Listë vetë-kontrolli13 pyetje
LISTË VERIFIKIMI PËR TAKËMET E FËMIJËVE
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut
Përmbledhje vetë-kontrolli
0 nga 13 pyetje të plotësuara. 0 përgjigje Jo. 0 nuk aplikohen.
Pyetje të përgjithshme
1. Neni 4/pika 1, pika 3 Ligji Nr.10480, datë 17.11.2011"Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore" , i ndryshuar Produkti të jetë i sigurtë në përputhjë më kërkesat e përgjithshme sipas pikës 5.2 të Standardit S SHEN 14372.
2. Neni 4/pika 1, pika 3 Ligji Nr.10480, datë 17.11.2011, i ndryshuar Produkti të jetë i sigurtë në përputhjë më kërkesat mekanike sipas pikës 5.3 të Standardit S SHEN 14372.
3. Neni 4/pika 1, pika 3 Ligji Nr.10480, datë 17.11.2011, i ndryshuar Produkti të jetë i sigurtë në përputhjë më kërkesat kimike sipas pikës 5.4 të Standardit S SHEN 14372.
4. Neni 6/pika 1a Ligji 10480 , datë 17.11.2011, i ndryshuar, SSH EN 14372 pika 7.1 Informacion i produktit i përgjithshëm Teksti duhet të shtypet në gjuhën zyrtare të vendit të shitjes (shqip). Nëse përfshihen gjuhë të tjera, ato duhet të dallohen lehtë dhe teksti duhet të jetë i qartë.
5. Neni 6/pika3a Ligji 10480 , datë 17.11.2011 i ndryshuar, S SH EN 14372 pika 7.2. Marrja e informacionit Informacioni i mëposhtëm duhet të jetë i dukshëm në pikën e shitjes me pakicë: (në paketim; në fletëpalosje të vendosur brenda produktit ose stampuar në anën e produktit) 1) emrin, markën tregtare ose identifikimin e mjeteve të tjera, dhe adresën e prodhuesit, shpërndarësit ose shitës me pakicë. 2) numri i këtij dokumenti, por jo viti; 3) Intervalin e rekomanduar të moshës për përdorimin e produktit; 4) udhëzimet për përdorim të dhëna në 7.3, ose nëse këto janë të përfshira në një fletëpalosje brenda paketimit, një shënim duke treguar se ky është rasti.
6. Neni 6/pika3a Ligji 10480 , datë 17.11.2011 i ndryshuar, S SH EN 14372 pika 7.3 Udhëzim për përdorim Informacioni i mëposhtëm duhet të jepet në fletën e produktit, paketimit ose informacioneve sa më poshtë: 1) informacion për përdorimin e sigurt të produktit; 2) të paktën një metodë pastrimi; 3) para përdorimit të parë, pastroni produktin; 4) metoda të papërshtatshme të magazinimit, pastrimit dhe përdorimit të cilat mund të dëmtojnë produktin (p.sh.mikrovalë, dritë dielli, detergjent për pjatalarëse); 5) nëse produkti mund të përdoret për ngrohjen e ushqimit, metodat e papërshtatshme të ngrohjes.
7. Neni 6/pika3a Ligji 10480 , datë 17.11.2011 , i ndryshuar, S SH EN 14372 pika 7.4 Paralajmerime Paralajmërimet e mëposhtme duhet të jepen në produkt, në paketim ose në fleten ilustrative.
7. Paralajmërime
7.1. Për sigurinë dhe shëndetIn e fëmijës suaj! Kujdes!
7.2. Gjithmonë përdorni këtë produkt të mbikëqyrur nga të rritur.
7.3. Para çdo përdorimi, kontrolloni produktin. Hidheni menjehere me konstatimin e shenjës se parë të dëmtimit ose dobësimit.
7.4. Nëse produkti nuk i plotëson kërkesat 5.3.5 të standardit (testin e rënies) njoftimi vijues duhet të jepet në formën e treguar: Ky produkt mund të prishet nëse rrëzohet.
7.5. Gjithmonë kontrolloni temperaturën e ushqimit përpara se ta ofroni atë.
7.6. Nëse produkti (ena) është projektuar për të mbajtur një lëng, por që përdoret për të ngrohur ushqimin, duhet të jetë me një paralajmërim që tregon rreziqet e mundshme për fëmijën.
0 / 13 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen
