Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli10 pyetje

LISTË VERIFIKIMI PËR SIGURINË E LODRAVE TË VENDOSURA NË AMBIENTE PUBLIKE DHE PRIVATE

Kërkesat sipas standardeve të harmonizuara shqiptare me karakter referues për sigurinë e lodrave, të vendosura në ambiente publike dhe private sipas VKM Nr.383/2020

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut

A Informacioni i Përgjithshëm

1. Identifikimi i produkteve ( Emri i produktit/ Nr.Unik/ Tipi/ Nr. Katalog)

2. Cili është Prodhuesi për cdo produkt (lodër) të vendosur në park?

3. A ka manual Shërbimi/Inspektimi dhe mirëmbajtje të vendosur në dispozicion nga Furnizuesi?

4. A janë të përcaktuara nga furnizuesi minimumi i përmasave dhe hapësirave të nevojshme për përdorimin e sipërfaqes?

5. Ka dokumentacion teknik i cili paraqet strukturën e pajisjes/lodrës?

6. A janë në përputhje përmasat e lodrave që janë të vendosura në park secila sipas kategorisë së lodrës me kriteret e përcaktuara në standardet e harmonizuara shqiptare me karakter referues për sigurinë e lodrave të vendosura në ambiente publike dhe private?

B Markimi dhe afishimi i informacionit

7. Janë të vendosura rregullat e parkut si mosha/paralajmërimet?

8. Jepet informacioni për njësinë përgjegjëse për sigurinë e parkut (Kontakt administrator/ Numiri i emergjencës)?

9. A jepen të dhënat e përgjitshme: Barkod/ Nr.Serial/ Datë prodhimi/Batch/ Numri i katalogut dhe standardi referues në pllakën e lodrës/ lojës?

10. A është i shënuar niveli i sipërfaqes?

0 / 10 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen