Kalo te përmbajtja kryesore
Përkthe faqen
Zëri yt,
zgjidhje më e shpejtë.
Kthehu te udhëzimi
Listë vetë-kontrolli11 pyetje

I. Enët ku PSxV > 50 bar.L

Pyetje verifikimi për enët nën presion me PSxV > 50 bar.L

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut

I.Enët ku PSxV > 50 bar.L

1. A është vendosur markimi CE në produkt? A shoqërohet markimi CE së bashku me mbishkrimet shoqëruese në mënyrë të qartë, të dukshme dhe të paheqshme?

2. A është i shoqëruar produkti me deklaratën EU të konformitetit? A është deklarata në përputhje me kërkesat e këtij rregulli teknik?

3. A plotësojnë enët kërkesat thelbësore të sigurisë, të përcaktuara në shtojcën I të këtij rregulli teknik?

4. A disponon operatori ekonomik, Dokumentacionin Teknik për produktin me të gjithë elementët ?

5. A ka produkti një numër tipi, grupi apo serie ose elemente të tjera që lejojnë identifikimin e tij ?

6. A është vendosur në produkt emri i importuesit/prodhuesit, emri tregtar ose marka tregtare e regjistruar dhe adresa ku mund të kontaktohet/n?

7. A eshte i shoqeruar produkti nga udhezimet dhe informacionet e sigurise ne piken 2 shtojca III te ketij rregulli teknik, të cilat duhet të jenë lehtësisht të kuptueshme, te lexueshme, te qarta dhe ne gjuhen shqipe?

II.Enët ku PSxV < 50 bar.L

1. A janë vendosur në enë ose në tabelën e tyre të të dhënave, mbishkrimet sipas pikës 1.2 (a,b,c dhe d), të shtojcës III të këtij rregulli teknik?

2. A është vendosur në produkt emri i importuesit/prodhuesit, emri tregtar ose marka tregtare e regjistruar dhe adresa ku mund të kontaktohet/n?

3. A ka produkti një numër tipi, grupi apo serie ose elemente të tjera që lejojnë identifikimin e tij ?

4. A është i shoqeruar produkti nga udhëzimet dhe informacionet e sigurisë në pikën 2 shtojca III të këtij rregulli teknik, të cilat duhet të jenë lehtësisht të kuptueshme, të lexueshme, të qarta dhe në gjuhën shqipe?

0 / 11 plotësuar0 me përgjigje Jo0 nuk aplikohen