome natyrale, duhet dhënë informacioni i mëposhtëm: "Prodhuar nga latex gome natyrale";

7

7.1. Për sigurinë e fëmijës suaj

7.2. Kontrolloni me kujdes para çdo përdorimi. Tërhiqeni biberonin në të gjitha drejtimet. Hidheni poshtë në se shihni shenjat e para të dëmtimit ose dobësisë.

7.3. Përdorni vetëm mbajtësa të posaçëm të përkohshëm të testuar në EN 12586.Asnjëherë mos lidhni shiritat ose litarët e tjerë në një biberon, fëmija juaj mund të mbytet nga ato.

9

9.1. Para përdorimit të parë, vendosni qetësuesin(biberonin) në ujë të vluar për 5 minuta, lereni të ftohet dhe nxirrni ujin e bllokuar nga biberoni. Kjo është për të siguruar higjienën.

9.2. Pastrojeni para çdo përdorimi.

9.3. Asnjëherë mos e zhytni kokwn e biberonit në substanca të ëmbla ose ilaçe, fëmija juaj mund të prishë dhëmbin.

9.4. Në rast se biberoni ngec në gojë, mos krijoni PANIK; ajo nuk mund të gëlltitet dhe është projektuar për të përballuar një ngjarje të tillë. Hiqe me kujdes, me butësi sa të jetë e mundur.

10

10.1. Informacioni në formën e tekstit :Mbani larg nga rrezet e diellit dhe nxehtësia (është i lejuar formulimi alternativ)në gjuhën e vendit dhe / ose simboli si mëposhtë duhet të jetë e dukshme në pjesën e jashtme të paketimit të paktën një herë. Teksti dhe simbolet duhet të jenë lehtësisht të lexueshme

0 / 21 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen