Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli15 pyetje

Informim i konsumatorit (vlerësim 5-15)

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut

Pyetje të përgjithshme

1. Tregtarët në kufinjtë e veprimtarive përkatëse a’iu japin konsumatorëve të dhëna të plota dhe të sakta për mallrat dhe shërbimet e vendosuara në treg ose të parashikuara për tu vendosur në treg?

2. Të dhënat që iu japin konsumatorëve a janë të vërteta, të sakta dhe të qarta dhe a i përbajnë karakteristikat e mallrave dhe shërbimeve mbi natyrën, identitetin e prodhuesit, çmimin, sasinë, dobinë, origjinën, afatin e përdorimit, mënyrën e mirëmbajtjes dhe garancinë e mallrave dhe të shërbimeve?

3. A përmbajnë këto të dhëna karakteristikat mbi rreziqet, që lidhen me mallrat dhe shërbimet, kur këto rreziqe nuk janë të kuptueshme pa paralajmërimin përkatës?

4. A përmbajnë këto të dhëna karakteristikat mbi kushtet e përgjithshme të kontratave që i ofrohen konsumatorit?

5. A është i shënuar në mallin për shitje në gjuhën shqipe, dukshëm dhe kuptueshëm emërtimi i mallit, adresa e fabrikuesit, dhe/ose importuesit, marka ose çdo shenjë tjetër dalluese e fabrikuesit, importuesit ose furnizuesit, pesha, sasia, përmasa ose dimensionet, si dhe çdo informacion tjetër që, në varësi të natyrës së mallit, është i domosdoshëm për identifikimin ose përdorimin e tij?

6. A është i shënuar në mallin për shitje në gjuhën shqipe, dukshëm dhe kuptueshëm, informacioni për jetëgjatësinë minimale ose datën e skadimit, nëse ka?

7. Në rast se është mall i paketuar a jepet çmimi për sasinë e paketuar dhe çmimi për njësi?

8. Në rast se malli nuk është i paketuar dhe matet në prani të konsumatorit a jepet çmimi për njësi?

9. Në raste se malli nuk është i paketuar dhe matet në prani të konsumatorit, a përdoret instrumenti matës?

10. Në rastin e shërbimeve, që i ofrohen konsumatorëve a është i shënuar çmimi i shërbimit të ofruar? Nëse shërbimi përbëhet nga disa pjesë të ndryshme e të veçanta, a jepen çmimi i secilës prej tyre dhe çmimi përfundimtar? Nëse në çastin e lidhjes së kontratës nuk është dhënë çmimi përfundimtar, ofruesi i shërbimit a e tregon metodën e përllogaritjes së tij?

11. A janë të qartë, lehtësisht të dallueshëm dhe të lexueshëm treguesit e çmimit të mallit ose shërbimit të ofruar ?

12. Çmimi i shitjes së mallit ose shërbimit të ofruar a është i shprehur në lekë?

13. A shitet malli nga shitësi, i ambalazhuar ose i paketuar në mënyrë të rregullt e të sigurt ? Në rastet e shitjes me vetëshërbim, shitësi a i siguron blerësit material të përshtatshëm e të sigurt paketimi?

14. A janë të shënuara në gjuhën shqipe të gjitha të dhënat dhe informacionet më të domosdoshme për mallin dhe shërbimin ?

15. A kanë të vendosur emërtimin tregtar, orarin për shërbimin e konsumatorit si dhe të dhëna të tjera që lidhen me natyrën e mallrave ose të shërbimeve që ofrojnë?

0 / 15 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen